Lakuriqi i natës: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v roboti shtoj: eml:Pipistrel
v roboti shtoj: yo:Àdán; cosmetic changes
Rreshti 2:
{{shkronja|12 Qershor 2010}}
 
Lakuriqet e nates jane gjitare fluturues qe bejne pjese ne rendin Chiroptera. Gjymtyret e perparme te lekuriqit te nates jane me membrana dhe te zhvilluara si krahe, duke i bere ata gjitaret e vetem qe jane te afte te fluturojne. Ne te kundert, gjitaret qe thuhet se fluturojne si ketrat fluturues , rreshqasin me teper sesa fluturojne dhe kete gje e bejne vetem per distanca shume te vogla. Lakuriqet e nates nuk I rrahin gjymtyret e tyre ne menyre te panderprere, si zogjte, por ata ne vend te kesaj perplasje hapin krahet, te cilet jane shume te gjate dhe te mbuluar me nje cipe te holle. Chiroptera vjen nga dy fjale greke “cheir” qe do te thote dore dhe “pteron” qe do te thote krah.
 
Ekzistojne rreth 1100 lloje lakuriqe nate ne te gjithe boten, te cilat perbejne rreth 20% te te gjithe gjitareve te klasifikuar deri me sot. Rreth 70% e lakuriqeve te nates jane insektengrenes. Shumica e pjeses tjeter jane fruta ngerenes. Lakuriqet e nates jane te pranishem kudo ne bote dhe kryejne funksione jetesore ekologjike si : pjalmimi i luleve dhe shperndarjen e farave te frutave.
 
Syte
 
Edhe pse sytë e lakuriqeve te nates janë të vegjel dhe pak të zhvilluar, duke çuar në nje mprehtesi te varfër vizuale, asnjëri prej tyre nuk eshte i verbër. Vizioni është përdorur për të drejtuar lakuriqet e nates veçanërisht për distanca të gjata. Githashtu eshte zbuluar se disa lloje janë në gjendje të zbulojnë dritën ultravjollcë. Ata gjithashtu kanë nje cilesi të lartë ne ndjesine e nuhatjes dhe dëgjimit. Lakuriqet gjuajne gjate natës për të shmangur konkurrencën me zogjte, dhe udhëtojnë në distanca më të mëdha se 800 km, në kërkimin e tyre për ushqim.
 
Krahet
 
Kockat e gishtave te lakuriqeve te nates jane shume me elastike se ato te gjitareve te tjere. Nje arsye eshte se kerci ne gishtat e tyre nuk ka kalcium dhe minerale te tjera afer majes, duke rritur aftesine e perkulshmerise se tyre. Pjesa e kryqezuar e kockave te gishtave te tyre eshte e rrafshet krahasuar me ate te njeriut dhe eshte shume me elastike. Lekura ne membranat e tyre te kraheve ka me shume elasticitet keshtu qe mund te zgjatet me shume se tek gjitaret e tjere.
 
Krahet e lakuriqeve te nates jane shume me te holle se ato te shpendeve, keshtu qe lakuriqet e nates mund te manovrojne me shpejt dhe me me saktesi sesa zogjte. Jane gjithashtu delikate dhe kane nje shkelqim te lehte. Megjitheate indet e membranes te lakuriqit te nates eshte ne gjendje te riperterihet, ne meyre te tille qe vrimezat e vogla mund te sherohen shpejt. Siperfaqja e kraheve te tyre eshte e pajisur me receptoret e ndjeshmerise ne formen e gungave te vogla te quajtura qelizat Merkel, te cilat gjenden ne shumicen e gjitareve perfshire edhe njeriun, ne menyre te ngjashme gjendet ne maje te gishtave tane. Zonat e ndjeshmerise jane ne siperfaqe te ndryshme te trupit te lakuriqit te nates ashtu si cdo gunge ka nje fije te imet ne qender, per ta bere ate edhe me te ndjeshme dhe duke lejuar lakuiqin e nates per te zbuluar dhe per te mbledhur informacion per rrymen e ajrit mbi krahet e tij, duke siguruar reagimin e lakuriqit te nates per te ndryshuar formen e karhut per te fluturuar me mire. Disa lakuriqe si lakuriqi i vogel ngjyre kafe mund ta perdorin kete shkathtesi. Lakuriqe te tjere si dhelpra fluturuese perdorin membranen e kraheve te tyre per te kapur prene. Kjo qelize receptore eshte e ndjeshme ndaj zgjatjes se membranes. Keto qeliza jane te perqendruara ne zonat e membranes ku insektet prekin ne krahe kur lakuriqet e nates i kapin ato.
Rreshti 18:
Te tjera
 
Dhembet e lakuriqeve te nates ngjajne me dhembet e insektngrenesve. Ata jane te mprehte per te kafshuar insektet apo lekuren e frutave. Gjitaret kane nje valvul ne vena per te ndaluar gjakun te rrjedhi mbrapa, por lakuriqet gjithashut kane edhe nje valvul ne arterie. Nje lloj lakuriqi ka gjuhen me te gjate nga te gjithe gjitaret krahasuar me permasat e trupit te tij. Kjo eshte e dobishme per ta ne drejtim te pjalmimit dhe ushqyerjes. Gjuha e tyre e holle dhe e gjate mund te arrije thelle ne krezen e gjate te disa luleve.
 
Gjuetia , ushqimi dhe pija
 
Per tu ushqyer lakuriqet e vegjel Newborn mbeshteten tek qumeshti i nenes se tyre. Kur ata jane disa javesh pritet qe te fluturojne dhe te gjuajne vete per te siguruar ushqimin.
 
Gjuetia
 
Lakuriqet jane krijesa nate. Oret e tyre te dites shpenzohen per gjume dhe pushim, ndersa gjate oreve te nates ata gjuajne. Menyra se si ata e gjenin dhe e kapnin prene e tyre ishte e panjohur deri ne vitin 1790 kur Lazzaro Spallanzani kreu nje seri eksperimentesh me nje grup lakuriqesh nate te verber. Keta lakuriqe ishin te vendosur ne nje dhome te zhytur ne erresire totale, me fije te mendafshta te lidhura tejpertej ne dhome. Pavaresisht ketij fakti ata ishin te afte ta gjenin rrugen e tyre neper dhome. Spallanzani arriti ne perfundimin se lakuriqet e nates nuk i perdorinin syte e tyre per te fluturuar ne erresire te plote, por perdornin dicka tjeter. Spallanzani vendosi qe lakuriqet e nates ishin te afte per te gjetur dhe kapur prene e tyre nepermjet degjimit. Per ta provuar kete teori , ai iu mbylli veshet lakuriqeve te nates ne eksperimentin e tij. Ai zbuloi se lakuriqet me veshet e mbyllur nuk mund te fluturonin me te njejten aftesi dhe saktesi me te cilen ata kishin fluturuar ne eksperimentin e pare. Pra dukej se lakuriqet perdornin veshet e tyre dhe aftesine e degjimit per ta lokalizuar dhe kapur prene, por se si ata arrinin ta kryenin kete gje nuk u zbulua deri ne vitin 1930, kur Donald R. Griffin i cili ishte student i biologjise ne universitetin e harvardit ne ate kohe zbuloi se lakuriqet e nates perdorin aftesine e te degjuarit per ta lokalizuar dhe kapur prene e tyre.
 
Pothuajse ¾ e lakuriqeve te nates ne te gjithe boten jane insektngrenes. Secili prej ketyre lakuriqeve eshte ne gjendje te konsumoje insekte sa 1/3 e peshes se trupit te tij cdo dite. Dhe disa qindra insekte ne disa ore. Kjo do te thote se 1000 lakuriqe nate mund te hane 4 ton insekte cdo vit. Nese lakuriqet e nates do te zhdukeshin popullsia e insekteve do te arrije shifra alarmuese. Llojet e insekteve te konsumuara nga lakuriqet e nates mund te ndahen ne 2 kategori: insektet e ajrit dhe insektet qe banojne ne toke.
 
[[Kategoria:Gjitarë]]
Rreshti 127:
[[vi:Bộ Dơi]]
[[war:Kabog]]
[[yo:Àdán]]
[[zea:Vleermuzen]]
[[zh:蝙蝠]]