Liturgjia bizantine: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Faqe e re: Liturgjia Hyjnore është akti i mbledhjes së pjesëtarëve të komunitetit të krishterë orthodhoks dhe veprimi i përbashkët i tyre, për adhurim, për t’u lutur, për të këndua...
 
No edit summary
Rreshti 1:
 
Liturgjia Hyjnore është akti i mbledhjes së pjesëtarëve të komunitetit të krishterë orthodhoks dhe veprimi i përbashkët i tyre, për adhurim, për t’u lutur, për të kënduar dhe për të dëgjuar Fjalën e Perëndisë, për të blatuar dhuratat me falënderime në Krishtin e për të pasur përvojën e gjallë të mbretërisë së përjetshme të Perëndisë, nëpërmjet Kungimit me Krishtin. Liturgjia Hyjnore quhet edhe Meshë Hyjnore, por fjala Liturgji, që do të thotë veprim i përbashkët, e shpreh më të plotë kuptimin.
Liturgjia gjithmonë është rishfaqje e Krishtit të Ngjallur tek besimtarët, zbritje e Shpirtit jetëbërës si dhe Eukaristi (Falënderim). Eukaristia është ngrënia e shenjtë e Trupit dhe Gjakut të Krishtit, Darka e Zotit, si dhe i gjithë akti i mbledhjes adhuruese, si falënderim ndaj Perëndisë në Krishtin e në Shpirtin e Shenjtë për gjithçka që Ai ka bërë për krijimin dhe shpëtimin e botës. Pra, pjesëmarrja dhe bashkëpërjetimi mistik i njerëzve me Perëndinë dhe midis tyre është kuptimi i Banketit të Zotit.
Line 13 ⟶ 12:
Pjesa e dytë është Flijimi Eukaristik, që e ka origjinën në Dhiatën e Vjetër: në adhurimin në Tempullin e Solomonit, në flijimet priftërore të popullit të Izraelit dhe në ngjarjen shpëtimtare të Pashkës. Dhe në Dhiatën e Re: në ngjarjen shpëtimtare të Jisu Krishtit, të vetmit Kryeprift të madh, i Cili është gjithashtu edhe Qengji i Perëndisë, i therur për shpëtimin e botës, Pashka e Re. Në Liturgjinë Hyjnore besimtarët e krishterë marrin pjesë në blatimin e vullnetshëm të Krishtit. Kjo pjesë përmban kryerjen e misterit të Falënderimit Hyjnor (Eukaristisë) dhe karakterizohet si “Liturgjia e Misterit”.
 
'''I - LITURGJIA E FJALËS (MBLEDHJA)'''
 
''Paqësoret'' “Me paqe le t’i lutemi Zotit...”. Janë një grup kërkesash lutëse që përfshijnë gjithçka që bëhet për çdo njeri dhe për çdo gjë, për shpëtimin e shpirtrave dhe trupave tanë, për ata që janë të pranishëm dhe jo, për Kishën, institucionet shtetërore dhe popullin, për begatinë, prodhimet ushqimore, për udhëtarët, të sëmurët, vuajtësit, robërit etj. Emërtohen paqësore për arsye të fillimit të kërkesave të para “Me paqe...”.
 
''Antifonet.'' Janë vargje psalmesh me refrenet “Me ndërmjetimet e Hyjlindëses...”, “Shpëtona, o i Biri Perëndisë...”, përlëshorja (himni) e Ngjalljes ose e shenjtit të ditës. Në manastire antifonet mund të jenë dy psalme dhe Lumërimet. Antifonet janë parapërgatitje për adhurimin në vazhdim. Liturgjia Hyjnore ka tri antifone.
 
''Hyrja e Vogël.'' Është procesioni solemn i klerit celebrues drejt Tryezës së Shenjtë, i udhëhequr nga Ungjilli. Kryhet gjatë këndimit të përlëshores së ditës, ku kleri del nga dera e veriut, përshkon shkurt kishën, psal në mes “Ejani t’i falemi...” dhe pastaj hyn nga dera qendrore e ikonostasit.
Hyrja është lëvizja e tërë Kishës, nëpërmjet Jisu Krishtit, Kreut të Saj, e përfaqësuar nga kleri celebrues. Kjo lëvizje mundësohet nga Ungjilli i Krishtit, i cili është Rruga për në Mbretërinë e Perëndisë. Hyrja në këtë Mbretëri realizohet vetëm duke ndjekur Jisu Krishtin, Fjalën e Gjallë të Perëndisë së mishëruar (Joani 1:1-18), duke përmbushur porositë e shpallura në Ungjillin e Tij. Pas Hyrjes në Hierore këndohet Himni Trishenjtor i engjëjve “Shenjt Perëndi! Shenjt i Fuqishëm! Shenjt i Pavdekshëm! Mëshirona!”(Isaia 6:1-5). Ky himn i hershëm i është kushtuar Trinisë së Shenjtë.
 
'''''Leximet (Apostulli dhe Ungjilli).''''' Janë fragmente biblike nga Dhiata e Re, të përcaktuara nga Kisha për çdo ditë (shih kalendarin që mbani në duar) dhe thuhen me pak melodi. Vetë Perëndia po i mëson njerëzit, me anë të Krishtit dhe Shpirtit të Shenjtë. Ai është me ta në Kishë, duke e zbuluar kështu Vetveten dhe Vullnetin e Tij hyjnor dhe duke shpallur Lajmin e Mirë për shpëtimin e njerëzimit.
 
''Lutja e Gjerë'' “Le të themi të gjithë...”. Është një grup kërkesash lutëse specifike, ku Kisha lutet për klerin dhe popullin, për mëshirë, jetë, paqe etj., për nevojat e popullit që banon në atë vend, për të fjeturit, si edhe për “ata që sjellin pemë (fryte) dhe bëjnë punë të mira në këtë kishë të shenjtë...”.
Pas mbarimit të Lutjes së Gjerë bëhet një lutje për katikumenët (të papagëzuarit që marrin mësime katekizmi), ku i kërkohet Perëndisë që t’u mësojë Ungjillin e së Vërtetës, t’i bashkojë me Kishën e Shenjtë dhe që “në kohën e duhur t’i bëjë të denjë për banjën e rilindjes, për ndjesën e mëkateve dhe për rrobën e mosprishjes”. Pastaj, ata përlëshohen prej Liturgjisë Hyjnore, meqenëse nuk janë të pagëzuar dhe nuk mund të kungohen me dhuratat eukaristike.
Më pas thuhen dy lutje për besimtarët e pagëzuar, tashmë anëtarë të Kishës, që Perëndia t’i bëjë të denjë të blatojnë dhe të kungohen me dhuratat eukaristike.
'''
 
II - LITURGJIA E MISTERIT (EUKARISTIA)'''
 
Hyrja e Madhe. Është procesioni solemn i klerit celebrues që ofron dhuratat e bukës dhe verës, në disk dhe kupë (potir), nga Tryeza e Blatës (Proskomidhisë) rrotull kishës dhe nëpërmjet derës qendrore të ikonostasit në Tryezën e Shenjtë (Altar). Pak përpara këtij procesioni populli këndon Himnin Keruvik, ndërkohë prifti thotë një uratë dhe temjanis Tryezën e Shenjtë, ikonat dhe popullin. Ky himn lavdërimi nxit besimtarët që të largojnë çdo kujdes për jetën gjatë orës së Liturgjisë, ku më pas buka dhe vera do të shenjtërohen.