Ismail Kadare: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 108:
 
Fituesja e cmimit "Princi i Asturias per Letërsi" në vitin 2008 ishte kanadezja, Margaret Atwod, të cilën juria e nderoi per veprën e saj të shkëlqyer, në mbrojtjen e dinjitetit të grave.
 
Kadare, fitues i çmimit “Rexhai Surroi” për roman
Ismail Kadare është fituesi i çmimit “Rexhai Surroi” për roman për vitin 2009. Juria e përbërë nga akademikët Sabri Hamiti e Eqrem Basha dhe dr. Bardh Rugova, nga prodhimi i pasur i sivjetshëm i romanit shqiptar veçoi “Darkën e gabuar” të këtij shkrimtari të madh, tashmë përmasash ndërkombëtare.
 
Eqrem Basha në emër të anëtarëve të jurisë arsyetoi vendimin për të shpërblyer romanin e Kadaresë. ““Darka e gabuar”, e botuar nga shtëpia botuese “Onufri”, në këtë vit vjen si një yll i ri në universin Kadare duke iu rikthyer vendlindjes Gjirokastrës dhe duke rimarrë temën e Luftës së Dytë Botërore, kthesat historike që sollën vendosjen e diktaturës dhe pikat më të ndjeshme të ngjarjeve që përmbysën fatin shqiptar. “Darka e gabuar” të kujton “Darkën e fundit” biblike, misteret dhe magjinë e saj, të ardhura tek ne me mjeshtërinë e lojës filigranike në kufijtë e reales dhe të fiktives, historikes dhe artistikes”, ka cituar Basha vendimin e jurisë. Teksa priste të pushonin duartrokitjet disaminutëshe për laureatin e vitit 2009 të çmimit “Rexhai Surroi” për letërsi, vetë Ismail Kadare, ndonëse u shpreh se nuk kishte fjalë specifike për të përshkruar nderin e fitimit të këtij çmimi, citoi disa fjalë të poetit Naim Frashëri, por të modifikuara në mënyrën kadariane. “E kam shumë të vështirë për të thënë diçka të veçantë, por ajo që më vjen ndërmend është vargu i poemës “Bagëti e bujqësi” e poetit Naim Frashëri, që i dedikohet Shqipërisë e që thotë: “Nata atje është tjetër natë e dita tjetër ditë”, teksa unë duke perifrazuar këto vargje më duhet të them se çdo udhëtim në Kosovë është tjetër udhëtim dhe çdo çmim këtu është tjetër çmim”, ka thënë Kadare.
 
Për shkrimtarin e madh shqiptar Ismail Kadare ardhja në Prishtinë për të pranuar çmimin “Rexhai Surroi” për vitin 2009 për letërsi ishte diçka e pakontestueshme. Ndonëse në rrethana të jashtëzakonshme, ai kishte vendosur të vinte dhe ta pranonte vetë me dorën e tij këtë çmim. “Për këtë që erdha sot në Prishtinë, kam një histori për të treguar. Rruga ishte tepër e vështirë, kam ndërruar dy aeroplanë nga Parisi deri në Prishtinë, në një kohë të vështirë e të mundimshme që mbretëroi dje në gjithë Evropën”, i tha Kadare “Kohës Ditore” pas ceremonisë së ndarjes së çmimit “Rexhai Surroi”. “E çmoj personalisht shumë këtë çmim dhe ky fakt më bëri të vija gjithsesi dhe të asistoja në ndarjen e çmimit “Rexhai Surroi”. Çmimi është i rëndësishëm, çdo shkrimtar shqiptar do ta donte shumë”, tha Kadare duke kërkuar ndjesë. I duhej të nisej menjëherë për në Paris, por nuk la pa e thënë edhe një fjalë. “Çdo çmim që jepet në Kosovë është shumë i mirëseardhur”.
 
== Skenare filmash ==