Çerçiz Topulli: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 22:
Në thirrjen "Nga malet e Shqipërisë" drejtuar bashkatdhetarëve të tij dhe botuar në janar 1907 në gazetën "[[Shpresa e Shqipërisë]]" Çerçiz Topulli pasi dënonte grabitjet e administratës osmane kërkonte që [[Shqipëria]] të shkëputej nga [[Perandoria Osmane]] dhe të bëhej e lirë dhe e pavarur. Ai shprehte bindjen se e vetmja rrugë për çlirimin e Shqipërisë ishte ajo e kryengritjes së përgjithshme të armatosur, dhe ftonte gjithë shqiptarët të ngriheshin me armë në dorë në luftën për lirinë e Shqipërisë.
 
Pas fitores së revolucionit xhonturk të 1908, Çerçiz Topulli punoi për formimin e klubeve shqiptare dhe për çeljen e shkollave shqipe në viset e ndryshme të vendit. Në shoqëritë dhe klubet patriotike mbrojti interesat e kombit dhe të vegjëlisë. Pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 [[nëntor]] 1912 u vu në shërbim të qeverisë së [[Ismail Qemali|I. Qemalit]] dhe luftoi për mbrojtjen e tërësisë territoriale të atdheut, në disa kryengritje të armatosura, për sprapsjen e grekëve nga tokat e pushtuara në jug (pas konferencës së Londrës), por edhe kundër rebelimit të [[Haxhi Qamili]]t në Shqipërinë e Mesme. Në shtator të vitit 1914 Çerçiz Topullin e [[Muço QullinQulli]]n i gjejmë në Shkodër, ku mendohet të kenë shkuar për t’ju bashkuar mbrojtjes së trojeve nga pushtimi serbo-malazez. Arrestohen për të parën herë në 28 qershor dhe lirohen shumë shpejt. Por arrestohen sërish në 7 korrik 1915 në Fushën e Shtoit ([[Shkodra|Shkodër]]) nga një togë malazeze rrugës për në Çetinë. Për 20 vjet eshtrat e dy heronjve mbetën pa varr, në Shtoj të Shkodrës, deri sa u zbuluan në vitin 1936 nga Javer Hrushidi, mik fëminie me Çerçizin dhe prefekt i Shkodrës aso kohe. Ishte pikërisht ai që identifikoi dhe eshtrat e Çerçizit nga një dhemb floriri, që e kishin të dy të njëjtë. Në zhvarrimin e eshtarve të tyre mori pjesë edhe [[Enver Hoxha]], i cili mbajti edhe një fjalë lamtumire në emër të Gjirokastritëve. (Dy vjet më pare, në 18 mars 1934, në Gjirokastër do të ngrihej monumenti i tij, i realizuar nga skulptori [[Odhise Paskali]] me kontributin financiar të shqiptarëve brenda e jashtë vendit.) Madhështore ishte përcjellja e eshtrave të heronjve në Shkodër. Prekëse janë fjalët e mbajtura nga patër [[Anton Harapi]] e [[Ernest Koliqi]], të pabotuara më parë në kohën e diktaturës:
 
* Nga fjala e lamtumirës së Pater Anton Harapit: