Ndryshimi mes inspektimeve të "Turizmi në Elbasan"

4.863 bytes removed ,  10 vjet më parë
 
=== Teqja e Madhe (1803) ===
Qendra Bektashiane në Elbasan është themeluar nga dy shenjtorë të tyre, Fakri e Xhefai Babai. Fakriu rrjedh nga fisi timuri i cili sot quhet Hajrullau, ndërsa fisi Xhefai rrjedh nga fisi i Haskajve që ekzistojnë dhe në fund shekullin XX. Baballarët të cilët kanë drejtuar T. M. kanë qenë nga familje të njohura të këtij qyteti, si familja Balza, Ekmekçiu dhe veçanërisht nga familja Dedei, pesë pjesëtarë prej së cilës kanë drejtuar e rindërtuar Teqen e Madhe gjatë v. 1874 – 1962. Në këtë teqe të vendosur në të majtë të rrugës nacionale Elbasan – Korçë në kodrën e bukur të qytetit kanë shërbyer me përkushtim deri në v. 1967 12 baballarë. Themeluesi i T. M. të Elbasanit është Fakri Mustafa Babai. Ai e themeloi në v. 1803. Veprimtaria e saj e gjithanëshme patriotike, kulturore dhe shpirtërore bëri që populli ta quajë me emrin “Teqja e Madhe”. Me thirrje dhe kërkesën e bërë nga Fakri Mustafa Babai erdhi në Elbasan Xhefai Ibrahim Babai. Të dy në bashkëpunim me njëri – tjetrin themeluan Teqen bektashiane e cila mori emrin e tyre, Teqja “Fakri Xhefai Babai” Xhefai Ibraim Babai ka qenë dervish i Qemaledin Shemin Ibrahim Babait të Fushë Krujës. Në v. 1826 me prishjen e Teqes nga autoritetet osmane largohet nga Elbasani dhe shkojnë mysafir në fshatin Luz i Madh të Kavajës, në shtëpinë e Ibrahim Xhanit, në familjen e Hysajve. Kjo familje i premtoi se jeta e tij ishte e sigurtë në këtë shtëpi nga ndjekjet dhe persekutimet e qeveritarëve osmanë. Xhefai Babai në Frashëer qendroi tre vjet. Në v. 1829 kthehet në Elbasan në shtëpinë e motrës së tij. Këtu kaloi pak kohë dhe ndërroi jetë. Një rol të rëndësishëm në drejtimin e teqes ka luajtur dijetari i shquar Ali Baba Dedei. Ai e drejtoi teqen në v. 1874-1897, për 23 vjet me radhë. i pajisur me kulturë të thellë dhe të gjithëanëshme dhe duke zotëruar mjaft mirë turqishten arabishten dhe persishten, ajo fitoi vetëm respektin dhe simpatinë e besimtarëve bektashian, por edhe të besimit mysliman dhe ortodoks. Populli e thërriste Hylki sepse kishte gjykim dhe arsyetim të thellë dhe moral të lartë. Ndërroi jetë në [[14 shkurt]] [[1897]]. Zëvendësuesi i tij ka qenë Sali Baba Dedei. Dhe ky Baba e drejtoi teqen për 17 vjet nga v. 1897-1914. Ai ka vizituar Teqen e haxhi Bektash Veliut, themeluesit të bektashizmit dhe atje është graduar Halife (Gjysh).
 
Monumentet e rrethit të Elbasanit
* Bazilika e Klosit në fshatin Klos të Sulovës.
* Bazilika në kodrën e Tepes pranë qytetit të Elbasanit.
* Gradishta e Belshit në fshatin Belsh.
* Gërmadhat antike në fshatin Bradashesh.
* Hamami i pazarit në qytetin e Elbasanit.
* Hamami i vjetër në lagjen “Kala” të qytetit të elbasanit.
* Kala e malit në fshatin Xherije.
* Kala në kodrën e Kalaja në kodrën e Saragut në fshatin Pajovë.
* Kalaja e Bodinit në fshatin Bodinit.
* Kalaja e Dragotit në fshatin Dragot.
* Kalaja e Elbasanit në qytetin e Elbasanit.
* Kalaja e Gurit në fshatin Lleshan.
* Kalaja e Kabashit pranë fshatit Jeronisht në Shpat.
* Kalaja e Kazijes në fshatin Kazije.
* Kalaja e Menglit pranë qytetit të Elbasanit.
* Kalaja e Peqinit në qytetin e Peqinit.
* Kalaja e Valëshit në fshatin Valësh.
* Kalaja në fshatin Qafë të Sulovës
* Kalaja në Llixhat e ELbasanit.
* Kalaja në majën e Qytetit dhe kalaja në majën e Shën- Mërisë në fshatin Bixhëllonjë.
* Kalaja në Shkëmbin Mbret në fshatin e Xibrakë.
* Kalaja në vendin e quajtur "Kulla e Gracenit në fshatin Gracen".
* Kalaja në vendin e quajtur Kulla e Kamanakut në fshatin Kamunak.
* Kalaja në vendin e quajtur Shkëmbi i Shënlliut në fshatin Petresh.
* Kisha e Shën- Mërisë në kalanë Elbasanit.
* Kisha e Shën Thanasit.
* Kisha e Shëna–Premtes në fshatin Valësh.
* Kisha e Shën-Gjon Vladimirit në fshatin Shijon.
* Kisha e Shën-Kollit në fshatin Shelcan.
* Kulla e Sahatit mbi muret e Kalasë së Elbasanit.
* Kulla e Sahatit në qytetin e Peqinit.
* Këmbët e urës antike në Topçias.
* Manastiri i Gjon Vladimirit.
* Monumenti i Aqif Pashë Bicakut
* Monumenti i Isuf Myzyrit
* Monumenti ionstandin Kristoforidhit
* Muzetë
* Muzeu i shkollës normale
* Namazgjaja në qytetin e Elbasanit.
* Pusi që lahet vetë dhe rrapi pranë tij.
* Rrënojat antike në Pellaz të fshatit Uruçaj.
* Rrënojat e Kishës në fshatin Belsh.
* Rrënojat e kishës në fshatin Bixhëllonjë.
* Rrënojat e kishës në fshatin Mamël.
* Rrënojat e kishës së Ungjillëzimit në fshatin Mjekërs.
* Rrënojat e urës antike në fshatin Fatishe.
* Stema e Karl Topisë.
* Teqja e Baba Xhemalit (1929).
* Teqja e Madhe (1803).
* Ura antike në fshatin Muriqan.
* Xhamia e Ballies.
* Xhamia e Nazireshës në qytetin e Elbasanit.
* Xhamia Mbretërore.
 
=== Bazilika e Klosit ===