Ndryshimi mes inspektimeve të "Turizmi në Elbasan"

=== Monumenti i Isuf Myzyrit ===
Figurë skulpturale në lulishten pranë sheshit “I Maji”, në qytetin e Elbasanit, e përuruar më 14 mars 2002 me rastin e 121 vjetorit të lindjes së Isuf Myzyrit. [[Figura:Mjeshtri i madh Isuf Myzyri.jpg|thumb|right|250px|Mjeshtri i madh Isuf Myzyri]]
Është vepër e skulptorit nga Tirana Artan Peqini. Figura qëndron e vendosur mbi një kub të thjeshtë të veshur me mermer gri Brenda një përcele me lule, midis trotuarit përballë kryqëzimit të rrugëve. Në sfond të figurës ndodhen godinat e institucioneve qendrore-administrative të qytetit. Skulptura i kushtohet këngëtarit popullor, qytetarit të nderuar të qytetit, artistit të popullit Isuf Myzuri, i cili krijoi një fond të gjerë të këngës qytetare elbasanas të shek. XX, me vargje dhe melodi të krijuara nga ai vetë dhe të mbështetura në motivet e jetës së përditshme të kohës që jetoi. Figura e bronztë është paraqitur me [[violinë]] në dorë dhe poshtë faqes së majtë duke u përulur përballë publikut që e duartroket. Kjo skulpturë e realizuar në bronz ka madhësinë natyrale me përmasat e njeriut.
 
=== Urat Antike ===
Anonymous user