Nuri Şahin: Dallime mes rishikimesh

futbollist turk
Content deleted Content added
Faqe e re: '''Nuri Kazım Şahin ''' (lindur më 5 Shtator 1988 në Lüdenscheid), i njohur thjesht si '''Nuri Şahin''', është një futbollist Turk i lindur në Gjermani, dhe luan si mesfushor n...
(Pa ndryshime)

Versioni i datës 26 shtator 2010 20:07

Nuri Kazım Şahin (lindur më 5 Shtator 1988 në Lüdenscheid), i njohur thjesht si Nuri Şahin, është një futbollist Turk i lindur në Gjermani, dhe luan si mesfushor në ekipin Borussia Dortmund.

Karriera

Borussia Dortmund

Më 6 Gusht 2005, vetëm 16 vjeçar e 335 ditë, Şahin vendosi një rekord duke u bërë lojtari më i ri që të ketë luajtur në Bundesliga, dhe u bë lojtari më i ri që kishte shënuar gol ndonjëherë më 25 Nëntor 2005 kur shënoi kundër Nuremberg.

Feyenoord

Më 5 Korrik 2007, Şahin ishte transferuar te Feyenoord në formë huazimi një vjeçar, ku u ribashkua me Bert van Marwijk, trajnerin e tij të mëparshëm te Borussia Dortmund.

Kthimi te Dortmund

Şahin u rikthye te Dortmund ku luajti një rol të rëndësishëm në sezonin 2009-2010, duke filluar 33 nga 34 takimet e luajtura. Ai e përfundoi sezonin me 4 gola dhe 8 asistime.