Lëvizjet antiqeveritare në Shqipëri: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 3:
Kjo është një listë e rebelimeve dhe grushteve të shtetit të bëra nga shqiptarët kundër vetë shtetit të tyre.
 
Termi bazë për këto zhvillime të dhunshme është fjala "Lëvizje". Më pas duke i studiuar këto lëvizje u janë ngjitur emrat sipas karakterit që kanë pasur. Por shpeshherë kjo gjë është bërë sipas interesave politike, p. sh. "Grushti i shtetit i Qershorit 1924" është quajtur "Revolucioni i Qershorit 1924". Prandaj ky është emri që i ka mbetur kësaj lëvizjeje në histori. Emri i vërtetë është vendosur në kllapa. Kështu është vepruar edhe me lëvizjet e tjera. Gjithashtu emri i "Lëvizjes" vendoset sipas vendit ku zhvillohet ose kohës kur zhvillohet dhe jo sipas personit që e organizon. P. sh. "Rebelimi i Mirditës" dhe jo "Rebelimi i Gjon Marka Gjonit". Kuptohet që disa lëvizje nuk kanë pasur mbështetjen e gjithë popullsisë së zonës ku janë zhvilluar ose nuk janë zhvilluar gjatë gjithë periudhës që ka në emër. P. sh. "Grushti i shtetit i dhjetorit 1921" është zviluarzhviluar vetëm gjatë javës së dytë të dhjetorit dhe jo më tepër se kaq. Por gjithësesi ky është emri që i ka mbetur.
 
Kështu lëvizjet ndahen në :
Rreshti 21:
Kjo "Lëvizje" klasifikohet tek "Kryengritjet" pasi pati mbështetje popullore tek fshatarët e Shqipërisë së Mesme ku edhe shpërtheu.
 
* Kjo kryengritje nisi më 17 Maj 1914 kundër regjimit të Princ Vidit. Udhëheqësi zyrtar i rebelimit ishte Haxhi Qamil Fejza, por prapa saj qëndronte Esat Pashe Toptani. Kryengritja u nda në 2 faza :
* Faza 1 : Kryengritësit u drejtuan nga ish ushtarakë te Perandorisë Osmane të cilët i dinin të gjitha mënyrat për të mposhtur forcat e pakta të Princ Vidit. Kryengritësit kërkuan në memorandumin e Shijakut vendosjen e një princi turk, vendosjen e gjuhës turke dhe të flamurit turk. Në ndihmë te Princ Vidit erdhën disa forca të pakta nga Veriu i Shqipërisë.
* Me largimin e Princ Vidit dhe kalimin e Esat Pashës në krahun e Anglisë që ishte kundërshtare e Turqisë fillon Faza 2. Kryengritësit sulmuan forcat e Esat Pashës dhe vendi u zhyt në anarki të plotë për rreth një vit. Me ardhjen e forcave serbe në Shqipëri,kryengritja u shtyp.Haxhi Qamili dhe 40 fshatarë të tjerë u varën.
Kronologjia e ngjarjeve
* 17 Maj 1914 : Kryengritësit të udhëhequr nga Haxhi Qamili dhe Musa Qazimi shpartallojnë një grup vullnetarësh tiranas dhe kosovarë të cilët po shkonin në Shqipërinë e Jugut, për të luftuar kundër forcave vorio-epiriote që donin të copëtonin Shqipërinë.
* 18 Maj 1914 : Grumbuj fshatarësh marrin Shijakun dhe i drejtohen Durrësit. Rebelët dalin haptazi kundër Princ Vidit.
* 19 Maj 1914 : Princ Vidi jep urdhër të arrestohet Esat Pashë Toptani. Esat Pasha reziston dhe me ndërhyrjen italiane largohet nga vendi.
* 28 Maj 1914 : Princ Vidi i jep urdhër Turhan Pashë Përmetit të formojë kabinetin e ri qeveritar. Ndërkohë rebelët duke mos marrë dot Durrësin nisen drejt qyteteve të tjera.
* 3 Qershor 1914 : Rebelët hartojnë memorandumin e Shijakut, ku i kërkojnë Princ Vidit të largohet dhe në vend të tij ata propozojnë të vijë një princ turk. Gjithashtu simbolet kombëtare shqiptare zevëndësohen me simbolet turke.
* 5 Qershor 1914 : Forcat matjane të komanduara nga Ahmet Zogu luftojnë me rebelët. Rebelët pranojnë të dialogojnë por pa rezultat. Rebelimi ashpërsohet.
* Qershor 1914 : Bien në duart e rebelëve Kavaja, Kruja, Peqini dhe Elbasani.
* Korrik 1914 : Bien në duart e rebelëve Lushnja, Fieri, Berati dhe Pogradeci.
* 11 Korrik 1914 : Rebelët nënshkruajnë një marrëveshje antikombëtare me vorio-epirotët duke ju lënë atyre nën dorëzim Gjirokastrën dhe Korçën.
* 1 Shtator 1914 : Rebelët hyjnë në Vlorë dhe ngrejnë flamurin turk, aty ku 2 vite më parë ishte shpallur Pavarësia nga Perandoria Osmane. Rebelimi ka totalisht frymë antikombëtare.
* 3 Shtator 1914 : Princ Vidi largohet nga vendi pas shpërthimit të Luftës së Parë Botërore. Thirrjeve të tij për ndihmë ndaj Shqipërisë nuk iu përgjigj askush.
* 5 Shtator 1914 : Rebelët hyjnë ne Durrës dhe shpallin krijimin e Këshillit të Përgjithshëm me kryetar Mustafa Ndroqin. Fillon faza e dytë e rebelimit ku rebelët sulmojnë pronat dhe njerëzit e Esat Pashës. Vendi zhytet në anarki.
* Shtator 1914-Qershor 1915 : Rebelët sundojnë vendin nën një atmosferë terrori dhe anarkie të frikshme. Vriten, burgosen dhe torturohen çdo ditë intelektualë, katolikë, tregtarë, civilë të pafajshëm. Shkatërrohet plotësisht ekonomia e vendit. Në qershor 1915 trupat serbe hyjnë në Shqipëri dhe rebelimi merr fund.
 
== Kryengritja e Mirditës Shtator 1921 (Rebelimi i Mirditës Shtator 1921) ==
Kjo "Lëvizje" klasifikohet tek "Rebelimet" pasi Gjon Marka Gjoni ngriti krye kundër autoritetit të qeverisë së Tiranës.
 
* Gjon Marka Gjoni, udhëheqësi i Mirditës i paguar nga serbët drejtoi një rebelim kundër qeverisë së Tiranës. Ai deklaroi se kjo qeveri nuk mund të fliste në emër të të gjithë shqiptarëve. Kështu ai formoi qeverinë e Republikës së Mirditës. Të ngarkuarit nga qeveria për shtypjen e këtij rebelimi ishin Ahmet Zogu, Ministër i Brendshëm, Bajram Curri dhe Ali Kosturi. Ata ia arritën mjaft mirë që të shtypnin këtë rebelim antikombëtar që nuk u përkrah bilës as edhe nga populli i Mirditës.
 
== Grushti i shtetit i Dhjetorit 1921 ==
Kjo "Lëvizje" futetklasifikohet tek "Grushtet e shtetit" pasi pati një rrëzim të menjëhershëm të qeverisë me dhunë dhe pa mbështetjen popullore.
 
* 7 Dhjetor 1921 : Duke përfituar nga situata në Mirditë, por edhe nga kriza politike që kishte mbërthyer vendin, opozitarët vendosin me forcë në krye të qeverisë Hasan Prishtinën, njërin prej protagonistëve të krizës. Emërimi i Prishtinës ngjalli pakënaqësi të shumta në të gjithë vendin, deputetët ikën nga Tirana, në Durrës e në qytete të tjera. Kryeministri Prishtina, që ditët e para, u dha urdhër Forcave të Armatosura të shtien në dorë “me se s’bën” deputetët.
* 12 Dhjetor 1921 : Duke parë situatën e rënduar në kryeqytet, por edhe i nxitur nga thirrjet e deputetëve dhe masave popullore të pakënaqura, Ahmet Zogu asokohe Ministër i Brendshëm, kthehet nga Mirdita dhe rrëzon qeverinë e Hasan Prishtinës. Grushti i shtetit dështon.
 
== Grushti i shtetit i Marsit 1922 ==
Kjo "Lëvizje" futetklasifikohet tek "Grushtet e shtetit" pasi pati ishte një përpjekje e pambështetur nga populli për të rrëzuar qeverinë.
 
* Ky grusht shteti i dështuar u zhvillua në datat 8 dhe 15 Mars 1922. Shkaku i lëvizjes ishte lufta midis opozitës së majte dhe maxhorancës së djathtë. Pozitat e Ahmet Zogut u forcuan shumë pas ngjarjeve të dhjetorit. Opozita duke mos mundur ta rrëzonte me mjete demokratike, mendoi të nxiste një rebelim. Bajram Curri nisi një lëvizje në Shkodër por qytetarët e këtij qyteti nuk u bashkuan me të dhe ai dështoi. Një tjetër veprimtar i opozitës, Halit Lleshi u nis nga Dibra drejt Tiranës por u takua me forcat qeveritare dhe u thye. Njëri nga luftëtarët më të dalluar në Dibër, Elez Isufi zbriti në Tiranë në përpjekje për të rrëzuar qeverinë. Anëtarët e kabinetit u larguan nga Tirana kurse Ahmet Zogu qëndroi për të organizuar rezistencën. Luftimet zgjatën 15 orë. Me ndërhyrjen e ambasadorit anglez Eires rebelimi i Elez Isufit mori fund. Menjëherë pas kësaj në Shijak dhe në Durrës shpërtheu një tjetër lëvizje. Por ndërhyrja e forte e xhandarmërise solli fundin e kësaj lëvizjeje. Rebelimi mori fund. Pati shumë dënime me vdekje dhe burgosje. Filloi gjithashtu edhe çarmatosja e popullsisë.
 
== Revolta e Prefekturës së Kosovës Janar 1923 ==
Kjo "Lëvizje" futetklasifikohet tek "Revoltat" pasi ishte një kundërshtim me dhunë kundër pushtetit të qeverisë së Tiranës.
 
* Pas dështimit të grushtit të shtetit të marsit të 1922, Bajram Curri në krye të një fuqie prej disa qindra personash, kundërshtarë të Zogut, sulmon qytetin e Krumës, qendër e Prefekturës së Kosovës (Sotsot quhet Qarku i Kukësit). Për disa ditë me radheradhë zhvillohen luftime të ashpra midis forcave të xhandarmërisë dhe atyre të Bajram Currit. Disa dhjetëra të vdekur e të plagosur është bilanci i luftimeve. Pas ndërhyrjes së shpejtë të forcave qeveritare, Bajram Curri tërhiqet në male për të vazhduar kundërshtimin e tij ndaj qeverisë së Tiranës.
 
== Revolucioni i Qershorit 1924 (Grushti i shtetit i Qershorit 1924) ==
Kjo "Lëvizje" futetklasifikohet tek "Grushtet e shtetit" sepse pati një rrëzim me dhunë të qeverisë nga grupi që ndodhej në opozitë, nuk pati mbështetje popullore dhe nuk mund të quhet "Revolucion" pasi nuk solli ndryshim të rendit shoqëror i cili ishte feudo-borgjez dhe mbeti feudo-borgjez edhe pas "Revolucionit". Edhe vetë dy prej organizatorëve të këtij "Revolucioni", Fan Noli dhe Luigj Gurakuqi pranuan se ishte "Grusht shteti".
* Në zgjedhjet e zhvilluara më 27 Dhjetor 1923 fitoi grupi qeveritar i Ahmet Zogut. Opozitarët duke mos pranuar humbjen i bënë atentat atij në hyrjen e Parlamentit kur ai po bënte betimin për kryeministër. Si pasojë Ahmet Zogu dha dorëheqjen. Si hakmarrje mbështetësit e Zogut vrasin Avni Rustemin, njëri nga liderët e opozitës.
* 2 Maj 1924 : Në Vlorë bëhet varrimi i Avni Rustemit. Nga aty Fan Noli bën thirrje për gjetjen e vrasësve të tij.
* 5 Maj 1924 : Shoqëria "Bashkimi" i drejton nga Vlora, rinisë shqiptare një thirrje për kryengritje të armatosur.
* 16 Maj 1924 : Ngrihet kundër qeverisë garnizoni i Shkodrës me në krye Rexhep Shalën.
* 24 Maj 1924 : Bajram Curri sulmon Krumën,qendër e Prefekturës së Kosovës (Kukësit).
* 26 Maj 1924 : Ngrihet kundër qeverisë garnizoni i Përmetit me në krye Kasem Qafëzezin. Në Vlorë ngrihet një komision për te drejtuar rebelimin. Në veprimet ushtarake komisioni caktoi në Veri, Bajram Currin e Rexhep Shalën kurse në Jug, Kasem Qafëzezin.
* 1 Qershor 1924 : Shkodra bie në duart e kryengritësve.
* 10 Qershor 1924 : Ahmet Zogu dhe ndihmësit e tij largohen nga kryeqyteti. Kryengritësit takohen në Tiranë, por duke mos u njohur fillojnë dhe luftojnë kundër njëri-tjetrit.
* 12 Qershor 1924 : Ahmet Zogu me disa mbështetës largohet në Jugosllavi. Qeveria dhe parlamenti janë larguar drejt Italisë dhe Greqisë. Ne Shqipëri për te vazhduar rezistencën antinoliste qëndrojnë Hysen Selmani, Muharrem Bajraktari, Fiqiri Dine e Hysni Dema.
* 16 Qershor 1924 : Kryengritësit formojnë qeverinë e re. Me short vendoset që në krye të qeverisë të jetë Fan Noli.
* 19 Qershor 1924: Qeveria e re shpall programin e saj, program që në parim ka reformën agrare. Por ne kushtet e Shqipërisë është i parealizueshëm. Ministrat e kabinetit kanë shumë divergjenca midis tyre. Fan Noli, kryeministri është një idealist, Qafëzezi dhe Shala janë diktatorë ushtarakë, kurse Gurakuqi me shokë i japin qeverisë ngjyra fetare. Gjithë kjo anarki do të çonte pastaj në rrëzimin e qeverisë.
* 10-13 Dhjetor 1924 : Fillojnë veprimet ushtarake të forcave të Zogut në Dibër dhe Lumë.
* 24 Dhjetor 1924 : A.Ahmet Zogu hyn në Shqipëri së bashku me shokët e tij : Ceno Bej Kryeziun, Muharrem Bajraktarin, Hysen Selmanin, Koço Kotën, Myfid Libohovën dhe rrëzojnë qeverinë shumë të kontestuar të Fan Nolit, qeveri që nuk u njoh nga jashtë dhe që nuk i mbajti premtimet e bëra.
 
== Kryengritja e Dukagjinit Nëntor 1926 (Rebelimi i Dukagjinit Nëntor 1926)==
Kjo "Lëvizje" futetklasifikohet tek "Rebelimet" pasi popullsia e zonës së Dukagjinit në Shkodër ngriti krye kundër qeverisë së Ahmet Zogut.
 
* Ky rebelim u nxit nga serbët. Udhëheqësi i saj ishte dom Loro Caka, i cili më 20 nëntor ngriti në revoltë popullsinë katolike të zonës. Rebelët iu afruan Shkodrës dhe rebelimi mori ngjyra fetare. Rebelimi kishte tipare separatiste. Qeveria dërgoi forca të shumta dhe e shtypi rebelimin.
 
== Revolta e zonës veriore Janar 1935 ==
Kjo "Lëvizje" futetklasifikohet tek "Revoltat" pasi ishte kundërshtimi i një grupi njerëzish të udhëhequr nga Muharrem Bajraktari dhe Gjon Marka Gjoni kundër qeverisë së Tiranës e veçanërisht kundër ministrit të brendshëm,Musa Jukës.
 
* Revolta shpërtheu në fillim të janarit të vitit 1935. Udhëheqësi i kësaj revolte ishte Muharrem Bajraktari, ish-Komandant Xhandarmërie dhe ish-Adjutant i Mbretit Zog. Mbi 2000 forca rebele ishin nën drejtimin e tij. Pati shumë të vrarë nga te dyja palët. Muharrem Bajraktari kishte armik personal Musa Jukën, ministër i brendshëm prandaj revolta u drejtua ndaj tij dhe jo ndaj Mbretit. Me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe me dërgimin e dy batalioneve ne Kukës, ku ishte qendra e rebelimit, revolta u shua. Muharrem Bajraktari u largua në Jugosllavi.
 
== Kryengritja e Fierit Gusht 1935 (Rebelimi i Fierit Gusht 1935) ==
Kjo "Lëvizje" futetklasifikohet tek "Rebelimet" pasi ishte ngritja krye e një turme të udhëhequr nga një organizatë kundër Mbretit dhe qeverisë.
 
* Në vitin 1934 u krijua një organizatë e fshehtë me qendër në Tiranë dhe me degë në disa qytete e krahina të tjera. Në të bënin pjesë ish-oficerë, komunistë, bejlerë që kishin konflikte me Zogun, tregtarë, nëpunës etj. Në vitin 1935 Organizata vendosi të bënte kryengritje. Plani ishte që kryengritja të shpërthente në Tiranë e të përhapej në pjesën tjetër të vendit, por nga organizimi i dobët ajo shpërtheu vetëm në Fier, prandaj mbeti në histori me emrin Kryengritja e Fierit. Organizatorët e kryengritjes ishin Musa Kranja (zv. rrethkomandant i xhandarmërisë së Fierit), Zenel Hekali (arsimtar), Hekuran Maneku, Mustafa Kaçaçi etj. Më 14 gusht 1935 xhandarmëria e Fierit dhe fshatarë të zonave përreth shtinë në dorë Fierin. Po atë ditë u vra gjeneral Gjilardi i cili po kalonte rastësisht në qytet. Pasi pati një bisedë të acaruar me rebelët, ata e ekzekutuan në vend në Mercedezin e tij. Më pas rebelët u nisën drejt Lushnjes me qëllim qe të shkonin në Tiranë. Por në LushnjëLushnje ata takuan forcat e xhandarmërisë dhe u shpartalluan. Kryengritja mori fund. Pas kryengritjes u zhvilluan gjyqe speciale që dhanë me dhjetëra dënime me vdekje dhe burgosje.
 
== Kryengritja e Delvinës Maj 1937 (Revolta e Delvinës Maj 1937) ==
Kjo "Lëvizje" futetklasifikohet tek "Revoltat" pasi ishte kundërshtimi i një grupi njerëzish ndaj autoritetit të shtetit.
 
* Më 15 Maj 1937 vëllezërit Ethem (ish-ministër i brendshëm) dhe Ismet Toto nisën lëvizjen e Delvinës. Në bashkëpunim me xhandarmërinë e një pjesë të popullatës ata ngritën krye.
* Më 16 Maj 1937 ata hynë në Gjirokastër, hapën burgun dhe marshuan drejt Tepelenës e Vlorës. Rrugës për në Vlorë ata u takuan me forcat qeveritare, u thyen dhe u tërhoqën të shpartalluar. Ethem Totoja vrau veten, kurse Ismet Totoja u dënua me vdekje.
 
== Kryengritja e Koplikut Janar 1945 (Revolta e Koplikut Janar 1945) ==
Kjo "Lëvizje" futet tek "Revoltat" pasi ishte kundërshtimi i një grupi njerëzish kundër pushtetit komunist.
 
* Kjo kryengritje filloi menjëherë pas ardhjes në pushtet të komunistëve. U zhvillua nga forcat antikomuniste si intelektualë, bajraktarë, monarkistë etj. Kryengritësit morën Koplikun që e mbajtën për disa orë. Ndërhyrja e shpejtë e UNÇSH dhe e Sigurimit solli shtypjen e revoltës.
 
== Kryengritja e Postribës Shtator 1946 (Revolta e Postribës Shtator 1946) ==
Kjo "Lëvizje" futetklasifikohet tek "Revoltat" pasi ishte kundërshtimi i një grupi njerëzish kundër pushtetit komunist.
 
* Pas dështimit në Koplik, forcat kundërshtare të regjimit ndërmorën një tjetër kryengritje që nisi në fshatin Postribë. Rebelët sulmuan Shkodrën, por lëvizja u shtyp brenda ditës.
 
== Revolucioni Demokratik 1990-1992 ==
Kjo "Lëvizje" futetklasifikohet tek "Revolucionet" pasi ishte ndërrimi me dhunë i një sistemi dhe rendi shoqëror që i kishte kaluar koha (sistemi komunist) dhe vendosja e një sistemi të ri dhe rendi të ri shoqëror, ekonomik e politik që bazohej tek ideali dhe kauza e "Lirisë, Demokracisë, Pluripartizmit dhe Ekonomisë së Tregut".
 
* Pas afro 46 vitesh nën një tirani të paparë në histori, shqiptarët të nxitur nga ngjarjet në Evropën Lindore por edhe nga gjendja e vështirë në të cilën ndodhej vendin nga politikat e gabuara të qeverisë filluan të kundërshtonin regjimin komunist të Ramiz Alisë.
* 26 Mars 1990 : U zhvillua e para demonstratë masive antikomuniste në Kavajë. Ajo u shtyp me egërsi, por lëvizja vazhdoi.
* 2 Korrik 1990 : Filloi hyrja masive në ambasada. Filluan demostratat në gjithë vendin.
* 8 Dhjetor 1990 : Studentët e Universitetit të Tiranës formuan Partinë Demokratike, e para parti opozitare pas afro 50 vitesh. Udhëheqësit kryesorë janë Sali Berisha, Azem Hajdari dhe Gramoz Pashko.
* 11 Dhjetor 1990 : Studentët takohen me Presidentin e vendit, Ramiz Alinë. Ata i bëjnë të ditur atij kërkesat e tyre.
* 12 Dhjetor 1990 : Zgjidhet kryetari i Partisë Demokratike. Me shumicë votash fiton Sali Berisha.
* 5 Janar 1991 : Fillon botimi i gazetës "Rilindja Demokratike", organ i Partisë Demokratike.
* 20 Shkurt 1991 : Demonstruesit pasi përleshen me policinë, rrëzojnë bustin e diktatorit Hoxha.
* 21 Shkurt 1991 : Jep dorëheqjen kryeministri i vendit, Adil Çarçani. Në krye të qeverisë vjen Fatos Nano.
* 31 Mars 1991 : Mbahen zgjedhjet e para pluraliste. Me shumë manipulime fiton PPSH. Ramiz Alia zgjidhet President i Republikës.
* 2 Prill 1991 : Vriten në Shkodër 4 aktivistë të PDSH. Kjo nxiti një valë të re protestash. Protestat shoqërohen me shkatërrime të objekteve industriale dhe kulturore.
* 4 Qershor 1991 : Jep dorëheqjen kryeministri Fatos Nano për shkak të protestave masive. Formohet qeveria e re e koalicionit e drejtuar nga Ylli Bufi.
* 10 Qershor 1991 : PPSH ndryshon emrin në PSSH. Ndryshon edhe udhëheqja e Partisë.
* 6 Dhjetor 1991 : Jep dorëheqjen qeveria e koalicionit.
* Janar 1992 : Formohet qeveria teknike e Vilson Ahmetit.
* 22 Mars 1992 : Mbahen zgjedhjet e parakohshme. Me një rezultat të thellë fiton PDSH. Rotacioni i rezultatit është 90 %. Në krye vjen një qeveri e djathtë,e para qeveri e djathtë që nga koha e Zogut. Parlamenti i ri zgjedh President të Republikës z. Sali Berisha, i treti President i vendit (më përpara kanë qenë Ahmet Zogu dhe Ramiz Alia) dhe i pari i zgjedhur në mënyrë demokratike. Protestat antikomuniste marrin fund.
 
== Rebelimi i periudhës Janar-Qershor 1997 ==
Kjo "Lëvizje" futetklasifikohet tek "Rebelimet" pasi ishte ngritja krye kundër autoritetit të qeverisë së Tiranës dhe shkatërrimi i çdo institucioni që përfaqësonte këtë autoritet.
 
* Shumë analistë e kanë quajtur 1997 rebelim popullor i Shqipërisë së Jugut, të majtët e quajtën Revolucion Demokratik, kurse të djathtët Rebelim Komunist. E vërteta qëndron tek të treja. Rebelimi nisi dhe u përhap gjerësisht në Shqipërinë e Jugut. Rebelët kërkuan rrëzimin e qeverisë dhe zhvillimin e zgjedhjeve të reja dhe të lira, së bashku me kërkesën për të marrë paratë e humbura nga skemat piramidale. Mjeti që përdorën ishte komunist : DHUNA. Qendra kryesore e rebelimit ishte Vlora.
 
* Janar 1997 : Skemat piramidale falimentojnë duke marrë me vete 1,6 miliardë dollarë të familjeve shqiptare. Fillon gjyqi kundër "donacioneve bamirëse"(në fakt skema piramidale) "Xhaferri" dhe "Populli" të dyja të drejtuara nga persona me lidhje të ngushta me Sigurimin e Shtetit Komunist.
* 24 Janar 1997 : Digjet bashkia e Lushnjes.
* 25 Janar 1997 : Tritan Shehu mbahet për disa orë peng në stadiumin e qytetit. Qytetarët kërkojnë lirimin e Xhaferrit. Përleshje zhvillohen në Elbasan, Memaliaj, Tepelenë, Laç, Kuçovë dhe Librazhd.
* 26 Janar 1997 : Digjet bashkia e Vlorës. Flamuri shqiptar rrëzohet në tokë. Në portretin e Ismail Qemalit pikturohet me thikë një kryq ortodoks. Fillojnë dhe përhapen hartat e Vorio Epirit dhe simboli i 3 gishtave serbë. Digjet bashkia e Peshkopisë dhe vriten 6 policë.
* 30 Janar 1997 : Formohet "Forumi për Demokraci" nga partitë e opozitës.
* 5 Shkurt 1997 : Falimenton firma piramidale "Gjallica" e drejtuar nga ish-efektivë të Sigurimit të Shtetit. Mijëra qytetarë dalin në protesta të dhunshme.
* 9 Shkurt 1997 : Sulmohet policia në Vlorë. 1 i vdekur dhë të tjerë të plagosur.
* 10 Shkurt 1997 : Digjet selia e PDSH në Vlorë.
* 12 Shkurt 1997 : Rebelimi shpërndahet në gjithë Shqipërinë e Jugut.
* 20 Shkurt 1997 : Fillon greva e urisë në Universitetin e Vlorës.
* 28 Shkurt 1997 : Turma të armatosura sulmojnë degën e SHIK në Vlorë dhe i vënë flakën. 3 agjentë vdesin nga flakët, kurse 3 të tjerë masakrohen nga turma.
* 1 Mars 1997 : Vlora është nën pushtetin e bandave dhe trafikantëve. Fillon emigrimi masiv. Në Lushnje disa policë rrihen barbarisht. Në Sarandë rebelët djegin policinë dhe SHIK. Shpallet gjendja e jashtëzakonshme. Rebelët marrin bazën e Pashalimanit. Fillon shpërthimi masiv i depove të armeve. Në Himarë digjet bashkia. Digjet ndërtesa e policisë në Gjirokastër. Qindra të burgosur janë të lirë.
* 3 Mars 1997 : Sali Berisha rizgjidhet President i Republikes. Rimerret kontrolli i Fierit.
* 4 Mars 1997 : Në Vlorë vazhdon shpërthimi i depove. Nëpër pallate vendosen snajpera, kurse Ura e Mifolit bllokohet dhe minohet. Ngrihen kudo barrikada për të penguar hyrjen e ushtrisë dhe SHIK-ut. Në Shkodër ushtria kapitullon. Në Sarandë sulmohet marina dhe mijëra armë rrëmbehen. Në Qafë-Gjashtë një agjent i SHIK digjet i gjallë, kurse njëri merret peng. Dy të tjerë arratisen.50 ushtarë bashkohen me rebelët. Formohen "Komitetet e Shpëtimit Publik". Udhëheqësi kryesor i tyre është Albert Shyti. Bashkëpunëtori kryesor i tyre është Zani Çaushi.
* 5 Mars 1997 : Shpërthejnë depot në Memaliaj dhe në Tepelenë. Digjen godinat e policisë.
* 7 Mars 1997 : Rebelët shpartallojnë ushtrinë në Gjirokastër. Armët vazhdojnë të përhapen në vend. Sulmohet aeroporti i Rinasit.
* 9 Mars 1997 : Formohet "Qeveria e Pajtimit Kombëtar" me në krye Bashkim Finon. Revolta përhapet në Veri, ushtria kapitullon kudo dhe një depo e madhe armësh hapet në Shkodër.
* 10 Mars 1997 : Qytetarët e Kukësit braktisin qytetin për shkak të një njoftimi se ushtria serbe ka kaluar kufirin. Në Gramsh rebelët sulmojnë godinën e policisë, drejtohen drejt Fierit dhe marrin kontrollin e rrugëve.
* 11 Mars 1997 : Krijohet Komiteti i Jugut që kërkon rrëzimin e Berishës dhe kthimin e parave të humbura. Po ky Komitet propozon shpalljen e Vlorës kryeqytet të vendit dhe formimin e një shteti të ri të ndarë nga Tirana.
Qytetet në duart e rebelëve janë: Poliçani, Këlcyra, Përmeti, Kuçova, Delvina, Saranda, Skrapari, Berati, Gjirokastra, Himara, Memaliaj, Tepelena, Vlora, Kruja, Burreli dhe Laçi.
* 12 Mars 1997 : Revolta shpërthen në Shkodër. Hapet burgu, sulmohen dyqanet dhe një bankë hidhet në erë.
* 13 Mars 1997 : Tirana ndodhet në prag të pushtimit nga rebelët. Disa qindra vullnetarë kryesisht nga Veriu, mbrojnë kryeqytetin. Shpërthen burgu më i sigurtë i vendit, burgu 313. Revolta shpërthen edhe në Korçë. Në Lezhë rebelët djegin godinën e policisë.
* 14 Mars 1997 : Rebelët pushtojnë portin e Durrësit.
* 15 Mars 1997 : Rimerret kontrolli i aeroportit të Rinasit.
* 16 Mars 1997 : Një miting masiv në Tiranë bën thirrje për paqe dhe bashkëpunim.
* 17 Mars 1997 : Me dekret presidencial lirohet Fatos Nano.
* 20 Mars 1997 : Sulmohet presidenca. Berisha përjeton natën më të rrezikshme të jetës së tij.
* 21 Mars 1997 : Sali Berisha i kërkon ndihmë ushtarake Turqisë. Qeveria turke del në një deklaratë ku thotë se në rast se trupat greke hyjnë në Shqipëri,atëherë brenda ditës do të pushtohet Athina.
* 28 Mars 1997 : Dita e tragjedive: Në kanalin e Otrantos një anije shqiptare e drejtuar nga një prej bandave te Vlorës sulmohet nga marina italiane dhe fundoset. Bilanci është 82 të vdekur. Në Tepelenë zhvillohet "Kuvendi i Komiteteve të Shpëtimit Publik". Kërkesa e tyre kryesore dhe e pandryshueshme është largimi i Berishës. Liderët e tyre janë ish-eksponentë të regjimit të Hoxhës. Në fshatin Levan të Fierit ndodh masakra më e madhe e ngjarjeve të 1997. 24 persona vriten nga përleshjet midis arixhinjve dhe njërës prej bandave më të rrezikshme të vendit. Bilanci i kësaj dite është mbi 110 të vdekur.
* 15 Prill 1997 : Fillon "Misioni Alba", një ushtri ndërkombëtare nën drejtimin e Italisë vjen në Shqipëri. Rikthehet normaliteti në Tiranë.
* Maj 1997: Rikthehet normaliteti në qytetet e veriut. Partitë politike bien dakord për zgjedhjet e reja. Vazhdojnë vrasjet dhe terrori në Shqipërinë e Jugut.
* 25 Maj 1997 : Në Cërrik, bandat e qytetit sulmojnë një autoblind të forcave speciale. Bilanci : 6 efektivaefektivë të forcave speciale të vrarë nga sulmet me granata. 3 të tjerë të kapur peng. Cërriku është qyteti më i afërt me kryeqytetin që ndodhet nën pushtetin e bandave.
* 29 Qershor 1997 : Zhvillohen zgjedhjet parlamentare. Partia Socialiste me aleatët janë fituesit. Sali Berisha jep dorëheqjen. Rexhep Meidani zgjidhet President i Republikës. Rebelimi merr fund.
* 11 Gusht 1997 : Forcat ndërkombëtare largohen nga vendi.
Rreshti 184:
 
== Shënime ==
* Shënim 1 : Në vitin 1932, Sigurimi i Shtetit zbuloi një organizatë të fshehtë ne Vlorë e mbështetur nga Jugosllavia. Kjo organizatë planifikonte të nxiste një kryengritje antizogiste.
* Shënim 2 : Gjatë viteve 1950-54 një grup desantësh shqiptarë zbarkuan në Shqipëri. Ata mbështeteshin nga CIA dhe Shërbimi Sekret Britanik. Qëllimi i tyre ishte të nxisnin një kryengritje antikomuniste. Por ata nuk ia arritën sepse u tradhtuan nga një agjent i dyfishtë, Kim Filbi.
* Shënim 3 : Në burgun e Spaçit më 21-23 maj 1973 u bë një revoltë. Për 3 ditë me radhë mbi burgun e Spaçit u valëvit flamuri shqiptar pa yllin komunist nga i dënuari politik Neim Tepelena. Revolta kishte si kërkesa kryesore, vendosjen e demokracisë në vend dhe përmirësimin e kushteve në burg. Revolta u shtyp me dhunë nga sistemi komunist i cili për këtë revoltë pushkatoi 4 ish të dënuar politikë (Pal Zefi, Skënder Daja, Hajri Pashaj dhe Dervish Bejko), si dhe ridënoi me dënime të rënda nga 10 deri në 25 vjet heqje lirie 59 ish të dënuar politikë të tjerë.
* Shënim 4 : Pas përfundimit të referendumit të 1997, Leka Zogu I nxiti një revoltë në qendër të Tiranës. Megjithatë për shkak të shtrirjes së vogël kohore dhe gjeografike, kjo revoltë merret më shumë si një demonstratë e dhunshme ose si pjesë e ngjarjeve të 1997.
* Shënim 5: Gjatë muajit Mars të vitit 2004 në Kosovë u zhvilluan demonstrata masive të dhunshme kundër UNMIK dhe kundër minoritetit serb. Shkak u bë vrasja e një djali shqiptar nga disa serbë. Megjithatë këto demonstrata kurrë nuk morën trajtën e një kryengritjeje, por dëmet e shkaktuara mund të krahasohen me ato të një kryengritjeje.
 
== Referenca ==