Sasia e nxehtësisë: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 3:
== Ligji ==
Ligji i ruajtjes së energjisë shpie deri te përfundimi se ky raport vlen ja vetëm për masa të njëjta, por edhe masa të ndryshme. Me fjalë të tjera, thuhet se trupi, energjia e brendshme e të cilit është zvogëluar për <math>\, \Delta U</math>, do t'i japë rrethinës së tij sasi të nxehtësisë <math>\, Q</math>. Pra, sasia e nxehtësisë <math>\, Q</math> ështëe barabartë me ndërrimin e energjisë së brendshme. Për trupin tjetër energjia e brendshme është rritur për <math>\, \Delta U</math> dhe thuhet se ka marrë sasi të nxehtësisë <math>\, Q</math>. Shihet se sasia e nxehtësisë po paraqitet si vlerë numerike për energji të brendshme të dhënë apo të marrë në procese termike. Njësia për matje të sasisë së nxehtësisë është e njëjtë sikurse njësia për energji - xhauli (J).
 
== Termokapaciteti i trupave ==
Nëse ndonjë trup nxehet nga temperatura <math>\, t_1</math> deri në temperaturën <math>\, t_2</math>, atëherë ai trup ka marrë sasi të nxehtësisë
 
:<math>\, Q = mc \Delta t = mc (t_2 - t_1)</math>
 
Konstantja <math>\, c</math> varet nga [[natyra]] e truoit dhe quhet konstante specifike e nxehtësisë e trupit të dhënë. Pra, ajo madhësi është konstante vetëm për një trup, por e ndryshme për trupa të ndryshëm. Metalet e kanë nxehtësinë specifike shumë të vogël, lëngjet më të madhe, kurse uji më të madhen. Nxehtësi specifike <math>\, c</math> quhet ajo sasi e nxehtësisë e cila është e nevojshme që njësisë së masës së ndonjë trupi (1 kg) t'ia ndryshojë temperaturën për një njësi (1 K). Njësia e saj fitohet nga:
 
:<math>\, c = \frac {Q}{m \Delta t},</math>
 
që është
 
:<math>\, ( \frac {J}{ka K} )</math>.
 
Nëse kërkohet sasia e nxehtësisë e cila është e nevojshme t'i ngrisë tërë trupit temperaturën për 1 K, atëherë arrihet deri te përkufizimi i termokapacitetit të trupit, <math>\, C</math>, i cili me nxehtësinë specifike e ka lidhmërinë:
 
:<math>\, C= mc</math>
 
ku <math>\, m</math> është masa e trupit të dhënë. Përdundohet se nxehtësia specifike është termokapasitet i njësisë së masës. Matjet kalorimetrike kryhen me kalorimetër. Këtu gjenden përgjigjet e pyetjeve të bëra në fillim. Trupat e ndryshëm japin atë sasi të nxehtësisë sa edhe kanë aftësi të pranojnë. Rëra nxehet manjëherë, meqenëse ka aftësi të pranojë krejt pak nxehtësi dhe ftphet menjëherë. Uji ka aftësi të pranojë maksimalisht nxehtësi dhe të ftohet ngadalë.