Robert Shumann: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
<center>'''''Kjo është biogafia e kompozitorit gjerman të shekullit XIX, për politikanin Franko-Gjerman shih këtu [[Robert Shuman (politikan)]]'''
{{Pp}}
''</center>
Robert Shuman (1810-1856)
 
 
{{Biografia-Box
|Emri Mbiemri = Robert Shuman
|FOTO = [[Figura:Robert_Schumann.jpg|200px]]
|Emri = Robert
|Mbiemri = Shuman
|Emri Alt =
|Prof = [[Kompozitor]]
|Periudha = [[Romanticizmi]]
|DL = [[8 qershor]] [[1810]]
|VL = [[Zwickau]], [[Gjermani]]
|DV = [[29 korrik]] [[1856]]
|VV = [[Endenich]], [[Gjermani]]
|Nacion = [[Gjerman]]
|}}
 
'''Robert Shuman (1810-1856)'''
[[Kompozitori|Kompozitor]] [[gjerman]],shkrimtar dhe kritik i muzikes dhe njenjë nga perfaqsuesit tipik te muzikes ne romantizem[[romanticizmi|romantizëm]] qe si femifemijë shfaqi talentin per muziketmuziken duke luajtur dhe duke improvizuar ne instrumentin e [[piano|pijanos]].
Me deshiren e prinderve regjistrohet ne fakultetin e drejtsisdrejtsisë nga i cili perpër njenjë periudhperiudhë te shkurtershkurtër largohet dhe vazhdon te miretmeret me artin [[muzika|muzikor]].Duke realizuar nje eksperiment lendonlëndon doren duke u paralizuar.Nga kjo periudhperiudhë ai fillon te miretmeret me teorine e muzikes,me kompozim si dhe me kritiken muzikore.
Ne moshen 25 vjecare fillon te botoj revisten e tij personale "Revista e re muzikore".
Robert Shuman ne jetenjetën e tij u njoh si kompozitor i cili kontriboj ne zhvillimin e ambicjeve te perparuarapërparuara.
 
 
 
Robert Schuman një nga kompozitorët më të mëdhenj të [[romanticizmi gjerman|romanticizmit gjerman]], lindi 200 vjet më parë, më 8 qershor 1810. Ai ka lënë pas një vepër të gjerë, nga pjesët e vogla për piano deri në sinfonitë e mëdha.
 
Robert Schumann u mendua gjatë që të bëhej muzikant apo [[poet]]. Që fëmijë ai shkroi shumë dhe mbajti një ditar. Nga i ati ai trashëgoi dashurinë për [[letërsia|letërsinë]]. [[August Schumann]] e karakterizonte veten si "homme de lettre", ai shkroi romane, gëzonte një emër të vlerësuar lart si përkthyes dhe zotëronte një bibliotekë të pasur.
 
==Rinia dhe arsimimi==
 
Nëna e Robertit konsiderohej se kishte prirje të forta muzikore. Në moshën shtatëvjeçare, Roberti mori orën e parë të mësimit për [[piano]], shkroi kompozime të shkurtra, por edhe hartime, poezi dhe fragmente romanesh. Në atë masë që ishte rrënjësor shkollimi bazë i Schumann - ai mësoi [[latinishtja|latinisht]], [[greqishtja|greqisht]], [[frëngjishtja|frëngjisht]] dhe konsiderohej si talent i veçantë për gjuhët - në atë masë mbeti amatoresk shkollimi i tij muzikor. Shpejt ai arriti të luajë piano më mirë se mësuesi i tij dhe prandaj e vazhdoi si autodidakt mësimin e pianos.
 
Përsa i përket zgjedhjes së profesionit: ai kërkonte një punë me taban, me të cilën ta kishte të ardhmen e siguruar. Babai i Schumann-it pati vdekur herët, e ëma dhe kujdestari i caktuar për të vendosën që ai të bëhej jurist. Schumann-i u largua nga qyteti i tij i lindjes [[Zwickau|Cvikau]] (Zwickau) dhe filloi studimet në [[Lajpcig]] (Leipzig). Por jeta në këtë qytet kishte një efekt krejt tjetër nga ai i synuari. Qyteti i panairit dhe i librave, me shtëpitë botuese me emër [[Brockhaus]], [[Reclam]] dhe [[Breitkopf]] e mrekullonte Schumann-in e ri gjithnjë e më shumë. Ai vizitonte rregullisht koncertet në sallën e koncerteve të qytetit dhe së fundi - në vend të mësimeve të fakultetit juridik nisi të marrë sërish mësime për [[pian]]o: te [[Friedrich Vieck]], vjehrri i tij i mëvonshëm.
 
==Vajtja në Lajpcig dhe njojtja me Klarën==
 
 
Tani ai u përqendrua në mësimin e teknikave të reja të [[kompozim|kompozimit]] dhe themeloi së bashku me Friedrich Wieck-un "[[Revistën e re për muzikën]]", e cila ekziston edhe sot. Që Roberti dhe e bija e Wieck-ut, Clara u miqësuan në këtë kohë me njëri-tjetrin, kjo i pëlqeu më pak babait ambicioz. Ai u përpoq me të gjitha mjetet që ta pengonte këtë lidhje. Me rezultatin, që të dyve iu desh ta fitonin më [[1840]] me vendim gjyqi lejen për t'u martuar.
 
[[Figura:Clara Schumann (Andreas Staub) freigestellt.png|thumb| Klara Wieck në 1838]]
Katër vjet çifti jetoi në [[Lajpcig]]. Martesa me Klarën i dha krahë Robertit. Shpejt ai shkroi cikle me këngë, pjesë për kuartete harqesh, vepra për piano dhe [[sinfoni|sinfonitë]] e para, [[koncert|koncertin]] për piano në a-moll, oratoriumin '''"Parajsa dhe zana"''', ciklet '''"Dashuri poeti"''' dhe '''"Qarku i këngëve"''', '''"Skenat për fëmijë"''' dhe albumin për rininë. Robert Shumanin e emëruan doktor nderi të universitetit të Jenës, më në fund ai kishte arritur të triumfonte si kompozitor.
 
Çifti Schumann mbante në Lajpcig kontakt të ngushtë me [[Felix Mendelssohn Bartholdy]]-n, të cilin Schumanni e emëroi mësues në [[Konservatori i Lajpcigut|Konservatorin e Lajpcigut]]. Por pjesët e vetë Shuman-it në këtë periudhë nuk kishin më edhe kaq sukses - [[Ludvig van Beethoven|Ludvig van Beethoveni]], [[Felix Mendelssohn Bartholdy]] dhe [[Frederic Chopin]]-i përshtateshin më mirë me frymën e kohës. Edhe Klara e luante në koncertet e saj muzikën e tij e shumta si pjesë për biz (në fund të koncerteve).
 
==Në Dyseldorf==
 
Kjo ishte një ulje dinjiteti për Robert Shuman, e cila përkeqësohej edhe më tej nga fakti që në udhëtimet koncertale atë e perceptonin vetëm si bashkëshort të pianistes së njohur në të gjithë Evropën. Si një rreze drite u duk këtu thirrja për të shkuar në [[Dyseldorf]] (Düsseldorf), si Drejtor Muzikor i Qytetit.
 
Sinfonia e 3-të e Schumann-it, '''"Renania"'''. Entuziazmi fillestar i Schumann-it për Rajonin e Rinit u shua shpejt. Posti i Drejtorit të Muzikës nuk ishte i përshtatshëm për Schumannin.
 
Dyseldorfasit patën kërkuar një dirigjent dhe morën një kompozitor. Dhe ai e kishte të vështirë ta bindte për mendimin e tij orkestrën.
 
Dirigjenti dritëshkurtër e humbi me plot kuptimin e fjalës kontrollin mbi orkestrën, udhëzimet e tij të shqiptuara shpesh në dialektin e fortë të Saksonisë, orkestra nuk mund ose nuk donte t'i kuptonte. Kësaj iu shtua edhe një lloj arrogance e Klaras ndaj dyseldorfasve.
 
Megjithë aktivitetet koncertale: Shuman-ët mbetën persona të paintegruar. Shenjat e depresioneve dhe të manive te Robert Shumman-it tani u bënë gjithnjë e më të shpeshta. Shpesh ai rrinte gjithë natën zgjuar dhe ankohej se në kokë i buçisnin pjesë të tëra orkestrale. Megjithatë, në katër vjetët e tij në [[Dyseldorf]] ai shkroi një të tretën e gjithë veprës së tij: midis të tjerash, Koncertin sot të famshëm në botë për [[Violonçe]]l, Koncertin për Violinë, Meshën op.47 dhe "Rekuiem"-in.
 
Pas kësaj edhe një rreze tjetër drite. [[Johannes Brahms]]-i i viziton Shuman-ët në Dyseldorf. Roberti entuziazmohet nga pianisti dhe kompozitori i ri dhe i shtron atij rrugën për karrierën muzikore.
 
Por Shuman kalon gjithnjë e më tepër në një gjendje problemesh mendore. Më [[27 shkurt]] [[1854]], në një moment kur nuk e pa njeri, ai doli nga shtëpia. Është e Hëna e Karnavaleve, gjithë Rajoni i Rinit feston [[karnavale|karnavalet]]. Askujt nuk i bie në sy burri, i cili ecën drejt Rinit, ngjitet mbi kangjella dhe hidhet në lumë.
 
Shuman e shpëtojnë, por dy vitet e mëpasme të fundit të jetës ai i kalon në një spital në [[Bon]].
 
==Përkujtimore==
 
Tani, me rastin e 200-vjetorit, janë organizuar shumë aktivitete përkujtimore për jetën e tij. Në qytetin e tij të lindjes në Cvikau një seri koncertale dhe një konkurs për piano kujtojnë veprën e Schumann, në [[Dresden]], në [[Lajpcig]] dhe në [[Dyseldorf]], në qytetet ku Shumani jetoi, një numër i madh koncertesh dhe disa ekspozita kujtojnë krijimtarinë e tij.