Gjendja agregate: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 12:
 
Procesi i avullimit me nxehje të drejtpërdrejtë, i shoqëruar me flluska ajri, quhet valim dhe fillon në çastin kur shtypja e avullit bëhet e barabartë me shtypjen atmosferike. Lëngjet e ndryshme valojnë në temperatura të caktuara, për shembull uji në shtypje normale valon në temperaturën 100°C. Në kushte normale atmosferike, temperatura e valimit quhet pikë vallimi dhe varet nga materiali i enës, pastërtia e lëngut, lloji i gazit të tretur në lëng dhe nga natyra e lëngut. Me rënie të shtypjes bie edhe temperatura e valimit. Këtë më së miri e dinë të gjithë ata që kanëkaluar pushimet në male të larta, ku mbretëron shtypje me e ulëtatmosferike, ku uji do të valojë në temperaturë më të ulët se 100°C dhe ushqimi duhet të zihet shumë më gjatë se në ultësira, apo gati nuk zihet fare.
 
Meqë valimi kryhet në temperatura të ulëta, gjellës nuk i jepet temperaturë e nevojshme për zierje. Por, me rritjen e shtypjes, rritet edhe pika e valimit të ujit që ka zbatim të gjerë në termoteknikë, në sterilizimin e instrumenteve sanitare dhe në dezinfektimin e rrobave. Në enët e mbyllura hermetikisht, ushqimi zihet shumë më shpejt se në enët e hapura, sepse në to, duke rritur shtypjen, e rrisim edhe temperaturën e valimit.
 
[[als:Aggregatszustand]]