[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 1:
[[Skeda:Paschyra e të rrëfyemit.jpg|thumb|Skicë që paraqet Pjetër Budin në lutje. Nga vepra "Paschyra e të rrëfyemit", Romë 1621 (Biblioteka e Vatikanit, Racc. Gen. Liturgia V. 35)]]
'''Pjetër Budi''' ([[1566]]-[[1622]]) - [[Prifti|prift]], [[shkrimtar]] [[shqiptar]] nga [[Mati]], [[Shqipëri]].
 
Pjetër Budi lindi në [[Guri i Bardhë]], [[Mati]]. Deri në moshën 21-vjeçare mendohet se ka qëndruar në fshatin e lindjes. Më pas dorëzohet prift dhe në vitin [[1587]] emërohet famullitar në [[Kosova|Kosovë]]. Më vonë shërben për rreth 17 vjet si zëvendës i përgjithshëm për dioqezat katolike të Serbisë. <ref><small>''Gjuha Shqipe - Për të huaj dhe shqiptarët jashtë atdheut'' nga [[Gjovalin Shkurtaj]] dhe [[Enver Hysa]], botues Toena, Tiranë 2001 ISBN 99927-1-454-9</small></ref>. Në një letër të shkruar në shqip ai ankohet për varfërinë dhe misdijeninë e popullit dhe shpreh keqardhjen e tij që këtu nuk ekzistojnë shkolla shqipe. <ref>http://www.marinajpublishing.com/kp.html</ref> Më pas vendoset në [[Roma|Romë]].
Line 8 ⟶ 9:
 
Proza e Budit dëshmon jo vetëm për idetë përparimtare, por edhe për aftësitë e tij letrare. Edhe pse në të ndihet ndikimi i literaturës kishtare latine, ai është munduar t'i japë gjuhës shqipe një shprehje e formë të bukur, duke shfrytëzuar pasurinë e gjuhës popullore dhe frazeologjinë e saj të pasur.
 
Faqe me rëndësi në krijimtarinë e Budit përbëjnë vjershat e tij. Para tij njohim vetëm një vjershë të shkurtër me 8 vargje, të shkruajtur nga arbëreshi [[Lekë Matrënga]], kurse Budi na ka lënë 23 vjersha me mbi 2.300 vargje, prandaj me të drejtë ai mund të quhet nismëtari i parë i vjershërimit shqip.
 
Rreshti 14:
 
Vepra e tij e cila ka shumë rëndësi si letraro-artistike dhe gjuhësore u bë e njohur relativisht vone. Për herë të parë ajo u botua në [[Prishtina|Prishtinë]] në vitin [[1986]]. Në [[Shqipëria|Shqipëri]], poezia e Pjetër Budit u bë e njohur nga botimi i studiuesit [[Behar Gjoka]] në vitin [[2002]].
 
Për jetën, veprimtarinë, dhe formimin e tij intelektual nuk kemi shumë të dhëna të drejtpërdrejta. Edhe ato që dimë, i nxjerrim kryesisht nga thëniet e veta në librat që botoi, veçanërisht nga letra latinisht që i dërgoi më [[1621]] një kardinali të quajtur [[Gocadin]]. Kjo letër është një dokument me rëndësi të veçantë jo vetëm për jetën dhe personalitetin e autorit, por edhe për gjendjen e vendit në atë kohë, dhe mbi të gjitha ajo është një program i plotë për organizimin dhe zhvillimin e luftës së armatosur kundër pushtuesit.
 
Pas afro katër shekujsh, libri i tij i tretë “Pasqyra e të rrëfyemit” të cilin e botoi në Romë, një vit para se të vdiste në moshën 55 vjeçare, zbulon në faqen e katërt të tij një gravurë ku poeti prift jepet në një moment lutjeje. Gravura është një punim mjaft fin dhe gjendet në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë brenda "Pasqyrës së të rrëfyemit", menjëherë pasi mbaron parathënia.
Me datë [[21 nëntor]] [[2006]], me rastin e 440-vjetorit të lindjes së Pjetër Budit, në [[Tirana|Tiranë]] u organizua një sesion shkencor në Muzeun Historik Kombëtar. Në këtë sesion folën akademik [[Shaban Demiraj]], akademik [[Rexhep Ismaili]], Prof.Dr. [[Kolec Topalli]], Prof.Dr. [[Floresha Dado]], Prof.Dr. [[Beqir Meta]], Prof.Dr. [[Seit Mancaku]], studiuesi [[Behar Gjoka]], etj.
 
Me datë [[21 nëntor]] [[2006]], me rastin e 440-vjetorit të lindjes së Pjetër Budit, në [[Tirana|Tiranë]] u organizua një
sesion shkencor në Muzeun Historik Kombëtar. Në këtë sesion folën akademik [[Shaban Demiraj]], akademik [[Rexhep Ismaili]], Prof.Dr. [[Kolec Topalli]], Prof.Dr. [[Floresha Dado]], Prof.Dr. [[Beqir Meta]], Prof.Dr. [[Seit Mancaku]], studiuesi [[Behar Gjoka]], etj.
 
==Tituj të veprave==