Muharrem Bajraktari: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 1:
[[Muharrem Bajraktari]] lindi në vitin [[1894]] në fshatin Ujmisht të [[Kukës]]itKukësit. Ishte i biri i Nezir dhe Kadime Bajraktarit. Në vitin 1902 regjistrohet në shkollën fillore të Kolesjanit të cilën e mbaron me sukses. Mbaroi gjithashtu me sukses Akademinë Ushtarake të Vjenës. Ishte Komandant i Përgjithshëm i Xhandarmërisë [[Shqiptare]] gjatë periudhës së qeverisjes së Zogut dhe udhëheqës i Rezistencës Antifashiste të popullit shqiptar.
 
== Muharrem Bajraktari gjatë Luftës së Parë Botërore ==
[[Lufta e Parë Botërore]] nisi më 28 Korrik të vitit 1914. Pikërisht në këtë vit Muharrem Bajraktari mobilizohet për të kryer shërbimin ushtarak nga forcat austro-hungareze që kishin pushtuar në atë kohë afro 60 % të territoreve shqiptare. Arti ushtarak e tërhoqi shumë Muharremin. Ai u dallua si një ushtar shembullor dhe brenda vitit gradohet me gradën rreshter. Ende pa kryer mirë shërbimin ushtarak ai dërgohet në Vjenë.
 
[[Qamil Hoxha]], në kujtimet e tij, shkruan: "Gjatë viteve 1917-1918 qe hapë në Bicaj (në xhaminë e Osmanaj) nji kurs për të mësue gjermanisht. Në të vazhduan mësimet kryesisht xhandarët e komandës (rrethkomandës).
Kursin e kanë vazhdue këto burra (renditja e nxënësve është sipas radhës që ka vënë autori dmth Qamil Hoxha):
*1) Muharrem Bajraktari-Ujmisht-shkoi pastaj në [[Austri]]
*2) Avdi Beqiri-Bardhoc-shkoi pastaj në Austri
*3) Dullë Elmazi-Mustafaj
Rreshti 19:
Në vitin 1920,Qeveria e Tiranës, e dalë nga Kongresi i Lushnjes, e gradoi Muharremin me gradën toger, dhe e emëroi zv. komandant e më vonë Komandant të Xhandarmërisë të Prefekturës së Kosovës (me qendër në Krumë). Këtë detyrë ai e vazhdoi deri në vitin 1924.
 
Në zgjedhjet e vitit 1921, të parat në historinë e vendit, [[Ahmet Zogu]] propozoi edhe emrin e Muharrem Bajraktarit si kandidat për deputet. Por Muharremi, në ato vite ende një djalë i ri, me sa duket nuk pranoi dhe vazhdoi karrierën ushtarake duke qenë gjithmonë përkrah Zogut dhe Partisë Përparimtare ku ai bënte pjesë. Deputet i parë i Lumës u bë Mustafë Lita, nga fisi i njohur i Litajve.
 
Në trazirat e vitit 1923, Muharremi qëndroi i palëkundur në detyrën e tij. Në mars të vitit 1922 kishte dështuar një tentativë për të rrëzuar me grusht shteti qeverinë e Xhaferr Ypit i cili më pas dha dorëheqjen dhe i la vendin Ahmet Zogut. Në janar të vitit 1923,një grup banditësh të udhëhequr nga Bajram Curri sulmojnë Krumën. Muharrem Bajraktari, në atë kohë Komandant i Xhandarmërisë së Kosovës (Sot Qarku i Kukësit), rezistoi në menyrë të admirueshme përballë Bajram Currit,i dalluar për luftërat e tij si ndaj pushtuesve ashtu edhe ndaj kundërshtarëve të tij politikë.
 
Në maj 1924 pikërisht nga [[Kruma]] (asokohe qendër e Prefekturës së [[Kosovë]]s)Kosovës nisi i ashtuquajturi "Revolucioni Demokratiko-Borgjez i Qershorit" që nuk ishte gjë tjetër veçse një grusht shteti ushtarak ndaj qeverisë legjitime të Shefqet Verlacit. Muharrem Bajraktari i kapur në befasi pas një përpjekjeje disa orëshe,dhe gjithashtu me urdhër të Zogut u terhoq. Ahmet Zogu, siç tregojnë gjithë dokumentat seriozë,nuk dëshironte një gjakderdhje të kotë.Mesa duket ai e kishte parashikuar dështimin e qeverisë së "revolucionit" prandaj dhe u tërhoq.Me 12 qershor, Zogu u largua në [[Jugosllavi]], duke lënë 4 shokë të tijë në Shqipëri për të organizuar rezistencën. Njëri prej tyre ishte edhe Muharrem Bajraktari. Dështimi total i Nolit dhe anarkia në të cilën u zhyt vendi i dhanë mundësi Zogut të hynte në Shqipëri dhe me 24 dhjetor 1924 ai hyri në [[Tiranë]]. Këtu mori fund edhe qeveria puçiste e Nolit dhe filloi një epokë e re për vendin, Periudha e Zogut. Këtu merr fund edhe kjo etapë e rëndësishme e karrierës së Muharrem Bajraktarit.
 
== Muharrem Bajraktari gjatë viteve 1925-1934 ==