Muharrem Bajraktari: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 43:
Pas dështimit të grushtit të shtetit të qershorit 1924, Ahmet Zogu u rikthye në pushtet. Qeveria e re e ndau vendin në 4 zona ushtarake.Muharrem Bajraktari,në atë kohë Komandant i Xhandarmërisë së Prefekturës së Kosovës, u rrit në detyrë si Komandant i Zonës Veriore me qendër në [[Peshkopi]]. Në drejtimin e këtij institucioni, Muharrem Bajraktari eleminoi në mënyrë efektive të gjitha bandat e armatosura që trazonin jetën e banorëve të kësaj zone.
 
Një pjesë e këtyre bandave ishin mbeturinat e regjimit të Nolit, disa të tjera futeshin në Shqipëri me udhëzime nga Jugosllavia, kurse të tjerat ishin banda kriminale që terrorizonin banorët e zonave veriore. Keshtu, Muharrem Bajraktari i eleminoi të gjitha këto banda. Është i famshëm eleminimi i bandave të krahinës së Dukagjinit në Shkodër dhe eleminimi i bandave të [[Tropojë]]s të udhëhequra nga Bajram Curri. Por Muharremi vazhdonte luftën e tij kundër të gjithë armiqve të shtetit dhe të popullit shqiptar. Viti 1925, pra doli si viti i eleminimit të bandave të armatosura. Viti [[1926]] qe një vit i qetë derisa në [[Dukagjini|Dukagjin]] të [[Shkodra|Shkodrës]] një klerik i quajtur dom Loro Caka në nëntor ngriti popullsinë e zonës në kryengritje. Megjithëse u shtyp shpejt me ndihmen edhe të forcave të Muharrem Bajraktarit, kjo kryengritje la gjurmë të thella, pasi tregoi se agjentura serbe ende vepronte fuqishëm në Shqipëri.
 
=== Muharrem Bajraktari, Komandant i Xhandarmërisë Shqiptare, [[1927]]-[[1932]] ===