Rrethi i Malësisë së Madhe: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 8:
Malësia e Madhe është krahinë e trojeve shqiptare e cila shtrihet në lindje të Podgoricës dhe përbri [[Liqeni i Shkodres|Liqenit të Shkodrës]] e deri në [[Kosovë]]. Shkëmbinjtë gëlqerorë që mbizotërojnë këtu dhe reshjet e vogla i kanë përcaktuar kësaj krahine një fizionomi të thatë dhe të zhveshur. Në tërë këtë hapësirë rrjedh lumi i Cemit, i cili buron nga Alpet Shqiptare dhe derdhet në Moraçë. Në pjesën e epërme ka një rrjedhë të shpejtë e të vrullshme, ndërsa lugina është e thellë dhe e ngushtë. Me të dalë në fushën e Cemit ai zgjeron shtrati e vet dhe fiton tiparet e lumit fushor me rrjedhje më të ngadalshme, me luginë të cekët dhe me shumë gjarpërime. Krahina e Malësisë së Madhe është e mbrojtur prej erërave të ftohta të veriut nga kompleksi malor që përshkon. Malësia e Madhe ndaj Liqenit të Shkodrës është e hapur dhe influenca e kësaj mase ujore ndikon në klimë më të butë, me verë të nxehtë dhe të thatë dhe dimër të butë e me reshje.
Krahina e Malësisë së Madhe me një pozitë periferike dhe të izoluar, me sipërfaqe të kufizuarat tokave punuese, e thatë për shkak të pranisë së madhe të shkëmbinjve gëlqerorë etj. Ka ndikuar që të jetë krahinë e prapambetur agrare. Popullsia merret me blegtori, me kultivimin e hardhisë, kurse në viset e ulëta të të fushës merret me lavërtari. Në komunën e Podgoricës jetojnë afro 14000 shqiptarë ose 8,5% të popullsisë së kësaj komune. Qendra e rëndësishme është Tuzi me 4000 banor , dikur ishte qendër komunale. Tuzi prap me kërkesen e popullatë u krijua komuna.
Kjo krahinë shqiptare shtrihet në pjesën veri-përëndimore të Shqipërisë, që nga Shala deri te Shpella e Berishës në brigjet e lumit Moraça. Përbëhet nga këto 7 nënkrahina të vogla: [[Hoti]], [[Grudë|Gruda]], [[Kelmendi]], [[Kuçi]], [[Kastrati]], [[ShkreliShkrel]]i dhe [[Triepsh]]i.
Malësia e Madhe ndahet në tri zona: zona bjeshkore, zona malore dhe zona fushore.
Zonat bjeshkore janë: Triepshi, Korita e Hotit, Kelmendi dhe disa zona të Shkrelit.