Sistemi muskulor: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v roboti ndryshoj: hi:पेशीतन्त्र; cosmetic changes
Rreshti 35:
Dallimet ndërmjet tipave të muskulaturës do t’i përmendim pasi të jemi njohur me ndërtimin e tyre. Disa formacione të qelizës apo fijes muskulore kanë një terminologji të veçantë. Kështu membrane qelizore ose plasomela këtu quhet sarkoleme, sitoplazma sarko plazmë, rrjeta endoplazmatike rrjetë sarkoplazmatike, ndërsa mitokondriet-sarkozome.
 
:* Muskulatura e lëmuar
(Texus muscularis glaber)
Muskulatura e lëmuar ndërtohet nga qeliza në formë boshtore që quhen miocite. Nga jashtë ato vishen prej një membrane shumë të hollë (sarkolema) që në mikroskop të zakonshëm nuk mund të shihen. Në qendër të miocitit vendoset bërthama qe ka formë boshtore, pra i përgjigjet formës së jashtme të qelizës. Në mes të sarkolemës dhe të bërthamës shtrihet citoplazma (sarkoplazma) me ngjyrë të kuqe.
Rreshti 49:
Tkurrja e muskulaturës së lëmuar dallohet nga tkurrja e muskulaturës së skeletit. Jo vetëm se është e pavullnetshme, por edhe se ajo bëhet më me ngadalë dhe jo menjëherë pas marrjes së ngacmimit. Periudha prej marrjes së ngacmimit deri në tkurrje zgjat 0.2-0.8 sek., kjo quhet periudha latente.
Duke qenë se muskulatura e lëmuar tkurret me ngadalë, ajo humbet me pak energji dhe nuk lodhet aq shpejt sa muskulatura e skeletit.
:* Muskulatura e vijëzuar
(Textus muscularis transversostriatus)
Në muskulaturën e vijëzuar ose të skeletit, përveç muskujve që lidhen me skeletin, bëjnë pjesë edhe disa muskuj tjerë të vullnetshëm, si : muskujt e gjuhës, të faringut, laringut,të anusit etj.
Rreshti 62:
Këtu mund të shihen disqe e errëta në formë vijash të zeza me pozicion horizontal me gjatësinë e fijeve, si dhe disqet e qarta në formë vijash të bardha, që alternojnë me disqet e errëta. Fije muskulore të skeletit në prerje gjatësore. Këtu mund të shihen disqe e errëta në formë vijash të zeza me pozicion horizontal me gjatësinë e fijeve, si dhe disqet e qarta në formë vijash të bardha, që alternojnë me disqet e errëta.
Secila fije muskulore ndërtohet nga këto pjesë kryesore: 1.sarkolema, 2.sarkoplazma, 3.bërthama, 4.sarkozomet, 5. rrjeta sarkoplazmatike, 6.kompleksi i Golxhit dhe 7.miofibrilet.
* Sarkolema (sarcolema) është cipa mbështjellëse e fijes muskulore. Si gjithë membranat e tjera ajo ka strukturë trelamerare dhe është shumë elastike për t’iu përshtatur ndryshimeve të vrullshme të fijes muskulore gjatë tkurrjes dhe relaksimit të saj. Sarkolema merr pjesë aktive në mekanizmin e tkurrjes të fijes muskulore. Sarkolema vishet nga jashtë nga një membranë bazale. Mes kësaj dhe sarkolemës vendosen edhe qeliza të vogla me zgjatime (qeliza satelite), të cilat së bashku me sarkolemën marrin pjesë në ripërtrirjen e fijes muskulore.
* Sarkoplazma (sarcoplasma) është masë amorfe e fije muskulore, analog me citoplazmën e miocitit. Këtu vendosen elementet tjera të fijes muskulore, dmth bërthamat, miofibrilet, sarkozomet, rrjeta sarkoplazmatike dhe kompleksi i Golxhit.
* Bërthamat vendosen në periferi të fijes muskulore menjëherë nën sarkolemën dhe kanë formë vezake. Është llogaritur se ne çdo cm të fijes muskulore të gjenden reth 30-40 bërthama. Si rregull bërthamat në të njëjtën fije nuk vendosen përballë njëra- tjetrës..
* sarkozomet nuk janë gjë tjetër veçse mitokondrie të cilat në fije muskulore gjenden me shumicë, pasi shërbejnë si “fabrika energjie”, energji për të cilën fija muskulore ka shumë kërkesa
* Rrjeta sarkoplazmatike ose rrjeta endoplazmatike është e tipit të lëmuar, qëndron pranë tubulit T dhe ka lidhje funksionale me të, sidomos për përqendrimin e joneve të kalciumit, që marrin pjesë në mekanizmin e tkurrjes.
* Kompleksi i Golxhit në fijen muskulore është pak i zhvilluar dhe nuk është vërtetuar se luan ndonjë rol specifik në funksionet e fijes muskulore, përveç atyre që luan në gjithë qelizat e tjera.
* Miofibrilet janë element shumë i rëndësishëm për fijet muskulore, pasi ato marrin pjesë aktive ne tkurrjen e muskulit. Ato përshkojnë në mënyrë paralele gjithë gjatësinë e fijes muskulore. Miofibrilet nuk janë shpërndarë në mënyrë homogjene, por në formë tufash. Këto tufa duken më mirë në prerje tërthore të fijes muskulore, në formën e disave grupeve pikëzimesh që quhen fushat e Konhejmit. E parë në mikroskop elektronik, secili miofibril (me diametër një mikrometër) është ndërtuar nga rreth 2500 fije akoma më të holla, qe quhen miofilamente protofibrile.
:'''Fijet e kuqe'''
Janë më të holla nga tre tipet e fijeve. Përmbajnë më shumë mitokondrie, si dhe janë lëndë me natyrë proteinike që quhen mioglobine , e cila u jep edhe ngjyrën e kuqe. Mioglobina është analoge me hemoglobinën, që i jep ngjyrën e rruazave të kuqe të gjakut. Këto fije tkurren dhe relaksohen më ngadalë se fijet e tjera, prandaj lodhen më pak se ato. Fije muskulore të kuqe mbizotërojnë p.sh. në muskujt e syrit dhe ata të diafragmës.
Rreshti 134:
11. Kalimi i impulsit Kalon më ngadalë Kalon më shpejt
* '''Enezimi dhe nervëzimi i indit muskulor'''
Muskulatura e lëmuar ushqehet me gjak nga një rrjetë kapilaresh, që shtrihet në indin lidhor fijëshkrifët, të vendosur midis tufave të mioctiteve. Prej këtej kapilarët e gjakut i afrohen miociteve, pot jo çdo qelizë merr kontakt të drejtpërdrejt me to. Nervëzimi bëhet nëpërmjet sistemit nervor simpatik dhe parasimpatik. Mbaresat nervore,pasi futen në sarkoplazmë, i afrohen bërthamës dhe e rrethojnë atë në formë laku.
Muskulatura e vijëzuar e skeletit dhe e zemrës ka një vaskularizim më të pasur se sa muskulatura e lëmuar. Enët e gjakut pasi depërtojnë epimisiumin dhe perimisiumin, futen ndërmjet fijeve muskulore, ku formojnë një rrjetë shumë të dendur kapilarësh gjaku. Çdo fije muskulore merr kontakt të drejtpërdrejt me disa kapilare, të cilat anastomozohen midis tyre. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për kapilaret limfatike. Mbaresat nervore të muskulit janë te lëvizshme (motorike) dhe ndijimore (sensitive). Të parat quhen pllaka motore. Këto pllaka bashkohen me fijet muskulore për të formuar lidhjet (sinapset) neuromuskulore. Kur hyn në fijet muskulore, fija nervore e humb mielinën dhe degëzohet. Pikërisht në këtë zonë sarkolema dhe sarkoplazma formon një fryerje, ku bie në sy një përqëndrim i madh i bërthamave dhe mitokondrive, si dhe mungesa e disqeve të qarta dhe të errëta. Mbaresat nervore sensitive paraqiten kryesisht në formë të boshtit neuromuskulor dhe mbaresave të lira. Boshti neuromuskulor ndërtohet nga ana qendrore dhe nga dy segmente polare. Në zonën qendrore (që quhet edhe unaza bërthamore) fijet muskulore nuk përmbajnë disqe, por kanë një përqendrim të madh bërthamash. Ne këtë zonë vendosen edhe mbaresat nervore sensitive. Në segmentet polare fijet muskulore janë pa ndryshime. Këtu vendosen mbaresat nervore motore.
* '''Ripërtëritja e indit muskulor'''
Muskulatura e lëmuar ka veti të mira ripërtëritëse, ndonëse mënyra se si kryhet ky regjenerim, ende nuk njihet mirë. Sot me i pranueshëm është mendimi se muskulatura e lëmuar ripërtërihet jo nëpërmjet të shumimit të miociteve, por nëpërmjet diferencimit të indit lidhor fijëshkrifët, sidomos të qelizave adenticiale dhe fibroblasteve në qelizat muskulore.
Muskulatura e skeletit i ka vetitë ripërtëritëse te kufizuara për vetë faktin se fija muskulore e moturuar është një formacion i ndërlikuar dhe shumë i diferencuar. Për këtë arsye, gjatë dëmtimeve të mëdha muskulore nuk formohet (si rregull) indi muskulor, por mbushet me ind lidhor fijëshkrifët. Në dëmtimet më të lehta ripërtëritja mund të bëhet me kusht që fijet e dëmtuara t’i kenë të ruajtura bërthamat e tyre. Sipas pikëpamjeve më të reja, ndërmjet fijeve të moturuara muskulore gjenden edhe disa fije në gjendje të pazhvilluar, në gjendje embrionale (këto formacione quhen mioblaste), te cilat gjatë dëmtimit të muskulit aktivizohen dhe lujanë një rol të kufizuar për bashkimin e skajeve të disa fijeve të dëmtuara. Në kushte normale, rritja në gjatësi të fijes muskulore bëhet nëpërmjët formimit të sarkolemeve të rinj pranë vendit ku bëhet lidhja e muskulit me tendinin. Rritja në gjerësi bëhet nëpërmjet sintetizimit të mioflamenteve të reja.
Ripërtëritja e muskulit të zemrës është akoma më e kufizuar. Zonat e dëmtuara, sikurse ndodh p.sh gjatë infarktit të miokardit, mbushen me ind lidhor fijëshkrifët, që formon të ashtuquajturat cikatrice.
* '''Atrofia muskulore'''
Kur muskuli nuk punon për një kohë relativisht të gjatë, si p.sh gjatë vendosjes në allçi të këmbës për arsye të një frakture, në këtë zonë do të vërejmë zvogëlim të përmasave te muskulit. Në këtë rast themi se kemi të bëjmë me atrofi muskulore. Atrofia muskulore mund të formohet edhe te personat e moshuar, si pasojë e uljes së aktivitetit të muskujve, në të sëmurët me sëmundje kronike ose në rastet kur zvogëlohet furnizimi me gjak i muskulit. Gjatë atrofisë muskulore vërehet hollimi i fijeve muskulore, si dhe zvogëlimi i aftësisë tkurrëse të tyre. Gjatë atrofisë në mikroskop, përveç hollimit të fijes muskulore, mund të shihet edhe mbingjyrosje (hiperkromazi) e bërthamave, si dhe një tendencë e tyre për të marë pozicion qendror në fije. Kur procesi i atrofisë thellohet më tepër, fillon procesi i shkatërimit të sarkozomeve, si dhe i vetë fijes muskulore. Mbeturinat e fijeve të shaktërruara fagocitohen nga makrofaget e indit lidhor përreth fijeve që është i shtuar dukshëm.
* '''Hipertrofia muskulore'''
Me hipertrofi muskulore kuptojmë shtimin e përmasave te muskulit dhe rritjen e aftësisë tkurrëse të tij. Në kushte normale, hipertrofia takohet në sportistët dhe personat të cilët merren me punë fizike.
Gjatë këtij procesi nuk kemi rritje të numrit të fijeve muskulore, por shtim të përmasave të tyre. Në mikroskop, në këtë rast, shohim rritje të numrit të miofibrileve në çdo fije muskulore.
Rreshti 155:
{{Medi-cung}}
 
[[Kategoria:anatomiAnatomi]]
[[Kategoria:Anatomia e njeriut]]
 
Rreshti 173:
[[gl:Sistema muscular]]
[[he:מערכת השרירים]]
[[hi:पेशीतन्त्र]]
[[hi:पेशीतंत्र]]
[[id:Sistem otot]]
[[is:Vöðvakerfið]]