[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 11:
{{Leter profesioni| Udhëheqës i luftës së armatosur, Pedagog, Diplomat, Gjuhëtar }}
{{Leter mirnjohje| [[Hero i Popullit]] }}
{{Leter Tabela Fund}}[[File:Bajo Topulli.jpg|thumb|300px]]
'''Bajo Topulli''' ishte vëllai i madh i [[Çerçiz Topulli]]t. Qysh 11 vjeç Bajo niset për të studiuar në [[Stamboll]], ku brumoset me idetë përparimtare dhe patriotike të vëllezërve Frashëri, [[Sami Frashëri|Samiut]] dhe [[Naim Frashëri|Naimit]], por edhe [[Jani Vreto]]s. Sipas këshillave të tyre ai hidhet në [[Selanik]], ku fillon një aktivitet të gjerë si propagandues i gjuhës shqipe, edhe pse nuk ishte e thjeshtë, duke qenë se ndodhej mes dy zjarresh, atij turk e atij grek. Më pas, në vjeshtën e vitit 1904, Bajon do ta shohim në [[Manastir]], ku bëhet pedagog dhe nëndrejtor i gjimnazit të Manastirit. Bashkë me lëndët mësimore, nisi t’iu mësonte edhe gjuhën shqipe djemve të gjimnazit e të shpërndante libra në gjuhën shqipe, edhe pse ishte gjithnjë në shënjestër. Gjatë qëndrimit të Bajos në Manastir solli ngritjen e “'''Komitetit për Lirinë e Shqipërisë'''”(1905), ku mblodhi rreth vetes patriotë shqiptarë. Në nyjën (nenin) e parë të Kanonizmës së komitetit thuhej se “''qëllimi i këtij komiteti është të ngjallurit e Shqipërisë, duke mbjellë vëllazërimin, dashurinë, bashkimin, duke përhapur udhën e qytetërimit me anën e librave që do të shtypen, duke dërguar njerëz në të gjithë anët e Shqipërisë të mbjellin këto mendime… për mbrothësinëkombit dhe të shpëtuarin nga zgjedha dhe errësira në të cilën gjendet sot''”. Disa muaj më pas do të ishte vullnetari i parë, në të parën çetë çlirimtare, duke u quajtur “Garibaldi i Shqipërisë”. Pas aktivitetit në Jug të Shqipërisë dhe vrasjes së Dhespotit të [[Korçë]]s, për të larë gjakun e [[Papa Kristo Negovani]]t, Bajo Topulli e pati shumë të vështirë qëndrimin në Shqipëri, ndaj dhe në fund të nëntorit, Bajo i shoqëruar nga Çerçizi dhe Zeman Haskua udhëtojnë drejt [[Sofje]]s, ku e priti një grup shqiptarësh me në krye [[Shahin Kolonja|Shahin Kolonjën]]. Aty gjejnë një situatë po aq të ndezur patriotike, në Sofje e [[Bukuresht]] u njohën me figura të njohura, mes të cilëve dhe [[Mihal Grameno]]n (kronikanin e betejave). Ai ndikoi në formimin dhe idetë e veprimtarit [[Çerçiz Topulli]] deri në fund. Bajo ndërmerr një udhëtim të gjatë në kryeqendra të Evropës dhe në [[ShBA|Amerikë]] (ku u shoqërua nga [[Fan Noli]]), për të gjetur mbështetje për çështjen shqiptare. Mori pjesë në [[Kongresi i Manastirit|Kongresin e Manastirit]], madje ai u zgjodh në komisionin e ngushtë të Alfabetit, prej 11 vetësh, ku ndër të tjerë bënin pjesë edhe At [[Gjergj Fishta|Fishta]], Dom [[Ndre Mjeda|Mjeda]], [[Mit’hat Frashëri]], [[Sotir Peci]], etj. Bajo Topulli ishte përkrahës i variantit të alfabetit me gërma latine, i cili u pranua si një nga dy variantet, bashkë me alfabetin e Stambollit, që të përdoreshin mes shqiptarëve. Kjo ngjarje e madhe u pasua me hapjen e shkollave dhe klubeve të [[Gjuha shqipe|gjuhës shqipe]].