Ligjet e Keplerit: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
Faqe e re: == Ligji i parë i Keplerit == [[Skeda:Kepler laws diagram.svg|thumb|Afel (ketu planet 2) quhet pika më e largët e pozitës së planetit rreth Diellit, ndërsa perihel (ketu planet 1) m...
(Pa ndryshime)

Versioni i datës 30 korrik 2010 14:34

Ligji i parë i Keplerit

 
Afel (ketu planet 2) quhet pika më e largët e pozitës së planetit rreth Diellit, ndërsa perihel (ketu planet 1) më e afërta, siç tregon figura

Duke pasur përpara një numër të madh vrojtimesh të trashëguara nga Brahe, Kepleri u përpoq të përcaktojë rrugën e vërtetë të planetëve rreth Diellit, duke përqenduar studimin e tij për Marsin. Ai provoi shumë orbita të formave të ndryshme, për shembull, rrathë, ovale, pro nuk gjeti përputhshmëri me vrojtimet që kishte në dispozicion. Më në fund, kur për orbitë propozoi elipsën, në njërën vatër të së cilës vendosi Diellin, fitoi pajtueshmëri me vrojtime. Kjo është përmbajtje e ligjit të parë të tij.

Planetët lëvizin rreth Diellit nëpër trajektore eliptike, në njërën vatër të të cilave ndodhet dielli.

Natyrisht, ky ligj ka përmbajtje më të gjerë dhe nuk vlen vetëm për planetë, por për të gjithë trupat që lëvizin nën veprimin e forcës tërheqëse.

Ligji i parë i Keplerit ka kuptim më të gjerë, sepse nuk parasheh lëvizje vetëm nëpër rrugë të mbyllura siç është elipsa, por edhe rrugë parabolike dhe hiperbolike. Forma e rrugës varet prej energjisë së përgjithshme  , përkatësisht prej shpejtësisë fillestare.

Planetët lëvizin rreth Diellit nëpër orbita eliptike, sepse elipse nuk ka pika pambarim të larguara, pro ekzistojnë edhe trupa të tjerë qiellorë që njëherëhyjnë në fushën tërheqëse të Diellit dhe nuk paraqiten më kurrë pranë tij. Në këtë rast rrugët e tyre mund të jenë hiperbolike a parabolike.