[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 1:
'''Ndre Zadeja''', lindi më [[3 nëntor]] të vitit [[1891]] në [[Shkodër]], ishte prift katolik, shkrimtar dhe dramaturg shqiptar.
 
== Jeta ==
Në Shkodër mori mësimet e para në shkollën e jezuitëve. Studimet për teologji i kreu në Austri. Si shkrues u dallua për cilësinë e veprave që shkroi. U bë mjaft i njohur në shkrimin e melodramave, të cilat u luajtën me sukses në teatrot e Shkodrës dhe të Tiranës. Zhanri kryesor i tij ishte drama.
Ndoqi shkollën fillore dhe të mesme në Seminarin papnor shqiptar të Shkodrës. Teologjinë e kreu në Innsbruck të Austrisë. Kremtoi një ndër meshët e para të tijat në Shqipëri në shenjtëroren e Zojës së Këshillit të Mirë në Shkodër (rrëzë kalasë së Shkodrës). Shkroi shumë drama. Qe sekretar i Arqipeshkëvit të Shkodrës dhe pastaj famullitar i famullive të ndryshme të dioqezës. Ka qenë i pari meshtar që është pushkatuar në Shkodër nga komunistët, që sapo kishin hyrë në pushtet, me 25 mars 1945. Akuza ishte se kishte ndihmuar në mënyrë të fshehtë meshtarin dom [[Lazër Shantoja]]. Qe shkrimtar i mirë, meshtar i ndershëm dhe i zellshëm – sidomos në mësimin e katekizmit, bari i butë e i devotshëm i famullive që i qenë besuar.
Dom Ndre Zadeja është një nga të dyzetë martirët, për të cilët vijon faza dioqezane e beatifikimit. Qe martiri i parë i furisë komuniste mbi Kishën katolike në Shqipëri; urojmë të jetë ndër të parët të Lum, që do të ngjiten në nderimet e elterit.
 
Dom Ndre Zadeja, klerik, dramaturg, poet e prozator, lindi në Shkodër Më 3 nëntor 1891. Tri klasët e para të fillores i kreu në një shkollë italiane. Nga klasa e katërt e më tej, studioi pranë Kolegjës Saveriane, drejtuar nga jezuitët. Studimet e larta i kreu në Insbruk të Austrisë më 1916. Po në këtë vit u shugurua prift. U kthye menjëherë në atdhe e pikërisht në vendlindje. Pati fatin ta çonte Meshën e parë në kishën e Zojës bri kështjellës Rozafa, ku nderohej e nderohetedhe sot, Zoja e Këshillit të Mirë, Pajtore e shqiptarëve. Ishte një ditë e bukur pranvere, 26 prill 1916.
Falë aftësive e kulturës së tij të gjërë, nisi shërbimin si sekretar i Imzot Serreqit dhe si zëvendës-famullitar, deri në vitin 1922. Në këtë vit u emërua famullitar i Malit të Jushit, prej nga vijoi shërbimin meshtarak në [[Bogë]], për të kaluar më pas në Shkrel e Sheldi. U arrestua në sa shërbente në këtë fshat më 4 shkurt 1945. U pushkatua pa gjyq më 25 mars 1945 njëherësh me disa seminaristë e laikë katolikë, me akuzën se kishte fshehur bashkëvëllaun, një nga figurat më të ndritura të Shkollës letrare të jezuitëve, Dom Lazër Shantojën, edhe ai në fazën dioqezane të lumnimit.
 
Më 25 mars 1945 Shkodra e tmerruar asistonte pushkatimin e parë të një kleriku katolik, të cilin e kishte njohur e dashur me gjithë shpirt për shërbimin e tij meshtarak, për atdhetarinë e tij e për talentin e shquar që gjeti shprehjen e vet në melodramat e para të letërsisë shqipe "Ora e Shqypnisë", "Hijet e zeza"; "Rrethimi i Shkodrës", "Rozafa" etj, të cilat u vunë në skenën e teatrit të jezuitëve në Shkodër e më vonë edhe në teatrin e Tiranës e vijuan të lexoheshin, edhe kur nuk mund të viheshin më në skenë, sepse të ndaluara nga regjimi komunist.
Në rrugët e rrugicat e shtrembëra të Shkodrës, njëkohësiht me breshërinë e mitrolozave të diktaturës, që këputnin një nga lulet më të bukura të letrave tona, për ta lënë vetëm në kërcej të thatë traditën katolike, u ndje zëri i lebetitur: "Kanë grí Dom Ndrenë!".
 
E tani, kur për emrin e tij flitet si për atë të një të lumi të ardhshëm, urojmë që një ditë jo të largët, në rrugët e rrugicat e Shkodrës plakë, që pas më se një gjysëm shekulli janë shtrembëruar edhe më keq se atë ditë kur plumbat i grabitnin një nga bijtë më të mirë, të ndjehet një zë i hareshëm. "Po naltohet në eltér Dom Ndreu, martiri që lau me gjak një tokë të martirizuar: atë të Shkodrës! Lutu për né!"Martirin e parë të Kishës katolike shqiptare të katakombave po e përkujtojmë sot me tingujt e melodramës "Rrethimi i Shkodrës" shkruar prej tij e muzikuar nga dom Mikel Koliqi.Studimet për teologji i kreu në Austri. Si shkrues u dallua për cilësinë e veprave që shkroi. U bë mjaft i njohur në shkrimin e melodramave, të cilat u luajtën me sukses në teatrot e Shkodrës dhe të Tiranës. Zhanri kryesor i tij ishte drama<ref>http://storico.radiovaticana.org/alb/storico/2010-03/367238_don_ndre_zadeja_martir_i_krishtit_ne_periudhen_komuniste_ne_65_vjetorin_e_pushkatimit.html</ref>.
 
== Veprat letrare ==
 
* “Ora e Shqypnisë”,
* “Rozafa”,
* “Rrethimi i Shkodrës” etj.
 
== Burimet ==
{{biografi-cung}}
{{ref}}
 
[[category:lindje 1891]]