Pikat turistike në Elbasan: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 80:
 
Gjithçka që ruhet në muze transmeton një mozaik të pasur vlerash, që pasqyrojnë tiparet etnografike të krahinës. Të gjitha këto janë realizuar me copa të kushtueshme, zbukuruar me motive vendase të thurura me gajtane dhe tel argjendi ose ari. Sipas tyre, kostumet e burrave dhe të grave që dalloheshin për bukurinë dhe elegancën çmoheshin shumë nga të huajt. Një dolloman apo xhybe e kategorisë së parë, që përdorej nga aristokracia, e punuar me copë kadife të kuqe të importuar, tregtohej përkundrejt një shumë të madhe. Në gjysmën e dytë të shekullit të XIX në punimin e kostumeve kombëtare përmenden mjeshtërit elbasanas Hasan Dilja, Tahir Kryemadhi etj. Ka ende familje që trashëgojnë zejet e vjetra, por pak prej tyre arrijnë ti realizojnë punimet ashtu siç bënin të parët e tyre. Mosrritja e krimbit të mëndafshit, humbja e tezgjahut apo edhe futja e teknologjisë kanë bërë që gjithçka të jetë tepër të vështirë për tu realizuar.
 
=== Kisha e Shën Thanasit ===
Kjo kishë ortodokse ngrihet në skajin verior të qytetit të Elbasanit, u ndërtua në vitin 1846. Fillimisht u ndërtua me përmasa të vogla, prej druri. Ajo ka shërbyer për mbajtjen e ceremonive mortore të popullsisë ortodokse të lagjes Kala, pranë saj ndodheshin dhe varrezat. Në vitin 1942 realizohet ndërtimi i një kishe të re e cila zëvendësoi të vjetrën dhe u ndërtua me karakteristikat ndërtimore e arkitektonike të kishave të tjera të qytetit. Ceremonia e parë mortorei është bërë një qytetarje të ardhur në Elbasan më [[1846]], e njohur si Maria e Qyqes.
 
Historiku i themelimit të qytetit të elbasanit
Studimet arkeologjike dëshmojnë se jeta në truallin e qytetit të Elbasanit ka filluar në shekullin i pas Krishtit. “Në tokën e Eurodejve, skampis...”, Ptolemeu kumton të dhënën e parë për elbasanin e lashtë në shekullin II të erës sonë. Gjithashtu Skampis përmendet në internerarin e Antonimit, tabelën e Peutingerit dhe në internerarin e Bordos. Përvec dokumentave të shkruara monumenti që vërteton arkeologjikisht vendndodhjen e Skampis është guri mortor i legjionarit Mark Sabitis. Në mesin e shekullit të II pas Krishtit Skampis ka qenë Vicus që varej nga Dyrrahu. Në kohën e sundimit të perandorit romak Deoklician (284-305 p.k.) u ndërtua kështjella e Skampis në funksion të arterit të fuqishëm rrugor Vija Egnatia. Kështjella romake, përbën zanafillën e qytetit të ardhshëm të Skampisit.
 
Gjatë shekullit IV, Skampis njohu një periudhë lulëzimi ekonomikqë, u ndërpre nga dyndjet e fiseve gjermanike visigote dhe gjatë shek. V p.k nga ostrogotet. Gjatë sundimit të perandorëve Ilirë Anastas (492-518) dhe Justiniani (527-565), qyteti njohu një rigjallëri të jetës në të gjitha fushat. Në këtë periudhë rindërtohen muret rrethuese të qytetit. Në pranverë të vitit 519 delegatët e Papës Hormistos, pritën me nderime nga qytetarët në katedralen e Shën Pjetrit. Në këtë kohë Skampis është një qendër e rëndësishme ushtarake e peshkopale. Ashtu si lindjen edhe zhvillimin ia detyroi rrugës Egnatia po ashtu rrënimi dhe harresa i erdhën po prej saj. Në fillim të shekullit VII dyndjet avaro- slave ndërprenë zhvillimin e jetës në këtë qendër urbane. Në shekujt e mëvonshëm historia e Skampis është lidhur me pushtimin bullgar. Për herë të fundit Skampis përmendet në vitin 1338 në dokumentet historike. Mbas kësaj kohe kjo qendër do të thirret Valmi ndërsa emir antic i qytetit do ti kalojë lumit që rrjedh pranë tij. Inkursionet osmane në shqipëri, detyruan sultan mehmetin II të rindërtojë kështjellën romako-bizantine në muajin qershor të vitit 1466 dhe e quajti atë Ilj-basan (vend dominues) që në gojën e popullsisë vendase shqiptohet Elbasan.
 
 
===Kisha e Shelcanit===