Liturgjia bizantine: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 6:
 
 
Liturgjia Hyjnore është akti i mbledhjes së pjesëtarëve të komunitetit të krishterë orthodhoks dhe veprimi i përbashkët i tyre, për adhurim, për t’u lutur, për të kënduar dhe për të dëgjuar Fjalën e Perëndisë, për të blatuar dhuratat me falënderime në Krishtin e për të pasur përvojën e gjallë të mbretërisë së përjetshme të Perëndisë, nëpërmjet Kungimit me Krishtin. Liturgjia Hyjnore [Θεία Λειτουργία - Thía Liturgjía] quhet edhe Meshë Hyjnore [Divinae Missa].
Liturgjia gjithmonë është rishfaqje e Krishtit të Ngjallur tek besimtarët, zbritje e Shpirtit jetëbërës si dhe Eukaristi (Falënderim). Eukaristia është ngrënia e shenjtë e Trupit dhe Gjakut të Krishtit, Darka Mistike e Zotit, si dhe i gjithë akti i mbledhjes adhuruese, si falënderim ndaj Perëndisë në Krishtin e në Shpirtin e Shenjtë për gjithçka që Ai ka bërë për krijimin dhe shpëtimin e botës. Pra, pjesëmarrja dhe bashkëpërjetimi mistik i njerëzve me Perëndinë dhe midis tyre është kuptimi i Banketit të Zotit. Aq i madh është ky mister saqë ne nuk mund ta shprehim dot, por vetëm falënderojmë Zotin.
Liturgjia Hyjnore është misteri qendror dhe më kryesor i Kishës, është vetë jeta, shtimi dhe përsosja e saj në Krishtin. Të gjitha shërbesat dhe misteret e shenjta të parapërgatitin për pjesëmarrjen në të dhe përsosen me anë të saj.