[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 6:
== Përkufizimet hhemelore të molekulave ==
Të gjithë trupat përbëhen nga molekulat. Këto janë grimca me përmasa të madhësise <math>\, 10^{-10} m</math>, prandaj veprimi i tyre i veçuar është shumë i vogël. Zakonisht, diktohet vetëm veprimi i përbashkët i numrit të madh të molekulave nga cilat është i ndërtuar trupi. Pa marrë parasysh a lëviz apo nuk lëviz trupi, molekulat përbërëse të tij gjenden në lëvizje të vazhdueshme kaotike, duke përshkruar rrugë zigzage. Rruga zigzage përbëhet nga numër pambarim segmentesh, gjatësia e të cilëve është 100-1000 herë më e madhe se përmasat e molekulës. Prandaj, molekula edhe pas një kohe të gjatë do të gjendet në afërsi të pozitës fillestare të lëvizjes së vet. Trupi si tërësi nuk lëviz ndaj rrethinës, ashtu që kjo lëvizje kaotike e molekulave të tij nuk mund të shkaktojë ndonjë lëvizje mekanike. Prandaj, veprimi kaotik i lëvizjes së molekulave duhet të diktohet në ndonjë mënyrë tjetër. Është vërtetuar se ndërrimet të cilat janë në lidhje me temperaturën janë reyultat i lëviyjes kaotike të tzre. Kjo do të thotë se dukuritë e nxehtësisë mund të shpjegohen me ndihmën e kësaj lëviyje kaotike. Shpjegimi i tillë i nxehtësisë njihet me emrin teori molekulare kinetike e nxehtësisë.
 
== Madhësia dhe masa e molekulave ==
* Në përgjithësi, molekulat dallojnë në mes vete nga: madhësia, [[masa]], [[forma]] dhe ndërtimi. Këtu do të bëhet fjalë vetëm për madhësinë dhe masën e tyre. Edhe pse janë tepër të vogla dhe nuk mund të shihen me sy, megjithatë numri, madhësia dhe masa e tyre mund të përcaktohen në një vëllim të caktuar. Madhësia e molekulave është e rendit të nanometrit <math>\, (1 nm = 10^{-9}m</math>. Për shembull është vërtetuar se molekula e <math>\, O_2</math> ka diametin 0.3 nm, e <math>\, H_2O</math> -0.26 nm, e <math>\, H_2</math> - 0.23 nm, kurse ndër molekulat më të mëdha çmohen molekulat e albumineve me diametër 4.3 nm.
* Meqenëse molekulat janë të ndërtuara prej atomeve, atëherë masa e tyre mund të përcaktohet me ndihmën e masës së ndonjërit prej atomeve.
 
== Artikuj ndërlidhës ==
* [[Elementi kimik]]