[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v roboti ndryshoj: hu:Millosh Gjergj Nikolla; cosmetic changes
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 13:
}}
 
'''Millosh Gjergj Nikolla''' i njohur si '''Migjeni''' lindi më [[13 tetor]] [[1911]] në [[Shkodër]] në një familje ortodokse, varfëri qytetareati zotëronte një bar; vdiq më [[26 gusht]] [[1938]] në moshën 27-vjeçare në një sanatorium pranë [[Torino]]s në [[Torre Pellice]]. Ishte poet dhe prozator. Shtëpia ku lindi poeti nuk ekziston më prej shumë vitesh. Ajo ishte e ndërtuar në oborrin e shtëpisë së Trimçeveve dhe pikërisht kjo shtëpi u bë edhe Muzeu i Migjenit nga viti 1961 deri ne vitin 1993.
 
Mbiemri i tij vjen nga gjyshi i tij ''Nikolla Dibrani'' ardhacak nga krahina e Rekës (sot në [[Maqedoni]]) ku ishte pjesë i komunitetit ortodoks që lindi një emër tjetër në lëmin e poezisë, [[Josif Jovan Begeri]]. Ai u largua nga krahina në gjysmën e dytë të shek. XIX dhe u zhvendos në Shkodër ku punoi si murator dhe më vonë u martua me Stake Milanin nga [[Kuçi]]. Para se të vdiste në 1876, u bë me dy djem. Gjergji (ose Gjoka), i ati i Milloshit dhe Kristo<ref>Skender Luarasi, "Migjeni:Jeta.: Cetis:Tirana, 2002, pp7-8.</ref>.
Shkollën fillore e kreu në qytetin e lindjes, më 1928-1932 ndoqi mësimet e mesme teologjike në [[Manastiri (qytet)|Manastir]]. Në vitet 1933-1937 punoi si mësues filloreje në Vrakë, Shkodër dhe në Pukë. Kjo është edhe koha kur zhvilloi veprimtarinë letrare. Shkrimet e para i botoi më 1934, bashkëpunoi në revistat "Iliria", "Bota e re" etj. Më 1936 veprat e veta poetike i përmblodhi në librin "Vargje të lira", të cilin censura nuk e la të qarkullojë. Nga fundi i vitit 1937 shkoi në Itali për tu shëruar nga sëmundja e mushkërive. La në dorëshkrim një pjesë të rëndësishme të prozës së tij.
 
Gjergji ishte një anëtar shumë i respektuar i komunitetit. Vlen për tu përmendur zgjedhja e tij si përfaqsues i Shkodrës në [[Kongresi i Beratit|Kongresin e Beratit]] më 1922 (ku u shpall [[Kisha Orthodokse Autoqefale Shqiptare]] nga [[Fan Noli]]).<ref>See page 12 of http://shqiptarortodoks.com/tekste/legjislacioni/statuti_1923.pdf under name of ''Gjiko Nikoliq''</ref> Gjergji u martua me Sofia Kokoshin (e ëma Migjenit) në 1900. Ajo vdiq në 1916 duke lënë gjashtë fëmij (dy djem e katër vajza). Si i shoqi, Sofia gëzonte nam të mirë në rrethet shoqërore. E edukuar në seminarin katolik të Shkodrës, të drejtuar nga murgesha italiane<ref>Ibid. pp, 8-9.</ref>. Ndër gjashtë fëmijët, Milloshi dhe e motra më e vogël, Ollga, u shkolluan në shkollën fillore Serbe në Shkodër <ref>Ibid. pp, 8.</ref>. Arsimin fillor e mori në qytetin e lindjes në një shkollë serbo-ortodokse dhe nga 1923 der më 1925 u shkollua në [[Tivar]] ku e motra Lenka ishte shpërngulur, më 1928-1932 ndoqi mësimet e mesme teologjike në [[Manastiri (qytet)|Manastir]]. Në vitet 1933-1937 punoi si mësues filloreje në Vrakë, Shkodër dhe në Pukë. Kjo është edhe koha kur zhvilloi veprimtarinë letrare. Shkrimet e para i botoi më 1934, bashkëpunoi në revistat "Iliria", "Bota e re" etj. Më 1936 veprat e veta poetike i përmblodhi në librin "Vargje të lira", të cilin censura nuk e la të qarkullojë. Nga fundi i vitit 1937 shkoi në Itali për tu shëruar nga sëmundja e mushkërive. La në dorëshkrim një pjesë të rëndësishme të prozës së tij.
 
Migjeni kishte bindje të përparuara për kohën e tij, me të cilat filloi të brumoset që në bankat e shkollës nën ndikimin e veprave të autorëve përparimtarë. Punën si shkrimtar e nisi kur në letërsinë shqiptare po forcohej rryma demokratike me shkrimet e tij realiste, thellësisht novatore nga brendia dhe forma, dha ndihmë të madhe në zhvillimin e saj të mëtejshëm.