Ndryshimi mes inspektimeve të "Turizmi në Elbasan"

1.435 bytes removed ,  10 vjet më parë
Vojvodë, pret çdo ditë me qindra qytetarë, të cilët kohët e
fundit edhe kujdesen për të.
 
=== Monumenti i Konstantin Kristoforidhit ===
Kjo është një vepër e rëndësishme e skulpturës monumentale shqiptare e ngritur pas v. 1960, [[Figura:Busti I Kostandin Kristoforidhit.jpg|thumb|right|250px|Busti i Kostandin Kristoforidhit]] punuar nga skulptorët Kristaq Rama dhe Mumtaz Dhrami, e përuruar më [[24 nëntor]] [[1962]], në lulishten me të njëjtin emër, në krah të shëtitores kryesore të qytetit, ku krijon një kompleks unik me torrën lindore të kalasë dhe godinën e teatrit Skampa në kryqëzim me rrugën e Universitetit. Kjo hapësirë është me një pamje prezantuese për qytetin e Elbasanit. Figura është e kompozuar ulur dhe është vendosur mbi një kub të thishte dhe të veshur me mermer të bardhë e me sfond të rrethuar nga pishat. Monumenti i është kushtuar babait të gjuhës shqipe që i parapriu kërkesave të popullit shqiptar për dije, liri dhe mëvetësi kombëtare. Kostandin Kristoforidhi është ulur, me librin e abetares përpara mbështetur mbi gjunjë, ndërsa shikimin e tret larg në përfytyrimin e historisë që do të rrjedhë më pas, mbi kombin shqiptar. Është realizuar me stil realist-dekorativ në modelimin e sipërfaqeve të figurës, me plastikë të qetë. Skulptura prezanton njëkohësisht aktivitetin e rilindësve elbasanas në shërbim të pavarësisë kombëtare dhe me frymën stilistike të kohës, kur u ngrit kjo vepër skulpturale.
 
===Monumenti i Aqif Pashë Bicakut===