Çerçiz Topulli: Dallime mes rishikimesh
[redaktim i pashqyrtuar] | [redaktim i pashqyrtuar] |
Content deleted Content added
v roboti shtoj: en:Çerçiz Topulli |
Hatake (diskuto | kontribute) No edit summary |
||
Rreshti 1:
[[Figura:C.t.jpg|thumb|200px|Çerçiz Topulli, me veshjën e tij ushtarake]]
:''Edhe kjo është tokë shqiptare'',- tha para se t'a pushkatonin.
'''Çerçiz Topulli''' lindi në [[Gjirokastra|Gjirokastër]] në vitin [[1880]] dhe ra dëshmorë më [[15 korrik]] të vitit [[1915]], ishte shkrimtar, atdhetar e veprimtar i shquar i Rilindjes, udhëheqës i luftës së armatosur të çetave kundër sunduesve osmanë për çlirimin kombëtar të vendit, hero i popullit.
Line 8 ⟶ 9:
Në thirrjen "Nga malet e Shqipërisë" drejtuar bashkatdhetarëve të tij dhe botuar në janar 1907 në gazetën "[[Shpresa e Shqipërisë]]" Çerçiz Topulli pasi dënonte grabitjet e administratës osmane kërkonte që [[Shqipëria]] të shkëputej nga [[Perandoria Osmane]] dhe të bëhej e lirë dhe e pavarur. Ai shprehte bindjen se e vetmja rrugë për çlirimin e Shqipërisë ishte ajo e kryengritjes së përgjithshme të armatosur, dhe ftonte gjithë shqiptarët të ngriheshin me armë në dorë në luftën për lirinë e Shqipërisë.
Pas fitores së revolucionit xhonturk të 1908, Çerçiz Topulli punoi për formimin e klubeve shqiptare dhe për çeljen e shkollave shqipe në viset e ndryshme të vendit. Në shoqëritë dhe klubet patriotike mbrojti interesat e kombit dhe të vegjëlisë. Pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 [[nëntor]] 1912 u vu në shërbim të qeverisë së [[Ismail Qemali|I. Qemalit]] dhe luftoi për mbrojtjen e tërësisë territoriale të atdheut. U vra më [[15 korrik]] në Fushën e Shtoit ([[Shkodra|Shkodër]]) nga forcat e pushtuesve malazezë. Më [[1937]] eshtrat e Çerçiz Topulli u vendosën në Gjirokastër.
== Lidhje të jashtme ==
|