Ndryshimi mes inspektimeve të "Ligjet e Keplerit"

108 bytes added ,  10 vjet më parë
ska përmbledhje të redaktimeve
== Ligji i parë i Keplerit ==
 
Duke pasur përpara një numër të madh vrojtimesh të trashëguara nga Brahe, Kepleri u përpoq të përcaktojë rrugën e vërtetë të [[Planetet|planetëve]] rreth [[Dielli|Diellit]], duke përqenduar studimin e tij përmbi [[Marsi]]n. Ai provoi shumë orbita të formave të ndryshme, për shembull, rrathë, ovale, pro nuk gjeti përputhshmëri me vrojtimet që kishte në dispozicion. Më në fund, kur për orbitë propozoi elipsën, në njërën vatër të së cilës vendosi Diellin, fitoi pajtueshmëri me vrojtime. Kjo është përmbajtje e ligjit të parë të tij.
 
Planetët lëvizin rreth Diellit nëpër trajektore eliptike, në njërën vatër të të cilave ndodhet dielli.
 
== Ligji i tretë i Keplerit ==
Duke kërkuar lidhshmërilidhshmërinë ndërmjet periodës së rrotullimit të planetit rreth Diellit dhe përmasave të elipsës nëpër të cilën ai lëviz (gjysmëboshti i madh), Kepleri provoi shumë raporte ndërmjet këtyre madhësive. Në veçanti, kur i krahason katrorët e periodave të rrotullimit me kubet e gjysmëboshteve të mëdhenj të elipsave përkatëse të planetëve, fitoi vlerë konstante.
 
Katrorët e kohëve të rrotullimit të planetëve rreth Diellit qëndrojnë në përpjesëtim me kubet e largësive mesatare nga dielli. Largësia mesatare është e barabartë me gjysmëboshtin e madh të elipsës, sepse Dielli gjendet në vatër të saj.
== Literaturë ==
* Johannes Kepler: ''Astronomia nova aitiologetos seu Physica coelestis''. In: Max Caspar (Hrsg.): Gesammelte Werke. Band 3, C. H. Beck, München 1938.
 
==Shikoni gjithashtu==
 
[[Mekanika qiellore]]
[[Graviteti]]
[[Problemi i tre trupave]]
[[Astrodinamika]]
 
[[Kategoria:Fizikë]]
1.603

edits