Shahin Kolonja: Dallime mes rishikimesh
[redaktim i pashqyrtuar] | [redaktim i pashqyrtuar] |
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute) No edit summary |
Hatake (diskuto | kontribute) No edit summary |
||
Rreshti 1:
Shahin Kolonja ishte një patriot i shquar shqiptar, aktivist i përpjesëtimeve kombëtare, me kontribut të jashtëzakonshëm për Rilindjen shqiptare. Ka lindur në vitin 1865 në fshatin Starje, të [[Qarku i Kolonjës|rrethit të Kolonjës]]. Ka mbaruar arsim fillestar në [[Korçë]] arsim të mesëm dhe shkencë juridike në [[Stamboll]] në vitin 1895. Merita më e madhe e Shahin Kolonjës për Rilindjen shqiptare ishte puna e tij si botues dhe kryeredaktor i gazetës “Drita” nga viti 1901 deri në vitin 1908, që dilte nën moton “Shqipëria e shqiptarëve”. Ajo ishte një gazetë demokratike dhe patriotike dhe luajti një rol të madh për aktivizimin e lëvizjes nacional-çlirimtare shqiptare. Duke mbajtur lidhje me aktivistë të shquar në Shqipëri dhe në kolonitë shqiptare në vende të ndryshme Shahin Kolonja në faqet e gazetës “Drita” pasqyronte luftën dhe përvijonte detyrat që qëndronin para patriotëve shqiptarë. Jepte shumë ide dhe propozime të reja. Personalisht Shahin Kolonja mori pjesë në veprimtarinë e patriotëve shqiptarë në Shqipëri ose në vendet fqinje. Ai luajti një rol udhëheqës në klubin “Bashkimi” në Manastir, krahas Gjergj Kirijazit. Bashkë me [[
|