Lëvizjet antiqeveritare në Shqipëri: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 270:
* 2 Mars 1997 : Dorëhiqet qeveria e Aleksandër Meksit. Në Vlorë me mijëra armë godasin qiellin në shenjë fitoreje. Studentët i japin fund grevës së urisë. Parlamenti miraton shef të operacionit për rivendosjen e rendit, shefin e SHIK, Bashkim Gazideden. Menjëherë Gazidede urdhëron mbylljen e shkollave në mbarë vendin në një afat të pacaktuar. U vendosën gjithashtu kufizime ndaj shtypit dhe ndaj furnizimit me mallra konsumi të popullatës. Në Kavajë, bastion i PD, mbi 5000 veta vullnetarisht armatosen për të mbrojtur qytetin nga një sulm i mundshëm nga bandat e armatosura. Digjet në Tiranë nga persona të panjohur redaksia e gazetës "Koha Jonë". Agjencia italiane e lajmeve ANSA komentonte : "I gjithë skenari po shfaqet si një strategji politiko-ushtarake dhe jo si një manifestim spontan popullor. Për të mbledhur njerëzit tek Sheshi i Flamurit janë vënë në dispozicion për ditë të tëra makina të posaçme".
* 3 Mars 1997 : Sali Berisha rizgjidhet President i Republikës me votat e deputetëve të PD-së. Një zemërim i papërmajtur shpërthen në Vlorë dhe Tepelenë, qendrat kryesore të rebelimit. Komitetet ushtarake dhe bandat shpërthejnë pjesën e mbetur të depove dhe një valë e re shkatërrimesh dhe vrasjesh nis në mbarë Shqipërinë e Jugut. Digjet Qendra e Formimit Profesional në Vlorë, që kishte kushtuar 7 milionë $ amerikanë. Plaçkitet nga një grup prej afro 100 vetësh kompleksi "Adipetrol" në Gjirokastër. Persona me maska marrin në dorë një anije luftarake dhe sulmojnë Sarandën, ku shkatërrojnë shumicën e institucioneve shtetërore atje. Në Kuçovë lëshohet alarmi i mungesës së bukës. Rimerret kontrolli i Fierit. Fillon çarmatimi i popullsisë së qytetit.
* 4 Mars 1997 : Në Vlorë vazhdon shpërthimi i depove. Nëpër pallate vendosen snajpera, kurse Ura e Mifolit bllokohet dhe minohet. Ngrihen kudo barrikada për të penguar hyrjen e ushtrisë dhe SHIK-ut. Në Shkodër ushtria kapitullon. Studentët grevistë i japin fund grevës duke festuar me shampanjë në diskotekë. Mijëra studentë ndihen të zhgënjyer prej tyre. Në Sarandë sulmohet marina dhe mijëra armë rrëmbehen. Bandat patrullojnë detin me anijet e marinës. Saranda shpall autonominë duke deklaruar se në këtë zonë banojnë 20.000 grekë. Në Qafë-Gjashtë një agjent i SHIK digjet i gjallë, kurse njëri merret peng. Dy të tjerë arratisen. 50 ushtarë bashkohen me rebelët. 2 pilotë të Forcave Ajrore dezertojnë dhe shkojnë ne Itali. Formohet "Komiteti i Shpëtimit Publik të Vlorës". Ai fillon të veprojë si strikturë paralele duke kryer de-fakto një grusht shteti. Udhëheqësi i tij është Albert Shyti. Bashkëpunëtori kryesor i "Komitetit" është Myrteza Çaushi, i njohur si Zani "I forti i Vlorës". Nën shembullin e Vlorës fillojnë dhe krijohen "Komitete të Shpëtimit" kudo nëpër Shqipëri. Këto "Komitete" e veçanërisht ai i Vlorës janë përgjegjësit kryesorë për dënimet me vdekje ndaj figurave kryesore të shtetit.
* 5 Mars 1997 : Shpërthejnë depot në Memaliaj dhe në Tepelenë. Digjen godinat e policisë në këto qytete. TV grek "Mega" në lajmet e orës 14:00 (13:00 me orën tonë) deklaron : "Sot grupe të armatosura në Jug të Shqipërisë ngritën për herë të parë flamurin e Vorio Epirit. Ata kërkojnë ndarjen e pjesës së jugut nga pjesa tjetër e vendit duke filluar nga Tepelena, duke shpallur kështu edhe autonominë e jugut të Shqipërisë. Problemi i hershëm i Shqipërisë ka qenë ai Veri-Jug. Shqipëria ndahet në mes nga lumi Shkumbin i cili ka bërë ndarjen e vendit në bazë të përkatësisë fetare, dhe gjuhësore. Kështu kriza aktuale në Shqipëri është përqendruar në jug të vendit ku popullsia është greqishtfolëse".
* 6 Mars 1997 : Presidenti Berisha dhe partitë politike mblidhen në një tryezë dhe nënshkruajnë një deklaratë ku dënojnë shpërthimet e depove dhe bëjnë thirrje për dorëzim të armëve. 6 orë më vonë, zyrtarisht liderët e PS dhe PAD mohojnë çdo lloj përgjegjësie dhe obligimi ndaj kësaj deklarate që ata e kishin konsideruar "sukses politik". TV grek "Sky", lajmet e orës 17:00 (18:00 me orën tonë) : "Para disa minutash kanë dalë nga mbledhja krerët e grupeve të armatosura të Sarandës, të cilët kanë vendosur të sulmojne sonte në darkë Gjirokastrën. Ata nuk do t'i lëshojnë postoblloqet si dhe presin me padurim gjyqin e sotëm popullor që do tu bëhet tre robërve të kapur në sheshin kryesor të Sarandës të cilët thuhet se janë punonjës të SHIK-ut dhe me përkatsi veriore".