Pulti (krahinë): Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
Faqe e re: Pulti është shumë i hershëm, shumë më i hershëm se sa Principata e Dukagjinit. Pulti, shtrihej në hapsirën: Në Veri deri në Plav, në Lindje deri në kufi me Prizrenin dhe ku b...
 
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 1:
Krahina e Pultit gjeografikisht sot përmblidhet:Qafë Thanë, Qafa e Bishkasit, Qafa e Malit të Shoshit e Qafa e Boshit.
 
Pulti është shumë i hershëm, shumë më i hershëm se sa Principata e Dukagjinit. Pulti, shtrihej në hapsirën: Në Veri deri në Plav, në Lindje deri në kufi me Prizrenin dhe ku bashkohen lumi i Fanit te Madh dhe Fanit te Vogel, në Jug deri në kufi me Lezhë, dhe në Përëndim, perfshi luginen e Cemit. Ky territor, nga disa të huaj, ka ketë emrim që nga shekulli i II. Kalatë apo qytezat, që njihen sot, si: Mauriqi(Dakaj), Plani, Kiri, Mgulla, Molla, Kabashi, T’pla të Krasniqes, Anikena, Varkuni, Lopçi, Shati, Deja, Sarda, Gradeci, Mokseti, e të tjerë, në të cilat kanë mbetur pak mbeturina, janë që në kohën e romakëve, mos me heret(Ne vitin 2007, ne fshatin Theth, eshte zbuluar nje vendbanim i kohes se Bronxit, ndoshta dhe 3 000 vjet para l. Krishtit), të cilat tregojnë për qytetërimin e banorëve të kësaj shtrirje gjeografike dhe përpjekjet e tyre për të ruajtur lirinë. Pulti ishte i ndarë në dy pjesë. Pulti i Vogël, ose i Poshtëm, ose Pulatum Minorum(Inferoir), herët me qendër në [[Shurdhahu|Sarda]]. Pulti i Madh, ose i Epër, ose Pulatum Maiorum(Superior), herët, ne qendër në T’pla të Krasniqes. Pulti i Madh (Epërm), shtrihej në të gjitha vendet malore, prej qafës së Bashkasit dhe deri në Pejë, në kufi me Prizrenin dhe përgjatë krahut të djathtë të lumit Drin. Me krijimin e principatës së Pultit, me sundimatar, dinastinë e Spanëve, Pulti përsëri u nda në dy pjesë. Pulti i Vogël, me qendër në Dakaj, shtrihej: në Jug - qafa e Beshkasit; ne Veri – qafa e Ndermajës; në lindje - deri në krahun e djathtë të lumit Drin, dhe në Përëndim, deri në luginen e Përrojit të Thatë. Pulti i Madh, me qendër në T’pla të Krasniqes, shtrihej: në jug - qafa e Ndërmajës; ne Veri - Pejë; në Lindje - deri në kufi me Prizrenin dhe në Përendim - deri në bjeshkët e Valbonës. Pulti, erdhi duke u ngushtuar, duke mbetur në këtë pjesë Krasniqja dhe Gashi, deri sa edhe këto, me krijimin e sanxhaqeve, pas pushtimit turk, kaluan në vartësi të sanxhakut të Dukagjinëve, me qendër në Pejë. Kjo trevë, me pushtimin turk, quhej me toponomin “Spanet” ose “Shpanet”, ose “Petershpanet” në emër të dinastisë së Spanëve. Pavarësisht nga lëvizjet e popullates, brenda trevës së Pultit, nga emërimet e ndryshme që kanë marrë pjesë të kësaj shtrirjeje gjeografike, në mesjetën e hershme, të mesme dhe të vonshme, si dhe sot, ajo është popullsi pultinase. Populli i kësaj treve, në gjithë historinë e tij, ka treguar vlera të larta atdhedashurie, kulture, tolerance e bashkëjetese. Burrat dhe gratë kanë marrë pjesë në të gjitha momentet kulmore të fatit të Arbërisë (Shqipërisë), që në lashtësi dhe deri në ditët e sotshme.