Mihal Grameno: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 3:
 
== Jeta ==
Lindi në [[Korçë]] në një familje atdhetare nga shtresa zejtare dhe tregtare. Luftëtar dhe intelektual i shquar i Rilindjes. Mësimet e para i mori në vendlindje. Në moshë të re mërgoi në [[Bukuresht]], ku u lidh me shoqërinë "Drita". Aty u lidh me lëvizjen atdhetare dhe më 1889 u zgjodh sekretar i shoqërisë "Drita". Me vullnet dhe këmbëngulje punoi për të zgjeruar horizontin e tij kulturor. Hyri në lëvizjen kombëtare që nga fundi i shek. XIX. Botoi vjersha dhe artikuj në shtypin e kohës. Në vitet 1907-1908 luftoi në radhët e Çetës së [[Çerçiz Topulli]]t, më 1908 mori pjesë në [[Kongresi i Manastirit|Kongresin e Manastirit]]. Për veprimtarinë e tij u dënua disa herë me burgim prej qeverisë osmane. Pas shpërthimit të Luftës I Botërore u detyrua të largohej në [[SHBA]], ku vazhdoi të punojë për çështjen kombëtare deri më 1920, kur u kthye në atdhe. Përfaqësoi shqiptarët e Amerikës në Konferencën e Paqes në Paris. Në vitet 1921-1924 ishte një nga veprimtarët në zë të lëvizjes demokratike. Në vitet 1921-1924, si publiçist mbrojti idealet demokratike. Pas dështimit të Revolucionit të Qershorit, i sëmurë, e i dëshpëruar, u tërhoq nga lëvizja shoqërore. Vdiq në Korçë më [[5 shkurt]], [[1931]]. Për meritat e shquara në dobi të atdheut, i është dhënë titulli "Hero i Popullit".
 
== Krijimtaria ==
Krijimet e para letrare e publicistike të Mihal Gramenos panë dritën e botimit në fillim të shek.XX. Hartoi këngë patriotike, disa prej të cilave, si "[[Për mëmëdhenë]]", "Lamtumirë", "Uratë për liri" u përhapën gjerësisht në popull. Është ndër nismëtarët e dramaturgjisë e të prozës (sidomos novelës) së gjatë shqipe. Shkroi komedinë [[Mallkimi i gjuhës shqipe]] ([[1905]]) dhe dramën historike Vdekja e Pirros (1906) që trajtojnë tematikën patriotike, novelat [[Oxhaku (novelë)|Oxhaku]] (1904-1905), [[Varri i pagëzimit]] (1909) dhe [[E puthura]] (1909), në të cilat gjeti pasqyrim me nota sentimentaliste jeta e përfaqësuesve të vegjëlisë, me brengat e saj të përditshme.
 
Fusha ku spikati talenti i Mihal Gramenos është publicistika. Bashkëpunoi me disa organe, por shumicën e shkrimeve e botoi në gazetat Lidhja ortodokse ([[1909]]-[[1910]]) dhe "[[Koha]]" (1911-1926), të cilat i drejtoi vetë. Shkrimet e tij publicistike shquhen për idetë demokratike dhe frymën luftarake. Mihal Grameno luftoi me këmbëngulje kundër shovinizmit fqinj dhe politikës osmanizuese të xhonturqve.