Lëvizjet antiqeveritare në Shqipëri (redakto)
Versioni i datës 22 korrik 2010 12:45
, 12 vjet më parë→Revolucioni i Qershorit (Grushti i shtetit i Qershorit), 24 Maj-24 Dhjetor, 1924
[redaktim i pashqyrtuar] | [redaktim i pashqyrtuar] |
* 12 Qershor 1924 : Ahmet Zogu me disa mbështetës largohet në Jugosllavi. Qeveria dhe parlamenti janë larguar drejt Italisë dhe Greqisë. Ne Shqipëri për të vazhduar rezistencën antinoliste qëndrojnë Hysen Selmani, Muharrem Bajraktari, Fiqiri Dine e Hysni Dema.
* 16 Qershor 1924 : Grushtshtetasit formojnë qeverinë e re. Pas bisedimeve të dështuara midis palëve (Fan Noli dhe Sami Vrioni ishin dy kandidatët, pak më herët Sulejman Delvina ishte tërhequr) vendoset me short që në krye të qeverisë të jetë peshkopi Fan Noli. Ministrat e qeverisë janë : Ministër i Financave : Luigj Gurakuqi, Ministër i Punëve të Jashtme : Sulejman Delvina, Ministër i Mbrojtjes : Kasem Qafëzezi, Ministër i Brendshëm : Rexhep Shala, Ministër i Arsimit : Stavro Vinjau dhe Ministër i Punëve Publike : Qazim Koculi.
* 19 Qershor 1924: Qeveria e re shpall programin e saj, program që në parim ka reformën agrare. Por në kushtet e Shqipërisë është i parealizueshëm. Qeveria e re ka ministra impresionues në vlerat e tyre individuale por ata kanë shumë divergjenca midis tyre dhe s'mund të punojnë si grup. Fan Noli, kryeministri është një idealist por jo njeri praktik, Qafëzezi dhe Shala janë diktatorë ushtarakë (ishin pikërish ushtarakët "Klika" ata që sollën këtë qeveri), kurse Gurakuqi me shokë i japin qeverisë ngjyra fetare.
* Fundi i Qershorit-Fillimi i Dhjetorit 1924 : Qeveria e re mundohet të njihet nga shtetet e huaja. Por asnjë shtet nuk e njeh për shkak se ka ardhur në pushtet në mënyrë të jashtëligjshme. Fan Noli i kërkon një hua Lidhjes së Kombeve, por ajo refuzohet. Lidhen për 4 ditë marrëdhënie diplomatike me Bashkimin Sovjetik. Shtetet perëndimore alarmohen pasi Shqipëria u bë vendi i parë që lidhte marrëdhënie me BS, dhe një portë e sigurtë e komunizmit në Europë. Kjo nxit Ahmet Zogun të rikthehet në fuqi. Qeveria provon të zbatojë programin e saj por i dalin shumë pengesa dhe programi bëhet i pazbatueshëm. Zhvillohen gjyqe politike ku dënohen me vdekje në mungesë Ahmet Zogu dhe bashkëpunëtorët e tij. Vendi zhytet në anarki për shkak të përçarjeve midis anëtarëve të kabinetit. Rritet pakënaqësia në popull ndaj kësaj qeverie.
*10-13 Dhjetor 1924 : Fillojnë veprimet ushtarake të forcave të Zogut në Dibër dhe Lumë. Ahmet Zogu lajmëron Anglinë, Francën dhe Jugosllavinë për veprimet e tij të cilat miratohen në mënyrë unanime nga këto shtete.
|