[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v roboti ndryshoj: arz:ڤيكتور هوجو
v roboti shtoj: pnb:وکٹر ہیوگو; cosmetic changes
Rreshti 1:
[[ImageSkeda:Victor Hugo.jpg|thumb|right|Victor Hugo]]
'''Victor Marie Hugo''' lindi në [[Besançon]] më [[26 shkurt]] të vitit [[1802]], ishte një dramaturg, poet dhe shkrimtar francez, i konsideruar si babai i [[Romantizmi]]t si dhe një figurë dominuese në letërsinë franceze të [[shekulli]]t XIX.
 
== Jeta e hershme ==
Vitet e para të jetës i kaloi në shumë vende të ndryshme i detyruar me familjen për shkak të punës së babait i cili ishte një gjeneral në fushatat aktive Napoleniane pas 3 vjetësh në Korsikë ; 2 në Paris dhe disa vjet në Italinë Jugore ai nisi shkollën në Spanjë dhe më vonë e vazhdoi në Paris.
 
Publikimi i tij i parë ishte një vëllim i "Odet" të cilën e publikoi vetëm kur ishte 20 vjeçar, një vepër nën influencën e shkollës klasike. Në letërsinë franceze tashme kishte filluar të përhapej romantizmi, ku Hygoi bazaur në këtë botoi pjesën e dyte të "Odet". Gjatë viteve 1831 dhe 1841 ai shkroi shumë vepra të cilat ia rriten shumë reputacionin, dhe më pak prej këtyre arritjeve ai u be pjesëtar i akademisë franceze në moshën 39 vjeçare. Romani "Notre Dame de Paris" dhe dramat "Lucrece Borgiaa", "Marie Tudor" dhe "Le roi s´amusë" nga e cila Verdi mori subjektin për operën e tij Rigo, patën një sukses të madh.
 
Gjatë viteve 1841-1851 Hygo shkroi pak, dhe u mor me politike, fillimisht si përkrahës i monarkisë së Lui Filipit me ide të zjarrta napoleoniane. Më vonë ai shfaq dhe mbështet Lui Napoleonin si president, por nuk përkrahu Napoleonin III, dhe kjo i kushtoi atij dëbimin nga Franca. Megjithatë vitet e mërgimit ishin shumë të frytshme, gjatë kësaj kohë shkroi dhe romanin "Te mjerët" e cila e beri të njohur edhe jashtë Francës "Punëtoret e detit", "Njeriu që qesh" etj.
 
Me rënien e perandorisë Hygoi u kthye në Paris dhe beri një tentative pa sukses pjesërisht në pjesën politike të Francës. Vitet në vazhdim e deri në vdekje i kaloi në Paris. Në vitin 1881 u emërua senator i përhershëm. Vdiq më 22 maj 1885 dhe u varros me një ceremoni madhështore në Paris.
 
Viktor Hygo është konsideruar si nderi i letërsisë franceze dhe ka arritur majat e saj. Ai u vlerësua në radhe të parë si poet, por edhe këtu ai i theu rregullat kryesore, thelbësore në të cilat bazohej letërsia franceze e asaj kohë. Stili i tij epik dhe lirika e tij janë të paarritshme. Ai do të ngelet përherë një nga shkrimtaret më të ndritur e të lavdishëm të Francës.
 
Jashtë Francës Viktor Hygo njihet kryesisht për prozat e tij tërësisht romantike, ai dashuronte antitezën, dhe kjo e çonte atë në ekzagjerim dhe krijon karikatura groteske. Krijimet e tij janë të gjalla dhe shumë të goditura, shpesh herë romanet e tij janë me detaje teknike dhe me përshkrime të tepruara. Viktor Hygoit i mungonte sensi i masës dhe kjo duket e qarte në idetë e tij të egzagjuara, si dhe mungesën e humorit në të gjithë veprat (përafërsisht). Në këtë aspekt ai nuk ishte kurrë lider në politike. Radhitet në një nga shkrimtaret që të prek shpirtin kur lexon veprat e tij.
 
Ai diti të qëndronte larg nga modelet melankolike dhe të vetmuara që karakterizonin poetet e kohës, duke ditur të pranoje peripecitë jo gjithmonë të lumtura të jetës së tije për ti bere eksperienca thelbësore dhe të mbledhi vlerat dhe sfumaturat e shpirtit human.
Rreshti 20:
 
== Biografia ==
Gjatë rinisë së tij ndoqi të atin Léopold-Sigisbert Hugo, ushtarak i ushtrisë së Bonapartit, që guxonte të merrte me vete në spostimet e tija, të shoen Sofia Trébucher, dhe të bijtë Victor, Abel dhe Eugene. I ati pati dhe një rol deciziv për kapjen e Fra Diavolo në Itali për këtë u emërua Guvernator i Avellinos ; me tej u dallua edhe në Spanjë, ku Bonaparti i dha gradën e gjeneralit.
 
Në periudhën nga 1815 deri në 1818 Viktori frekuentoi për një periudhe, për të plotësuar dëshirën e atit, Politeknikun e Parisit, por shumë shpejt i la studimet teknike për t’iu dedikuar letërsisë drejt së cilës e shtyu e ëma. Shkroi Odet, dhe keto ishin kompozimet e para letrare. Sëbashku me vëllain Abel themeloi Konservatorin Letrar (1819) ; shkroi më pas Odet dhe poezi të ndryshme (1822) dhe shumë shkrime të tjera deri tek Odet dhe balada, që i vleu një rentë prej 1 mije franga nga ana e mretit Luigji i XVIII.
 
Në 1823 u martua me Adele Foucher një shoqe fëmijërie ; dasma u kremtua në kishën e Saint-Sulpice (në të njëjtën kishë ku u pagëzuan markezi François de Sade dhe Baudelaire). Në të njëjtën periudhe nisi të frekuentoje rrethin e romantikeve të Parisit mes të cilëve edhe atë të Charles Nodier. Nga martesa me Foucher linden katër fëmijë : Leopoldinë, Charles, François-Victor e Adèle.
 
Zbulimi, mbas disa vjetësh, e tradhtisë së të shoqes me mikun e familjes Sainte-Beauve, do ta çojë të bëjë një jetë të lire ; e dashura e tij për gati 50 vjet u be Juliette Drouet, një aktore teatri të cilën e njohu gjatë provave të Lucrezia Borgia (1833). Drouet i qëndroi gjithmonë pranë pavarësisht e tradhtive të shumta të Viktorit.
 
== Babai i Romantizmit ==
Në 1827 shkruan dramën historike për teatrin Kromuell, ai që u konsiderua si manifestimi i teorive të reja romantike, ndërsa në 1830 u prezantue Hernani në Komedinë Franceze ; prezantimi u ndërpre nga përplasjet mes mbështetësve të Hygos me disa horra. Puna megjithatë iu njohe nga shefi i shkollës së re romantike. Vete Hernani u kompozua me muzike dhe u prezantua edhe nga Giuseppe Verdi (Ernani, 1844). Në 1841, Hygo bënte pjesë në Akademinë Franceze, ndërsa në 1831 u publikua Notre-Dame de Paris, i cili pati një sukses të menjëhershëm dhe të gjere.
 
Në 1843 mbytet e bija Leopoldinë dhe dhëndri ; Viktori e mori lajmin kur po kthehej nga pushimet duke e lexuar në gazetën Siecle (shekulli). Tragjedia, e bashkuar me mos suksesin e punës teatrale “I Burgravi” në 1845, i shkaktoi një depresion të madh që do ta mbaje larg botës letrare për 10 vjet. Në të njëjtin vit emërohet Par i Francës nga mbreti Lui Filipi i Orleansit.
 
Në 1848 Hygo benë pjesë si deputet në Asamblenë Konstitutive, por grushti i shtetit i 1851 sjell në pushtet Napoleonin e III. Fillimisht, e mbeshtet, por pastaj – kur vete nisi të sillet në mënyre antiliberale – vendos distancimin dhe e sulmon me shkrime dhe diskutime kundër varfërisë dhe shtypjes që bëhen ndërkohë gjithnjë e më pak të tolerueshme.
 
== Mërgimi ==
Këto kontraste e cuan Hygoin të arratiset në ishullin Guernsey, duke e shtrënguar kështu të jetoje në mërgim për 15 vjet. Por, Hygo, gjatë mërgimit nuk pushoi kurrë së konsideruar nga francezet si Babai i atdheut në mërgim.
 
Mbyllet kështu për të një periudhe e lumtur, edhe pse me kontraste të forta, dhe po hapej një tjetër në të cilën do të merrte forme figura mitike e tij në poetike që duhej më pas ti dorezohej traditës historike letrare. Shkruan,duke shprehur ndjenjat e tij me personale, satira “Napoleon le petit” (Napoleoni i vogël) 1852 dhe vargjet “Chatimente” (Ndeshkimet) 1853 që evidentuan në mënyre të shënjuar dhe polemike veprimet e Napoleonit III.
 
Me inspirim humanitar ishin veprat Les contemplations (“Mendimet”) (1856) dhe me “ Legjenda e shekujve” Hygo përshkoi historinë e njerëzimit nga Gjeneza në shekullin e XIX, vepër që u publiku në tre pjesë : pjesa e parë në 1859, e dyta në 1877 dhe e treta në 1883.
 
Shkroi në të njëjtën periudhe veprat e tij më të njohura që do përçonin famën e tij në të gjithë Europen si “Te mjerët” (1862), “Punëtoret e detit” (1866), dhe “Njeriu që qesh” (1863).
Rreshti 46:
Gjatë kësaj periudhe nuk iu kursyen fatkeqësitë : në 1855 vdes vëllai i tij Abel, në 1863 vajza e tij Adele çmendet dhe arratiset në Kanada, në 1868 vdes edhe e shoqja dhe disa nipër, por në të gjitha këto fatkeqësi do të këtë gjithmonë pranë besniken Zhuliet.
 
Impenjimi anti-monarkik e çoi në një publikim të ri dhe shumë më të mbyllur publicistik në favor të ideve demokratike. Me mërgimin impenjimi i tij anti-Napoleon (Napoleoni i III) nuk pushoi. Ai talli perandorin e ri në veprën e tij Napoléon le petit (Napoleoni i vogël), 1852. Në librin Les châtiments (ndëshkimet), 1853 dhunës verbale i përgjigjet dhuna e diktatorit ; ajo ishte e vazhdueshme në Les contemplations (“Mendimet”), 1856 në të cilën shkrimi behet kozmologji morale që vesh çdo fat njerëzor, shprehje e jetës së brendshme dhe e rikuperimit të memories në një dimension mitik.
 
Te vitit 1862 janë romanet “Te mjerët”. Në 1866 i pason “Punëtoret e detit”, vepër e pasur me figura fantastike dhe sureale. Kushtet proletare bëhen gjithnjë e më shumë kusht romantesk, shkrimtari gjendet gjithnjë e më shumë në prove me fatalitetet e gjerave (deti, natyra) dhe me fatalitetin e gjithëpranishem të zemrës njerëzore.
 
== Rikthimi në atdhe ==
Rikthimi i tij në atdhe ndodh në 5 shtator 1870, pas mposhtjes së Napoleonit të III. U prit nga një turme brohoritese dhe entuziaste që kishte ardhur për të përshëndetur rikthimin e tij në Paris. Shtëpia e tij behet sërisht vend pritjesh mes shkrimtaresh dhe ai rifitoi qetësinë duke rinisur prodhimin letrar me “Viti ‘93” (1873) ; shkroi poezi të tjera, disa në lidhje me jetën e tij familjare si “Femijet e mi” (1874), dhe poezi të tjera satiro – politike si “Babai” (1887). U rikthye sërisht të beje pjesë në Senat në 1876.
 
Në 1878 goditet nga një kongjestion cerebral por kjo nuk e pengoi – pavarësisht së sëmundja e detyroi të pakësonte aktivitetin e tij – të çojë deri në fund “Torquemada” (1882), një vepër mbi fanatizmin e inkuizicionit që kishte nisur disa kohë më parë.
 
80 njetori i tij u festua nga një turme festuesish që vendoste lule përpara shtëpisë së tij ; disa muaj më vonë do të goditej nga një zi e re, me vdekjen e besnikes së tij Zhuliet. Hygo qëndroi për ta qare i vetëm deri në 22 mars 1885, pra deri në vdekje në shtëpinë e tij në Paris. Trupi i tij u vendos për një natë nën Harkun e Triumfit dhe u shoqërua nga 12 poet. Në ceremoninë e tij të varrimit morën pjesë persona të ardhur nga çdo cep i Francës.
 
Tashme Viktor Hygo (1802-1885), në romanticizem të plotë, kisht filluar të fiksonte prototipin e klounit tragjik me personazhet e Tribuletit dhe të Guinpleinit, respektivisht protagonista të veprave Le roi s’amuse (Mbreti dëfrehet) dhe L’homme qui rit (Njeriu që qesh).
 
Ky roman i fundit (1869), në veçanti, është një vepër pak e njohur e Viktor Hygos, në të cilën shfaqën opinionet dhe angazhimi i tij politik. Në këtë vepër Hygo e vendos njeriun përkundrejt shoqërisë shfrytëzuese, dhe zhvillon pikëpamjet e tij demokratike mbi të kaluarën dhe mbi epokën e tij.
 
Në pjesën e parë të romanit që përben një të treten e të gjithë veprës, fabula nuk e kapërcen pikëlidhjen : Guinpleni i braktisur shpëton vogëlushen Dea dhe së bashku me të gjen strehe tek endacaku filozof, Ursusi.
 
Personazhi i parë i denje për tu përmendur që hasim është një shitës ambulant me emrin Ursus. Shoku i tij i vetëm është Homo, një ujk i zbutur. Ursus jeton në një karvan, me të cilën spostohet nga panairi në panair për ti shitur njerëzve kurat e tij popullore.
 
Ngjarja zhvillohet në një breg deti diku në kontinentin evropian : është nata e 29 janarit 1690. Nje grup njerëzish, identiteti i të cilëve nuk na tregohet, përgatitet për tu nisur me anije. Para së të nisen, ata braktisin në breg një fëmije 10 vjeç.
 
Fëmija, i dëshpëruar, i uritur dhe këmbëzbathur, endet nëpër stuhi derisa harrin një forca, ku gjen kufomën e një të varuri. Me tutje, zbulon të mbuluar me bore një grua të vdekur nga i ftohti, që mban në krahë një të porsalindur akoma të gjallë. Me në fund strehoet në një karvan, që zbulohet që është ajo e Ursusit. Aty mëson që vogëlushja është e verbër.
 
Në pjesën e dyte, pjesa më e gjere e romanit, paraqitet Anglia aristokratike e fillimit të shek. XVIII–te, përkundrejt së cilës qëndron si mishërim i një parimi moral me të vërtet fisnik që rrojnë mes njerëzve të mjere, heronjtë kryesore : Guinpleni, Dea dhe Ursusi.
 
Ngjarja spostohet përpara me 15 vjet. Takojmë dukeshën Xhozianë, që, e mërzitur nga jeta e oborrit, mëson se i vetmi sherim nga çdo mërzitje është “Guinplein”, edhe pse nuk e di se çfarë apo kush është ky Guinpleini.
 
Fëmija i mësipërm, tashme, është bërë një burrë 25 vjeçar. Emri i tij zbulohet të jetë tamam Guinplein. Nga fëmijëria e tij, na thotë narratori, ka fytyrën dhe buzët e shpërfytyruara – gati sa formon një ngerdheshje të frikshme. Jetimja e verbër, me emrin Dea, është tashme 15 vjeçe. Ursus dhe çifti i të rinjve jetojnë me spektakole të vogla që i prezantojnë në dite festash. Dukesha Xhoziane, duke marre pjesë në një prezantim teatral, dashurohet me Guinplenin.
 
Zhvillimi i subjektit kushtëzohet, nga një anë, dashurisë së dlire të Guinplenit për Dean dhe pasionit të ulet që ushqen ndaj Guinplenit bukuroshja demoniake, aristokratia Xhozianë, dhe nga ana tjetër, prej zbulimit të sekretit të origjinës së Guinplenit, hyrjes së tij në dhomën e Lordëve dhe fjalimin demaskues që ai mban në parlament.
 
Gjete një performance, një nënpunës i shtetit e urdhëron Guinplenin ta ndjeki në një burg ku po torturohet për vdekje një burrë me emrin Hardkuanoni. Ai e njohu aktorin, që ai vete, 23 vjetë më parë, e kishte shpërfytyruar për ta bere një palaco.
 
Në vitin 1682, gjatë mbretërimit të Jakut të II, një nga armiqtë e mbretit ishte Lord Klencarli. Mbreti urdhëroi vrasjen e fisnikut. Me vdekjen e tij, biri i tij, Fermën, trashëgimtar i tokave të tij, iu dorëzua, me ndihmen e Hardkuanoni, bandës së Kompracikos, tregtareve të fëmijëve. I malavitosi, në 1690, me në fund e kishin braktisur fëmijën, Fermën/Guinplein, gjatë një stuhie.
 
I shpërfytyruari rifitoi titullin e tij fisnik, por, mbasi beri një fjalim në Dhomën e Lordëve në të cilën denoncon indiferencën e qeverisë mbi kushtet në të cilat jeton populli anglez, përqeshet për shkak të ngërdheshjes së tij të pavullnetshme. Heroi romantik që ka sfiduar në emër të popullit turmën e aristokrateve që gajasën së qeshuri, mbetet i vetmuar. Në breshërinë e talljeve dhe fyerjeve, ai ndien prapa shpinës se vet mbështetjen e miliona njerëzve, dhe kjo i jep force që të vazhdoje. Por, vetëm demaskimi me fjale del i pamjaftueshëm për të ndrequr rendin shoqëror, dhe Guinpleni dështon në orvatjen e tij për ti bere aristokratet të kuptojnë të vërtetën. Megjithatë, fjalimi i tij përshkohet nga një optimizëm social, i drejtohet të ardhmes. Vendos të kthehet tek Ursus dhe Dea.
 
Guinpleini u bashkua me të dashurit e tij ndërkohë që këta gjenden mbi një varke, në pritje për tu nisur për në kontinent. Kur Dea ndjen prezencën e të dashurit, vdes. I riu e “harrin”, duke u hedhur nga anija për tu mbytur në det.
 
“Ursus, ankohej, oh i mjeri unë !, që nuk kam qare kurre. Serbatori i i lotëve ishte plotë. Nje rezerve e tille, i cili është mbledhur, pike për pike, dhimbje mbas dhimbjeje, gjatë gjithë ekzistencës së gjatë, nuk boshatisët në një çast. Ursus Renkoi gjatë. Loti i parë është një shpim. Qau mbi Guinplenin, mbi Dean, mbi veten e tij, Ursusi, mbi Homon. Qau për të gjithë atë për të cilën kishte qeshur. Pagoi edhe për të prapambeturit. E drejta e një njeriu për të derdhur lot nuk jepet me recete”.
 
Finalja tragjike e romanit nuk e pakëson besimin në çlirimin e ardhshëm të njerëzve të shtypur, sepse në anenë e heronjve mbetet forca e pathyeshme e drejtësisë morale.
Rreshti 91:
Demokratizimi i flaket i Hygoit që shihte tek populli burimin e të gjitha forcave të gjalla dhe krijuese të kombit, urrejtja e tij për të gjithë shtypësit e popullit, - të gjitha këto përcaktojnë pathosin ideologjik dhe vlerën artistike të romanit “Njeriu që qesh”.
 
== Personazhet ==
Secili nga heronjtë e romanit është një figure, rëndësia dhe kuptimi i së cilës del në pah jo vetëm nga fjalët dhe veprimet e veta por, edhe nga përshkrimet e autorit që i prijnë ose i shoqërojnë veprimet. Figurat e paraqitura në roman, kanë pak veçanti konkrete të shek XVIII. Forcën bindëse artistike ua jep atyre jo aq përputhja me epokën e dhëne sesa vërtetësia e përgjithshme sociale e psikologjike. Moria e personazheve të dhëne ndihmojnë në zhvillimin e veprimit dhe e ndërlikojnë intrigën e romanit. Ata i nevojiten autorit për të venë në dukje edhe më tepër me anë të kontrastit mes tyre fisnikërinë e shpirtërore, pastërtinë morale dhe humanizmin e lartë të heronjve të tij pozitive.
 
== Portreti i Deas ==
Dea tashme ishte 16 vjeçe. Ajo ishte e zbehte, me flokë të zeza, me shtat të hedhur, të hajthet dhe aq të hollë, sa dukej sikur po këputej në mes, e bukur si hyjneshe, me sytë plotë drite por, e verbër.
 
Verbësia i kishte bere të palëvizshëm përgjithmonë bebezat e asaj fëmije, e cila tani ishte grua. Në fytyrën e saj, që nuk mund të përshkohej nga drita, këndet e buzëve të varura me trishtim shprehnin një deluzion të hidhur. Sytë e saj, të mëdhenj e të shkëlqyer, kishin një veti të çuditshme : ishin të shuar për të por, shndrinin për të tjerët. Pishtare të mistershëm, të ndezur, që ndriçonin vetëm boten e jashtme! Leshonte drite ajo që s’kish për vete. Sytë e saj vezullonin. Ajo robëreshë e erresires kthjellonte ambientin e ngrysur ku jetonte. Nga fundi i terit të saj të pashërueshëm, që prapa atij muri të zi që quhej verbëri, ajo shndrinte. Nuk e shihte diellin tonë, por tek ajo shihej shpirti i saj.
 
Vështrimi i saj i vdekur kishte një palëvizshmëri qiellore. Ajo ishte mishërim i natës dhe ndrinte si yll, ndrinte në atë errësire të dendur që e rrethonte nga çdo anë.
 
Ursusi e kishte pagëzuar me emrin dea dhe ajo padyshim që shëmbëllente me një përendeshe. Ajo vogëlushe përfaqësonte boten qiellore. Ligështia e saj është në të vërtet plotfuqi.
 
== Ngjashmëria dhe uniteti i të dy figurave ==
Te dy këta personazhe edhe pse në dukje të kundërt në thelbet e tyre ishin të njëjte. Në të dy ishte mishëruar mjerimi njerëzor. Dukej sikur kishin ardhur në këtë dhe nga bota e hijeve : ai nga pjesa ku mbretëron tmerri, dhe ajo nga pjesa ku mbretëron errësira. Këtë terr Dea e kishte brenda në veten e saj, kurse Guinpeni në fytyrën e tij. Dea kishte diçka si fantazem, kurse Guinpleni diçka si hije. Dea rrethohej nga një hon i zi, Guinpleni diçka edhe më të tmerrshme. Për Guinplenin që kishte sy ekzistonte edhe mundësia për tu krahasuar me të tjerët.
Te kesh sy në të cilët nuk pasqyrohet bota e jashtme, është një fatkeqësi shumë e rende, por jo aq e madhe sa të jesh enigma e vetvetes. Dea kish një tis mbi sytë e saj, Guinpleni kish një maske : fytyrën e tij.
 
Te dy ishin të vetmuar. Vetmia e Deas ishte e trishtuar : ajo nuk shihte asgjë. Vetmia e Guinplenit ishte ogurzezë : ai shihte gjithçka.
 
Mbi ta rëndonte dënimi i kobshëm i fatit, dhe fati nuk e kish shnderruar kurrë me aq mjeshteri jetën e dy qenieve njerëzore të pafajshme në një vuajtje të paprere, në një torture të skëterrshme.
Rreshti 113:
Dhe, megjithatë, ata ishin në parajse : duheshin.
 
I endur me kontraste, figura e Guinplenit vihet përkundrejt figurës së Deas dhe njëkohësisht është i lidhur me të në mënyre të pazgjidhshme. Nga njëra anë kemi një shëmtim të dukshëm, nga ana tjetër një bukuri të natyrshme dhe të verbër.
 
Te dy janë mishërim i vetive pozitive që karakterizojnë njerëzit e popullit : pastërti morale, pasuri shpirtërore, dliresi ndjenjash, aftësi për të dashuruar dhe vetëmohim.
 
Fatët e tyre janë të pandashëm nga njeri – tjetri. Ai është sytë e saj, dhe ajo fytyre e tije.
 
== Romantizmi në veprën e Hygoit ==
Romanticizmi ishte një lëvizje komplekse shpirtërore dhe kulturore që prodhoi një rinovim të thelle në letërsi, në art dhe në mendim, në politike dhe në zakone. Romanticizmi u zhvillua nga ai mutacion i shijeve dhe i ndjeshmërisë që u verifikua në Evropë në fund të shekullit të XVII.
 
Mes poeteve të rinj të përfshire në rrymën e Romanticizmit ishte edhe Viktor Hygo, që atëherë ishte 25 vjeç. Në publikimet e tija lirike, diçka rreth 50 mije vargje, manifestohet Hygoi i rinisë dhe i theksimit të romanticizmit, idhull i gjeneratës së re në vargjet e tij shpreh brendësinë e shpirtit.
 
“Njeriu që qesh” : një nder librat më të bukur që kam lexuar. Në vepër munda të vihet re pastërtia në përshkrimin e atyre që janë sjelljet dhe karakteristikat tipike e racës njerëzore, ato janë realiteti që Hygoi harrin ti beje të pavdekshme me fjale të thjeshta. Në “Njeriu që qesh” autori ka venë në dukje kontradiktat e forta të botës që ka pasione që shpesh shkojnë në kahe të kundërta dhe kurrë paralelisht. Dashuria e pastër dhe e dlire, lakmia për prestigj, luksi si hobi : të gjitha këto pasione janë mbledhur në të njëjtën shoqëri që diferencon për dukje dhe që nuk harrin të shikoj me tutje, por vetëm të qeshe me fatkeqësinë. Në këtë libër kuptova që njeriu fshihet o mbas së keqes, ose vdes për dashurinë.
 
Kur e lexova librin mbeta e mahnitur nga ëmbëlsia dhe ndjeshmëria e personazheve qendrore që me lidhin drejt për drejt me autorin. Romanticizmi dhe dliresia i vesh personazhet kryesore në çdo veprim, mendim dhe fjale.
 
Sociologjia romantike e Hygoit shihet vazhdimisht në trajtimin metafizik të rendit shoqëror anglez si në të kaluarën ashtu edhe në të tashmen. Romantizmi i Hygoit shfaqet në mënyrën e trajtimit të materialit historik konkret. Ai behet mbrojtës i madh i të drejtave të njerëzve dhe shpreh “revoltën e shpirtit” për shtypjen e padurueshme të popullit të thjeshte.
 
Hygoi shumë mire mund të prezantoje vete esencën e Romantizmit, duke u bere metafora e gjallë. Viktor Hygo, vepra e tij kaq e shumëllojte dhe kaq komplekse, prezenca e tij kaq e shndritshme dhe luftarake, përveçse domethënëse, “përfaqëson një sinteze fatesh të këtij shekulli, mbi të gjitha të kontradiktave të tij dhe të ambivalencave të tij, dhe të problemeve që përbenë dhe ndërtuan këtë pasuri të çmuar. Hygo radhitet në radhët e “romantiques militants” (militantet romantike), që mblidhen për ti dhëne jetë përqendrimeve të rëndësishme të një shpirti revolucionar që do të shfaqet thelbësor për të kanalizuar dhe për të bere efikase dhe ndërtuese forcën e pabesueshme dhe të jashtëzakonshme shtytëse të R.
 
[[KategoriKategoria:Shkrimtarë francezë]]
 
[[Kategori:Shkrimtarë francezë]]
{{Link FA|el}}
 
Rreshti 204:
[[pl:Victor Hugo]]
[[pms:Victor Hugo]]
[[pnb:وکٹر ہیوگو]]
[[pt:Victor Hugo]]
[[qu:Victor Hugo]]