Mentor Xhemali: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 3:
 
Një personalitet i shquar jo vetëm i muzikës klasike, por edhe asaj partizane(marciale) e popullore është padyshim edhe i madhi dhe i paharruarri Mentor Gega (Xhemali). Ai radhitet në qytetarët e nderit jo vetëm të Përmetit, që lindi aq njerez të shquar, por ai hyri në histori si krenari e kombit shqiptar. Me zërin, vokalin e tij muzika shqiptare, gjeti shkëlqimin, bukurinë, lulëzimin e saj. Që i vogël Mentori u rrit me këngët e dasmave anës vjosës. Kariera e tij filloi me ansamblin e ushtrisë. Aty doli në pah talenti i basit Mentor Xhemali. Aty kujton me respekt dhe mirnjohje ndihmën e madhe dhe bashkpunimin me dirigjentin e tij të parë Artistin e Popullit Gaqo Avrazi. Viti 1952 hap një faqe krej të re në jetën e tij. Per 4-vjet atij i akordohet bursa për në konservatorin" P.I.Cajkovski",në Gudsielnikov të Moskës, për të kryer studimet e larta në degën e kantos. Mik dhe admirues i tij ishte dhe basi bullgar me famë botërore Nikolla Georev. Më vonë për fat të keq zëri i tij brilant zurin vendin si korist dhe jo solist në korin e operas në Tiranë. Derisa talenti i tij mori vendin që i takonte atë të solistit të parë si këngetar klasik në TOB, një bas bariton shpërthyes dhe emocionues, një zë i ngrohtë, i dashur për të gjithë. Mentori i muzikës ecën bashkë me vitet, dhe ne kujtojmë madhështinë e tij nëpër skena , dhe interprentimet e tij mbresëlënëse, ku në opera do veçonim:
"Nusja e shitur", "Traviata", "Jollanda', rolin e Don Basilios aq te dashur per të , tek "Berberi i Seviljes', rolin e ciganit tek "Aleko", rolin e Gremenit tek "Eugjen Oniegini", e shumë të tjera role të spikatura . Pjesmarrja e tij në koncerte jashtë atdheut ka qenë mjaft e madhe. Duke filluar me Jugosllavinë më 1947, Bashkimin Sovjetik 1949, 1950,Poloni 1955,Gjermani,Çeki,Hungari,Bullgari dhe sërisht në Bashkimin Sovjetik 1959,Austri 1960,Finlandë 1963,R P Kinës 1963,Kubë 1965,Turqi,1967 Kinë 1967,1972. :Ne Austri,Finlandë dhe Poloni nderoi vendin me çmime dinjitoze. Ashtu si Naimi,që i këndoi atdheut me vargje edhe Mentori i këndoi atdheut me zë. Ai do mbetet një nga figurat më të shquara të artit vokal,një nga baset më të mëdhenj,një emër i nderuar i artit dhe muzikës shqiptare. Sa herë do përmendet emri i tij do kujtoj atë himnin e vërtetë shqiptar këngenkëngën madhore "Për ty Atdhe". Jeta dhe kariera e tij kaluan në epoka të vështira si për gjithë kombin shqiptar. Ai mbeti mes këtyre viteve të vështira ashtu siç e meritonte,artist i madh i këtyre epokave,duke u nderuar me titullin e lartë "Artist i Popullit".