[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 9:
== Madhësia dhe masa e molekulave ==
* Në përgjithësi, molekulat dallojnë në mes vete nga: madhësia, [[masa]], [[forma]] dhe ndërtimi. Këtu do të bëhet fjalë vetëm për madhësinë dhe masën e tyre. Edhe pse janë tepër të vogla dhe nuk mund të shihen me sy, megjithatë numri, madhësia dhe masa e tyre mund të përcaktohen në një vëllim të caktuar. Madhësia e molekulave është e rendit të nanometrit <math>\, (1 nm = 10^{-9}m</math>. Për shembull është vërtetuar se molekula e <math>\, O_2</math> ka diametin 0.3 nm, e <math>\, H_2O</math> -0.26 nm, e <math>\, H_2</math> - 0.23 nm, kurse ndër molekulat më të mëdha çmohen molekulat e albumineve me diametër 4.3 nm.
* Meqenëse molekulat janë të ndërtuara prej atomeve, atëherë masa e tyre mund të përcaktohet me ndihmën e masës së ndonjërit prej atomeve. Njësi atomike e masë merret <math>\, /\frac {1} {12}</math> pjesë e masës së [[izotopi]]t <math>\, _6C^{12}</math>. Kjo njqsi shënohet me u (që rrjedhë nga fjala latine unit - njësi) dhe vlera e saj është
 
:<math>\, 1 u= 1.660 \cdot 10^{-27} kg</math>
 
* Por, që të dihet masa atomike <math>\, m_a</math> apo ajo molekulare <math>\, m_m</math> të ndonjë [[elementi]], së pari duhet të dihet masa atomike relative <math>\, A_r</math> e atij elementi dhe masa molekulare relative <math>\, M_r e</math> molekulës së dhënë, ku <math>\, A_r</math> dhe <math>\, M_r</math> dhe janë numra pa njësi dhe përkufizohen.
 
* Numri i cili tregon se sa herë, masa e ndonjë atomi apo molekule, është më e madhe se <math>\, \frac{1}{12}</math> e masës së atomit <math>\, _6C^{12}</math> (pra më e madhe se 1 u) quhet masë atomike relative <math>\, A_r</math> e elementit të dhënë, apo masë molekulare relative <math>\, M_r e</math> molekulës së dhënë.
 
* Prandaj, masa atomike dhe molekulare njehsohen me formulat
:<math>\, m_a=u \cdot A_r = 1.66 \cdot 10^{-27} \cdot A_r kg,</math>
:<math>\, m_a=u \cdot M_r = 1.66 \cdot 10^{-27} \cdot M_r kg.</math>
 
* Masa atomike relative <math>\, A_r</math> lexohet drejtpërdrejt në sistemin periodik të elementeve.
 
== Artikuj ndërlidhës ==