Mentor Xhemali: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
E ndaj vetem si artist sepse kengertar me duket e c'vleresoj.
Rreshti 1:
=== Mentor Xhemali ===
Lindi më 12 Maj 1924 në qytetin e Përmetit.
Vdekur([[12 Maj]] [[1924]] - [[9 prill]] [[1992.]])
 
Një personalitet i shquar jo vetëm i muzikës klasike, por edhe asaj partizane(marciale) e popullore është padyshim edhe i madhi dhe i paharruarri Mentor Gega (Xhemali). Ai radhitet në qytetarët e nderit jo vetëm të Përmetit, që lindi aq njerez të shquar, por ai hyri në histori si krenari e kombit shqiptar. Me zërin, vokalin e tij muzika shqiptare, gjeti shkëlqimin, bukurinë, lulëzimin e saj. Mentor Xhemali lindi më [[12 Maj]] [[1924]] në qytetin e [[Përmeti]]t. Që i vogël Mentori u rrit me këngët e dasmave anës vjosës. Kariera e tij filloi me ansamblin e ushtrisë. Aty doli në pah talenti i basit Mentor Xhemali. Aty kujton me respekt dhe mirnjohje ndihmën e madhe dhe bashkpunimin me dirigjentin e tij të parë Artistin e Popullit [[Gaqo Avrazi]]. Viti 1952 hap një faqe krej të re në jetën e tij. Per 4-vjet atij i akordohet bursa për në konservatorin" P.I.Cajkovski",në [[Gudsielnikov]]Moskës[[Moskë]]s, për të kryer studimet e larta në degën e kantos. Mik dhe admirues i tij ishte dhe basi bullgar me famë botërore [[Nikolla Georev]]. Më vonë për fat të keq zëri i tij brilant zurin vendin si korist dhe jo solist në korin e operas në [[Tiranë]]. Derisa talenti i tij mori vendin që i takonte atë të solistit të parë si këngetar klasik në TOB, një bas bariton shpërthyes dhe emocionues, një zë i ngrohtë, i dashur për të gjithë. Mentori i muzikës ecën bashkë me vitet, dhe ne kujtojmë madhështinë e tij nëpër skena , dhe interprentimet e tij mbresëlënëse, ku në opera do veçonim:
"Nusja e shitur", "Traviata", "Jollanda', rolin e Don Basilios aq te dashur per të , tek "[[Berberi i Seviljes]]', rolin e ciganit tek "[[Aleko]]", rolin e Gremenit tek "[[Eugjen Oniegini]]", e shumë të tjera role të spikatura . Pjesmarrja e tij në koncerte jashtë atdheut ka qenë mjaft e madhe. Duke filluar me [[Jugosllavinë]][[1947]], [[Bashkimin Sovjetik]] 1949, 1950, [[Poloni]] 1955, [[Gjermani]], [[Çeki]], [[Hungari]], [[Bullgari]] dhe sërisht në Bashkimin Sovjetik 1959,[[Austri]] [[1960]],[[Finlandë]] [[1963]],R P Kinës[[Kinë]]s [[1963]],[[Kubë]] 1965, [[Turqi]], [[1967]] [[Kinë]] [[1967]], [[1972]]. :Ne [[Austri]], [[Finlandë]] dhe [[Poloni]] nderoi vendin me çmime dinjitoze. Ashtu si Naimi,që i këndoi atdheut me vargje edhe Mentori i këndoi atdheut me zë. Ai do mbetet një nga figurat më të shquara të artit vokal,një nga baset më të mëdhenj,një emër i nderuar i artit dhe muzikës shqiptare. Sa herë do përmendet emri i tij do kujtoj atë himnin e vërtetë shqiptar këngën madhore "Për ty Atdhe". Jeta dhe kariera e tij kaluan në epoka të vështira si për gjithë kombin shqiptar. Ai mbeti mes këtyre viteve të vështira ashtu siç e meritonte,artist i madh i këtyre epokave,duke u nderuar me titullin e lartë "[[Artist i Popullit]]".
 
[[Category:Artist]]