Lëvizjet antiqeveritare në Shqipëri: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 84:
* 20 Prill 1924 : Në kushtet e acarimit të situatës politike, Avni Rustemi, njëri prej liderëve të opozitës dhe pjesëmarrës në intrigat ndaj Zogut vritet në një atentat. Atentatori Isuf Keçi arrin të largohet nga vendi i ngjarjes ndërsa xhandarët nuk bëjnë asgjë. Vrasja ngjall zemërimin e opozitës.
* 1 Maj 1924 : Në Vlorë bëhet varrimi i Avni Rustemit. Varrimi i tij kthehet në një manifestim të opozitës kundër Ahmet Zogut. Nga aty Fan Noli bën thirrje për gjetjen e vrasësve të tij.
* 2 Maj 1924 : Një grup ushtarakësh të quajtur "Klika" djedhe deputetët e opozitës organizojnë një mbledhje në kinemanë e Vlorës, ku marrin pjesë 300 përfaqësues nga krahinat e vendit dhe anëtarë të shoqërisë "Bashkimi" që ishte krijuar nga Avni Rustemi. Mbledhja i dërgoi dy ultimatume qeverisë : Në të parin dënohej vrasja e avni Rustemit dhe kërkohej gjetja e vrasësve të tij. Në të dytin protestohej kundër Ceno Bej Kryeziut (kunat i Ahmet Zogut), i cili konsiderohej nga opozitarët si agjent serb që u shërbente Beogradit dhe forcave të brendshme të djathta. Arsyeja e vërtetë pse ata po protestonin kundër Ceno Beut ishte se ai me forcat e tij ishte vendosur në Krumë dhe kjo gjë rrezikonte planin e opozitës për grusht shteti. Kopje të memorandumeve ju dërgohen të gjitha bashkive dhe garnizoneve ushtarake të Shkodrës, Tiranës dhe Përmetit.
* 5 Maj 1924 : Shoqëria "Bashkimi" e krijuar nga Avni Rustemi i drejton nga Vlora dhe jo nga Tirana, rinisë shqiptare një thirrje për kryengritje të armatosur ndaj qeverisë. Deputetët e opozitës braktisin parlamentin dhe deklarojnë se do të rikthehen vetëm nëse seancat do të zhvillohen në Vlorë! Ata e justifikonin këtë gjë duke thënë se Tirana ishte bërë e pasigurtë nga mercenarët e Zogut.
* 16 Maj 1924 : Ngrihet kundër qeverisë garnizoni i Shkodrës me në krye Rexhep Shalën i cili do të bëhet ministër në qeverinë e re.