Pikat turistike në Elbasan: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 245:
== Krasta ==
Krasta eshte nje nga kodrat me te medha te qytetit me siperfaqe rreth 150 ha. Ndodhet ne lindje te Elbasanit dhe eshte e mbuluar me gjelberim te larte halor (pishe, bredh, dellenje, cetrus). Kodra luan rol mbrojtes ndaj erozionit dhe ne te perplasen ererat e forta te lindjes. Edhe pse nuk renditet ne parqet e qytetit, Krasta ka karakter rekreativ dhe perdoret nga qytetaret si park periferik. Ka nje rruge (kalim jo i shtruar) e cila sherben si itinerar natyror/rekreativ dhe nje rrruge per sherbimet e ushtrise meqenese ne kete koder ndodhej zona ushtarake dhe tunelet e mbajtjes se armatimit te rende. Gjithashtu ne pjesen veriore te kodres ndodhet dhe depoja e ujit te pijshem qe furnizon qytetin e Elbasanit. Ne pjesen lindore te Krastes ndodhet nje gurore per nxjerrjen e gureve te ndertimit, e cila e ka demtuar si gjelberimin ashtu edhe strukturat shkembore duke shkaktuar rreshqitjen e kesaj pjese dhe duke prishur gjelberimin natyror.
 
== Hamami i Pazarit ==
 
=== Si u ngrit dhe rezistoi deri në mbërritjen e komunizmit ===
Elbasani i zejeve, i hamameve, i xhamive, i kishave, i kalasë më të madhe fushore në Ballkan tenton t’u kthehet këtyre objekteve për t’i ruajtur nga përballja me rrezikun e zhdukjes dhe të humbjes së vlerave nga zhvillimi i pamëshirshëm dhe kaotik urban. Historia e këtij qyteti ka magjepsur Edit Durham, Elvia Çelepia, por edhe Margaret Hazllëk e shumë vizitorë të huaj, të cilët e vlerësuan dhe madje u ndalën gjatë tek pasuria më e madhe e këtyre njerëzve, mikpritja dhe dashuria për të bukurën gjë që nuk kish sesi të mos linte gjurmë në shënimet e tyre për Shqipërinë. Nëpërmjet dokumenteve, Bashkia e Elbasanit arriti në gjurmët e mozaikut më të madh të zbuluar ndonjëherë në këtë qytet, duke rinxjerrë vlera të groposura në shekuj, por kjo nuk mjafton, pasi duhen restauruar madje vënë në funksion objekte të tilla si Hamami i Shabanajve, i cili nën trysninë e ndërtimeve moderne është çdo ditë e më tepër i rrezikuar. Nuk mjafton vetëm dëshira e trashëgimtarëve, të cilët kanë dashur të ruajnë stilin dhe madje i kanë vënë kushte huamarrësit ta mirëmbajë. Hamami i Shabanajve ka një histori të veçantë që lidhet edhe me mbiemrin e Shaban Laçit, i cili bleu territorin ku gjendej i mbuluar ai dhe e zbuloi duke e kthyer në funksion të qytetit të Elbasanit. Alejdin Shabanaj, një prej pasardhësve të familjes që e bleu dhe e trashëgoi hamamin më të madh në Ballkan, tregon historinë dhe rrugëtimin deri në ditët e sotme të këtij objekti i shpallur monument kulture i kategorisë së parë, por që për shkak të mungesës së interesit dhe ndërtimeve kaotike rrezikon të humbë vlerat deri edhe ekzistencën nëse nuk ndërhyhet fuqishëm nga shteti…
 
=== Ka patur ndërhyrje të tjera tek hamami i Shabanajve dhe si funksionon ai ? ===
 
Në vitin 1875 ndërtohet pjesa e përparme pasi nuk ka qenë. Gjyshi e bëri nga e para, e rregulloi, krijoi vendet e këpucëve, ndërtoi shatërvanin dhe pjesën e katit të dytë ku qëndronin miqtë.
 
Mbaj mend që kam qenë 9 vjeç në kohën e pushtimit italian kur kam hyrë në hamam. Në fillim vendosen këpucët dhe i ndërron me nallanet, hyn në dhomën e zhveshjes dhe më pas në kupe ku vinte uji nga vaska. Kur mbështeteshe në mur të digjte kurrizi dhe po kështu këmbët. Në brendësi kishte një kazan të madh prej bakri ku ngrohej uji me anë të zjarrit të druve. Poshtë kishte tuba qeramike dhe gjithashtu tuba kishte nga ku ngroheshin të gjitha muret. Të qëndroje në hamam nuk kishte vetëm vlera pastruese, por edhe kurative. Hamami u shërbente edhe sportistëve. Shumë prej tyre që donin të peshë, aty arrinin të hiqnin disa kilogramë. Kishte një punëtor për masazhin dhe një herë në javë hamami ishte për gra. Një herë në javë tek dera e hamamit vendosej një peshqir i qëndisur me trëndafila të kuq. Kjo shenjë tregonte se ishte dita e grave. Ai hamam ka funksionuar edhe në kohën e Italisë. Aty janë larë edhe ushtarët italianë, por edhe prefektë apo funksionarë të tjerë.
 
=== A ka vazhduar të funksionojë edhe pas çlirimit ? ===
 
Pas çlirimit ka funksionuar edhe pak mirëpo hyri shteti për ta marrë. Dy dajallarët e mi të moshuar dhe që nuk mund të merrnin pension kanë kërkuar nëpërmjet një telegrami takim me Enver Hoxhën për të lejuar që hamami të qëndronte i hapur. Mesa di unë ata e kanë takuar dhe Enver Hoxha ka urdhëruar që t’u jepet qiraja dhe hamami u përdor më pas nga shteti duke u kthyer në magazinë ku bëheshin bulmetrat, pasi kishte veti t’i mbante të freskëta. Kështu vazhdoi derisa dajallarët e mi vdiqën dhe më pas e mori shteti. Hamami është shembur një herë në kohën e komunizmit. Ato i riparuan çatinë dhe e lanë njëkatëshe. Është riparuar dhe është shtuar kati i dytë sipas dëshmisë së babait tonë të transmetuar nga gjyshi.
 
=== Nëse do të kishit mundësi do ta rikthenit në funksion ? ===
 
Hamami në qendër të Elbasanit është hamam i kategorisë së parë. Ne jemi në një kohë vandale pasi nuk duhet të ketë ndërtesa që nuk ruajnë stilin afër dhe përreth hamamit, por kjo nuk është respektuar. Unë kam hyrë në burg për hamamin. Në vitin 1993 unë dhe pjesëtarët e tjerë të familjes e dhamë me qira, por kryetari i Bashkisë, Emin Haxhiademi, e kundërshtoi këtë gjë duke deklaruar se ky ishte objekt i shtetit, kur të gjithë e dinin se hamami ishte pronë e Shabanajve. Për këtë fakt ka patur edhe një konfrontim mes nesh pasi ai nuk pranonte se ishte pronë e jona, kur dihet që është prej 200 vjetësh pronë e Shabanajve. Kam qëndruar një ditë në burg vetëm pse kam kundërshtuar fjalët e kryetarit të Bashkisë. Në kohët e sotme mundësitë për ta përdorur janë shumë të pakta, pasi ky objekt nuk shfrytëzohet dhe kërkon restaurim. Turistët janë një mundësi e madhe për të shtuar të ardhurat e hamamit. Në atë kohë i gjithë populli shkonte në hamam, pasi atëherë nuk kishte shumë banja private siç është edhe teknologjia që na ndihmon sot. Hamami kishte edhe funksion për të hapur poret e trupit nga avulli. Kur hyje në banjën me avull trupi t’u bënte flakë i kuq dhe mund të qëndroje duke djersitur e më pas mund t’u freskoje në pjesën e përparme të hamamit para shatërvanit. Qeramikat e mureve nuk kanë luajtur, por mundësia për ta rikthyer nuk varet nga kjo, por nga shërbimi dhe interesi që mund të kenë njerëzit për të shkuar në një banjo me avull. Sot për sot nuk kemi turistë dhe nuk ka leverdi rikthimi i hamamit. Për vënien në funksion të tij kërkohet ndërhyrja e shtetit për ta kthyer në funksion të shtimit të turistëve. Një mundësi e tillë është shumë e madhe për t’i shërbyer rritjes së turisteve dhe vendeve ku ofrohet çlodhje dhe kënaqësi.
 
Të bëje një banjë në kohën e Zogut kushtonte vetëm çerek leku dhe frekuentimi ishte i madh, ndërsa tani vetëm për disa mund të ketë interes.
 
Shumë objekte që kanë vlera nuk shfrytëzohen si elementë për të tërhequr turistë, por shpesh fshihen dhe përdoren për tjetër funksion. Ndërsa poshtë rrapit 500-vjeçar të Bezistanit u gjet një tjetër objekt me më shumë vlera historike, arkeologjike dhe kulturore për Elbasanin dhe simboli i pemëve tradicionale elbasanase rrezikon shkuljen, për shumë vepra të tjera që megjithëse kanë një histori më të vonë se ajo romake e bizantine paraqesin interes për vetë qytetarët e Elbasanit, por edhe për turistët e huaj. Shumë dinë se në qendër të qytetit në afërsi të hotel “Skampa” ndodhet edhe një prej hamameve më të mëdha. Hamam do të thotë banjë ku burrat ndahen nga gratë, qëndron i hapur 24 orë me shërbimin e saj dhe përfshin edhe shërbime të tjera veç ujit me avull. Këto hamame të ndërtuara kryesisht kur Shqipëria ndodhej nën pushtimin otoman, por edhe më parë, pavarësisht se ndodhen jashtë funksionit, përfaqësojnë vlera të mëdha historike dhe një mundësi më shumë për turistët historikë drejt të cilëve është duke u orientuar edhe ky qytet me tradita. Si për shumë objekte të tjera edhe për hamamet ruajtja dhe konservimi kanë hasur në indiferencë. Sipas drejtorit të Trashëgimisë Kulturore pranë Bashkisë Elbasan, Kreshnik Belegu, për këto objekte duhet të merren masa sa më të shpejta për mbrojtjen e tyre. Ato u ruajtën gjatë regjimit komunist, por që tani rrezikohen nga ndërtimet e reja dhe nga mungesa e restaurimit.
 
=== Si funksiononte banja, e shpallur monument kulture ? ===
Kreshnik Belegu, drejtor i Trashëgimisë Kulturore pranë Bashkisë Elbasan, tregon se ky objekt ka një planimetri drejtkëndëshe me sipërfaqe 130 m katrorë. Ai përfshin dhomën e zhveshjes, mjedisin e ngrohtë, mjedisin e nxehtë dhe atë me ujë të ftohtë. Në brendësi të tij ndodhet dhoma e zhveshjes, ndërsa muret e hamamit janë ndërtuar me muratorë të përzier. Sipas Belegut, furnizimi me ujë bëhej me anë të kanaleve nga një depozitë mbi murin e nimfeut dhe largoheshin me një sistem tjetër kanalizimi. Ngrohja e ujit dhe mjediseve kryhej me anë të furrës dhe një sistemi hipokaust, ku gazrat e nxehtë, të krijuara nga djegia e druve mbi një kazan qarkullonin së pari nën dysheme dhe në muret e mjedisit të nxehtë. Banjat e këtij stacioni kanë një zgjidhje racionale planimetrike dhe estetike. Në këtë stacion kishte personel që shërbente për masazh, për pastrimin e të pafuqishmëve, për mirëmbajtjen, për zjarrin e pastërtinë. Ai është shpallur monument kulture në vitin 1972, ndërkohë që deri në këtë kohë asnjë nuk është kujdesur për rikonstruksionin e tij veç pronarëve, të cilët kanë mbështetur investitorët duke e dhënë edhe me qira. Drejtori Belegu, shprehet se “pushteti vendor duhet të vendosë tabelë orientuese të paktën 10 metra para se të ndodhesh pranë këtyre monumenteve, me qëllim që turistët të kenë mundësi t'i vizitojnë këto monumente antike". Themelet dhe stili i këtij hamami lidhet me stilin bizantin dhe ka një histori të të hershme se periudha otomane.
 
=== Bamjat Antike ne Bradashesh ===
Banjat Antike në Bradashesh për vetë vjetërsinë e tyre nga shekulli i dytë i erës sonë marrin edhe vlerat me të mëdha, por veç një restaurimi të pjesshëm asgjë nuk është bërë në ruajtjen e vlerave të tij. I quajtur “Ad Quint’um” (Stacioni i pestë), i cili ndodhet në fshatin Bradashesh ka patur funksion të njëjtë dhe i shërbente udhëtarëve për banjo çlodhje dhe shërbim të tjera. Stacioni i pestë përgjatë rrugës “Egnatia” ka vlera të mëdha historike, por edhe turistike. Nevoja për ruajtjen nga një kujdestar dhe restaurimin e këtyre objekteve ka ardhur si domosdoshmëri, por asgjë nuk është bërë në këtë drejtim. Megjithëse të shpallura monumente kulture, këto objekte nuk kanë marrë asnjë vëmendje dhe shumë prej tyre kanë pësuar edhe dëmtime të konsiderueshme, është ndërhyrë duke shtuar edhe elementë që i zhbëjnë vlerat e tyre.
 
== Gjinari ==