Content deleted Content added
Faqe e re: Anaksimandri (Miles 610-547 para Krishtit) ishte një filozof jonian. Nxënës i Talesit, zuri vendin e tij në krye të shkollës joniane, në MIles. Nga ai na kanë mbetur vetëm disa f...
(Pa ndryshime)

Versioni i datës 20 gusht 2010 16:05

Anaksimandri (Miles 610-547 para Krishtit) ishte një filozof jonian. Nxënës i Talesit, zuri vendin e tij në krye të shkollës joniane, në MIles. Nga ai na kanë mbetur vetëm disa fragmente të parëndësishme. Por ka qenë i pari që ka hartuar një hartë të botës dhe që pranon se yjet sillen rrotull rreth yllit polar. Ai shpjegon botën që e quan pafundësia (apeiron), duke u nisur nga ndarja e të kundërtave (si e nxehta dhe e ftohta, e thata dhe e lagështa) që, kur shfaqen, s'bëjnë gjëtjetër veçse ndahen. Çdo lindje është ndarje e të kundërtave; çdo vdekje, një kthim drejt bashkimit në pafundësi. Këto koncepte u paraprijnë koncepteve të Heraklitit. Anaksimandri bashkë me tre filozofë të tjerë të shkollës joniane (Talesin, Anaksimenin dhe Anaksagorën) shënojnë fillimet e shkencës greke, domethënë të shkencës perëndimore në tërësi.