Liturgjia bizantine: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 5:
Bëhet fjalë për një pasuri shumë të madhe adhuruese.
 
* * *
 
Liturgjia Hyjnore është akti i mbledhjes së pjesëtarëve të komunitetit të krishterë orthodhoks dhe veprimi i përbashkët i tyre, për adhurim, për t’u lutur, për të kënduar dhe për të dëgjuar Fjalën e Perëndisë, për të blatuar dhuratat me falënderime në Krishtin e për të pasur përvojën e gjallë të mbretërisë së përjetshme të Perëndisë, nëpërmjet Kungimit me Krishtin. Liturgjia Hyjnore [Thía Liturgjía] quhet edhe Meshë Hyjnore [Divinae Missa].
Line 11 ⟶ 10:
Liturgjia Hyjnore është misteri qendror dhe më kryesor i Kishës, është vetë jeta, shtimi dhe përsosja e saj në Krishtin. Të gjitha shërbesat dhe misteret e shenjta të parapërgatitin për pjesëmarrjen në të dhe përsosen me anë të saj.
 
* * *
 
Si pikënisje ka Darkën Mistike të Zotit, gjatë së cilës vetë Jisu Krishti, e kreu duke ofruar Trupin e Tij në ngrënie dhe Gjakun e Tij në pirje për shpëtimin dhe shenjtërimin e njerëzve, “për ndjesë të mëkateve dhe për jetën e amshuar”.
Line 19 ⟶ 17:
Kështu, kur në shek. IV u shkrua kjo traditë, dolën tekste të ndryshme liturgjish, që ose mbajnë emrin e shkruesve (Etër të Kishës), ose, për arsye të lashtësisë së tyre, iu dha emri i apostujve themelues të kishave, prej të cilëve fillonte tradita liturgjike e çdo kishe vendore. Këto tekste evoluuan përmes shekujve dhe pranuan shtesa ose heqje gjatë periudhave të ndryshme e gjer më sot. Por në esencë mbetën besnikë në traditën fillestare dhe në bërthamën që u kristalizua gjatë shek. IV dhe V.
 
* * *
 
Liturgjia Hyjnore kryhet gjithmonë të Dielën - Ditën e Zotit, që është dita e Ngjalljes së Krishtit dhe dita e parë e krijimit. Gjithashtu ajo kryhet edhe në ditët e festave (kremteve) të veçanta, por edhe çdo ditë.
Line 25 ⟶ 22:
Në të kemi dialog të klerit me popullin dhe në momente të caktuara kemi qëndrim të përcaktuar lutësor, si “Urtësi; drejt”, “Kryet tanë le t’ia ulim Zotit” etj.
 
* * *
 
Liturgjitë Hyjnore kryesore që kryhen nga Kisha Orthodhokse janë: Liturgjia e Shën Joan Gojartit, që është më e përdorura, Liturgjia e Shën Vasilit të Madh, që kryhet vetëm dhjetë herë në vit, Liturgjia e Dhuratave të Parashenjtëruara, që kryhet gjatë ditëve të Kreshmës së Madhe, përveç të Shtunës e të Dielës.
 
* * *
 
Liturgjitë fillojnë me thirrjen e priftit: “E bekuar është Mbretëria e Atit, e Birit dhe e Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve”. Mbretëria e Perëndisë, që erdhi në botë nëpërmjet Jisu Krishtit, Birit të Perëndisë. Kjo është jeta e përjetshme, që Krishti u dha njerëzve me Mishërimin, Kryqëzimin dhe Ngjalljen e Tij, jeta e bashkuar me Trininë e Shenjtë. Jeta e përjetshme është edhe qëllimi i ftesës së pagëzimit të të krishterëve.