Lëvizjet antiqeveritare në Shqipëri: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 221:
==Rebelimi i Shqipërisë së Jugut, 24 Janar-24 Korrik, 1997==
Kjo "Lëvizje" klasifikohet tek "Rebelimet" pasi ishte ngritja krye kundër autoritetit të qeverisë së Tiranës dhe shkatërrimi i çdo institucioni që përfaqësonte këtë autoritet.
=== Hyrje ===
 
* Ky rebelim nisi si pasojë e humbjes së parave të mëse 100.000 familjeve shqiptare në skemat piramidale ose firmat rentiere. Opozita e shfrytëzoi situatën duke i kthyer protestat nga protesta ekonomike në protesta politike. Dështimi i qeverisë dhe dezertimi i ushtarakëve bëri që shpejt i gjithë vendi të binte në duart e "Komiteteve të Shpëtimit" dhe të bandave kriminale. Ndërhyrja e ndërkombëtarëve erdhi me vonesë, në Prill, dhe ata (ndërkombëtarët) ishin shumë të përçarë lidhur me këtë situatë. Amerikanët ishin mbështetës të opozitës kurse europianët mbështetës të maxhorancës dhe Presidentit Berisha. Qendra absolute e rebelimit ishte qyteti i Vlorës, aty ku kishin qendrën e tyre kryesore shumica e firmave rentiere, por gjithashtu në Vlorë vepronin edhe klanet më të rrezikshme mafioze, gjë që çoi në përshkallëzimin e situatës në këtë qytet.
=== Situata politike para Lëvizjes ===
* 26 Maj 1996 : Mbahen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Me një rezultat të thellë fiton Partia Demokratike. Socialistët dhe ndërkombëtarët akuzojnë qeverinë për manipulime në këto zgjedhje. PS braktis proçesin e numërimit dhe bojkotojnë parlamentin.
* 20 Tetor 1996 : Mbahen zgjedhjet lokale. Sërish fiton Partia Demokratike. Socialistët sërish nuk pranojnë rezultatin. Situata politike rëndohet shumë. Vendi po shkon drejt një krize të shumëanshme.
=== Zona e Lëvizjes ===
Vlora, Tepelena, Gjirokastra, Saranda, Delvina, Ballshi, Fieri, Lushnja, Peqini, Elbasani, Përmeti, Skrapari, Berati, Gramshi, Korça, Erseka, Devolli, Librazhdi, Kuçova, Laçi, Kruja, Mati, Lezha, Shkodra, Tropoja, Dibra dhe Kukësi.
=== Janar 1997 ===
* 8-16 Janar 1997 : Falimentojnë me radhë skemat piramidale : "Kamberi", "Cenaj", "Silva", "Malvasia", "Kambo", "Grunjasi", "Dypero", "Bashkimi", "Beno", "Pogoni", "B&G", "Kobuzi", "Arkond", "Adelin", "A.Delon", "Agi", "M.Leka Company", "Global Limited Co." , "Çashku" dhe "Sudja". Qyteti më i goditur është Vlora, pasi aty kishin qendrën e tyre kryesore shumica e këtyre skemave. Qeveria nxiton dhe ngrin asetet e skemave të mbetura "VEFA Holding" dhe "Gjallica" (këto të dyja janë skemat më të mëdha). Shifra që të gjitha skemat piramidale kanë në zotërim është gjigande : 1,6 miliardë $ amerikanë.
Line 265 ⟶ 270:
* 2 Mars 1997 : Dorëhiqet qeveria e Aleksandër Meksit. Në Vlorë me mijëra armë godasin qiellin në shenjë fitoreje. Studentët i japin fund grevës së urisë. Parlamenti miraton shef të operacionit për rivendosjen e rendit, shefin e SHIK, Bashkim Gazideden. Menjëherë Gazidede urdhëron mbylljen e shkollave në mbarë vendin në një afat të pacaktuar. U vendosën gjithashtu kufizime ndaj shtypit dhe ndaj furnizimit me mallra konsumi të popullatës. Në Kavajë, bastion i PD, mbi 5000 veta vullnetarisht armatosen për të mbrojtur qytetin nga një sulm i mundshëm nga bandat e armatosura. Digjet në Tiranë nga persona të panjohur redaksia e gazetës "Koha Jonë". Agjencia italiane e lajmeve ANSA komentonte : "I gjithë skenari po shfaqet si një strategji politiko-ushtarake dhe jo si një manifestim spontan popullor. Për të mbledhur njerëzit tek Sheshi i Flamurit janë vënë në dispozicion për ditë të tëra makina të posaçme".
* 3 Mars 1997 : Sali Berisha rizgjidhet President i Republikës me votat e deputetëve të PD-së. Një zemërim i papërmajtur shpërthen në Vlorë dhe Tepelenë, qendrat kryesore të rebelimit. Komitetet ushtarake dhe bandat shpërthejnë pjesën e mbetur të depove dhe një valë e re shkatërrimesh dhe vrasjesh nis në mbarë Shqipërinë e Jugut. Plaçkitet nga një grup prej afro 100 vetësh kompleksi "Adipetrol" në Gjirokastër. Persona me maska marrin në dorë një anije luftarake dhe sulmojnë Sarandën, ku shkatërrojnë shumicën e institucioneve shtetërore atje. Në Kuçovë lëshohet alarmi i mungesës së bukës. Rimerret kontrolli i Fierit. Fillon çarmatimi i popullsisë së qytetit.
* 4 Mars 1997 : Në Vlorë vazhdon shpërthimi i depove. Nëpër pallate vendosen snajpera, kurse Ura e Mifolit bllokohet dhe minohet. Ngrihen kudo barrikada për të penguar hyrjen e ushtrisë dhe SHIK-ut. Në Shkodër ushtria kapitullon. Në Sarandë sulmohet marina dhe mijëra armë rrëmbehen. Bandat patrullojnë detin me anijet e marinës. Në Qafë-Gjashtë një agjent i SHIK digjet i gjallë, kurse njëri merret peng. Dy të tjerë arratisen. 50 ushtarë bashkohen me rebelët. 2 pilotë të Forcave Ajrore dezertojnë dhe shkojnë ne Itali. Formohet "Komiteti i Shpëtimit Publik të Vlorës". Ai fillon të veprojë si strikturë paralele duke kryer de-fakto një grusht shteti. Udhëheqësi i tij është Albert Shyti. Bashkëpunëtori kryesor i "Komitetit" është Myrteza Çaushi, i njohur si Zani "I forti i Vlorës". Shyti është i akuzuar për shpërndarjen e hartave të "Vorio-Epirit" dhe për ngritjen e flamurit grek në Himarë. Çaushi akuzohet për dhjetra vrasje, torturime, grabitje, përdhunime e deri në djegie personash. Nën shembullin e Vlorës fillojnë dhe krijohen "Komitete të Shpëtimit" kudo nëpër Shqipëri. Këto "Komitete" e veçanërisht ai i Vlorës janë përgjegjësit kryesorë për dënimet me vdekje ndaj figurave kryesore të shtetit.
* 5 Mars 1997 : Shpërthejnë depot në Memaliaj dhe në Tepelenë. Digjen godinat e policisë në këto qytete. TV grek "Mega" në lajmet e orës 14:00 (13:00 me orën tonë) deklaron : "Sot grupe të armatosura në Jug të Shqipërisë ngritën për herë të parë flamurin e Vorio Epirit. Ata kërkojnë ndarjen e pjesës së jugut nga pjesa tjetër e vendit duke filluar nga Tepelena, duke shpallur kështu edhe autonominë e jugut të Shqipërisë. Problemi i hershëm i Shqipërisë ka qenë ai Veri-Jug. Shqipëria ndahet në mes nga lumi Shkumbin i cili ka bërë ndarjen e vendit në bazë të përkatësisë fetare, dhe gjuhësore. Kështu kriza aktuale në Shqipëri është përqendruar në jug të vendit ku popullsia është greqishtfolëse".
* 6 Mars 1997 : Presidenti Berisha dhe partitë politike mblidhen në një tryezë dhe nënshkruajnë një deklaratë ku dënojnë shpërthimet e depove dhe bëjnë thirrje për dorëzim të armëve. 6 orë më vonë, zyrtarisht liderët e PS dhe PAD mohojnë çdo lloj përgjegjësie dhe obligimi ndaj kësaj deklarate që ata e kishin konsideruar "sukses politik". TV grek "Sky", lajmet e orës 17:00 (18:00 me orën tonë) : "Para disa minutash kanë dalë nga mbledhja krerët e grupeve të armatosura të Sarandës, të cilët kanë vendosur të sulmojne sonte në darkë Gjirokastrën. Ata nuk do t'i lëshojnë postoblloqet si dhe presin me padurim gjyqin e sotëm popullor që do tu bëhet tre robërve të kapur në sheshin kryesor të Sarandës të cilët thuhet se janë punonjës të SHIK-ut dhe me përkatsi veriore".
Line 295 ⟶ 300:
* 24 Korrik 1997 : Sali Berisha jep dorëheqjen nga posti i Presidencës. Ai kishte premtuar se në rast fitoreje të socialistëve ai do të largohej pasi nuk mund të bënte "bashkëjetesë institucionale" me ta. Rexhep Meidani zgjidhet President i Republikës me votat pro të socialistëve dhe të forcave të tjera në koalicionin qeveritar. Mijëra armë shurdojnë Tiranën për mëse një orë në shenjë gëzimi për largimin e Berishës, që ishte kërkesa kryesore e rebelëve. Rebelimi merr fund.
* 11 Gusht 1997 : Forcat ndërkombëtare largohen nga vendi.
=== Pas rebelimit ===
Bilanci i rebelimit është 200 milionë dollarë dëme materiale dhe mbi 3700 të vrarë e 5000 të plagosur.
*Bilanci Pasi rebelimit :është 200 milionë dollarë dëme materiale dhe mbi 3700 të vrarë e 5000 të plagosur.Filluan procese gjyqësore kundër bosëve të firmave rentiere. U dënuan në mungesë një pjesë e figurave kryesore të shtetit gjatë pushtetit të PD : Safet Zhulali, Agim Shehu, Bashkim Gazidede etj. Filluan procese gjyqësore kundër kapobandave të qyteteve të Shqipërisë së Jugut.
=== Numri i kreditorëve të 9 firmave kryesore piramidale ===
* Gjallica : 81.632 kreditorë
* VEFA : 59.005 kreditorë
* Cenaj : 19.078 kreditorë
* Kamberi : 13.241 kreditorë
* Sude : 12.991 kreditorë
* Beno : 10.793 kreditorë
* Silva : 4.490 kreditorë
* M.Leka : 2.464 kreditorë
* Global : 1.793 kreditorë
* Totali : 205.404 kreditorë
* Shënim : Nuk përfshihen në këtë listë kreditorët e afro 16 firmave të tjera. Numri i kreditorëve të tyre është afro 100.000 persona.
 
==Grushti i shtetit, 14-15 Shtator, 1998==