Content deleted Content added
Faqe e re: {{Taxobox | name = Turtulli | image = Streptopelia turtur on a branch.jpg | image_width = 250px | regnum = Animalia | phylum = Chordata | classis = Aves | ordo = [[Columbiform...
(Pa ndryshime)

Versioni i datës 3 tetor 2010 13:23

Turtulli (Streptopelia turtur)

Turtulli
Klasifikimi shkencor
Mbretëria:
Filumi:
Klasa:
Rendi:
Familja:
Gjinia:
Lloji:
S. turtur
Emri binomial
Streptopelia turtur
(Linnaeus, 1758)

Gjatësia

26-28 cm, krahët e hapur: 47-53 cm.

Përshkrimi

Ditët e ngrohta me diell në verë dhe degët në lulëzim janë vendi më i mirë për të dëgjuar këngët gërhitëse të turtullit. Turtulli është një vizitor i verës dhe më i vogli i llojit të pëllumbave, si dhe më delikati dhe më tërheqësi njëkohësisht. Pjesa qendrore e pendëve të krahëve është me ngjyrë të zezë, në dallim nga ngjyra kafe që mbizotëron. Koka dhe qafa janë gri, kraharori ngjyrë rozë e çelët dhe pjesa fundore e krahëve ngjyrë e errët. Bishti është shumë më i dukshëm në fluturim për shkak të kontrastit bardh e zi. Fluturimin e ka të shpejtë.

Përhapja dhe habitati

Jeton në parqe, pyje të hapur, me shkurreta, grupe pemësh, gardhe, etj. Shpesh jeton në shtylla telefoni apo elektriku përgjatë rrugës dhe pranë fushave me drithë.

Riprodhimi

Foletë i vendos në shkurre të gjata ose në gardhe të dendur. Lëshon dy vezë në muajin maj, ose më pas, por edhe disa të tjera gjatë një periudhe të dytë inkubacioni. Ngrohja e vezëve zgjat 13-14 ditë. Të vegjlit arrijnë të fluturojnë brenda tre javëve.

Ushqimi

Ushqehet me fara dhe gjethe të të gjitha llojeve.

Zëri

Tingull grykor ”rruuurrrr”.