[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 81:
*Dinastia e mytesarrifëve të Prizrenit, Rrotullajt: Kjo familje ishte me origjinë nga fshati Tejdrinë. Ata sunduan si mytesarrifë të Prizrenit nga viti 1747 deri në vitin 1843. I pari i kësaj familjeje Salih Zajmi kishte luftuar në luftën e Kretës dhe në vitin 1667 kishte marrë një titull nga sadriazami Fadil-Ahmet pashë Qypërliu. Më pas nipi i tij Sali Pasha fitoi në vitin 1747 titullin Pashë dhe u emërua sanxhabe i Prizrenit. Në këtë pozitë ndenji deri në vitin 1750. Pas tij vjen djali i tij i parë Emrullah Pasha (qe vrarë nga pashai i Shkodrës më 1774) dhe djali i dytë Ismail Pasha (sanxhakbeg i Prizrenit në vitet 1774-1786). Më pas vjen djali i parë i Emrullahut, Tahir Pasha që sundoi nga 1786 deri në vitin 1795. Pastaj vjen djali i dytë i Emrullahut, Rustem Pasha që sundoi në periudhën 1795-1800. Pastaj vijnë djemtë e Tahir Pashës, Said Pasha (periudha e sundimit 1805-1815), Mahmut Pasha, më i madhi i kësaj dinastie (periudha e sundimit 1819-1836), u vra nga Sulltani, dhe në fund vjen Emin Pasha i cili sundoi deri në vitin 1843 kur vdiq.
*Rrotullajt bënë shumë ndërtime në Prizren, kryesisht me karakter fetar. Tahir Pasha ndërtoi një Medrese (1794) në Prizren, Mahmut Pasha ndërtoi 3 xhami (1828-1833), 1 medrese (1806-1831) dhe Kullën e Sahatit (1816), të gjitha këto në Prizren. Gjithashtu ai ndërtoi edhe Kullën e Sahatit në Rahovec (1791) dhe një tjetër në Mamushë (1815). Emin Pasha ka ndërtuar një xhami (1831) dhe një medrese (1855-1856), të dyja në Prizren.
*Muharrem Bajraktari: Lindi në Domaj të Bicajve në vitin 1894. Ushtarak, politikan, burrë shteti, nacionalist me famë kombëtare dhe luftëtar për Shqipërinë Etnike dhe Demokratike. Mbaroi Akademinë Ushtarake të Vjenës (1917-1918). Mbështetës i krahut të djathtë të Ahmet Zogut. Pjesëmarrës aktiv në Triumfin e Legalitetit (Dhjetor 1924). Anëtar i gjyqit ushtarak të Shkodrës, Komandant i Zonës Ushtarake me qendër në Peshkopi (1925-1927), Komandant i Xhandarmërisë Shqiptare (1927-1932) dhe Adjutant i Mbretit Zog (1932-1934). Kontribuoi në vendosjen e rendit dhe qetësisë në Shqipërinë e trazuar. Ishte udhëheqësi i krahinës së Lumës, Hasit dhe Dibrës në Luftën e Dytë Botërore kundër pushtuesit fashist, nazist dhe kundër diktaturës komuniste. Në emigrim ishte anëtar i kryesisë së organizatës "Shqipëria e Lirë". Vdiq në Bruksel, Belgjikë në vitin 1989.
*Tahir Kolgjini: Lindi në Lusën në vitin 1903. Kreu studimet në Stamboll. Mësues në Lumë, sekretar gjyqi në Himarë dhe pas një internimi në Porto-Romano shkrues publik. Gjatë Luftës II Botërore qe kryetar bashkie në Kukës dhe Prizren, zv.prefekt dhe prefekt në Kukës dhe Prishtinë, Gjirokastër dhe Shkodër. Për pak kohë ishte edhe Drejtor i Përgjithshëm i Policisë Shqiptare. Pas lufte kaloi në emigrim në Austri, Itali e në fund Turqi. Shkroi apologjinë "Të vërteta shqiptaro-greke" (1968) që denoncon përpjekjet shoviniste greke për aneksimin e Shqipërisë së Jugut, librin "Luma dhe luftat e saj" (1969) dhe monografinë "Esat Pashë Toptani dhe akuzat që i bahen" (1977). Tahir Kolgjini ishte njohës shumë i mirë i të drejtës zakonore shqiptare.
*Jemin Gjana: Mbaroi Fakultetin e Ekonomisë Agrare. Anëtar i Këshillit Kombëtar të PDSH në mënyrë të vazhdueshme. Anëtar i kryesisë së PDSH në vitet 1997-2005, nënkryetar i PDSH në vitet 1999-2001 dhe Sekretar Organizativ nga 2005 në vazhdim. Ka kryer detyra të ndryshme në Kuvend si Kryetar i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave. Kryetar i Grupit Parlamentar të PDSH. Bashkëkryetar i Komisionit Parlamentar dypalësh për reformën Zgjedhore. Ministër i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit në vitet 2005-2009.