Dallime mes rishikimeve të "Gjon Shllaku (frat)"

ska përmbledhje të redaktimeve
 
== Jeta ==
Ishte biri i Loros dhe Marës Ashta. Në pagëzim mori emrin Kolë. U konfirmua me 23 maj 1917 nga Dioçeza e Shkodres. Po aty kreu edhe shkollën elementare dhe të mesmen. Në noviciat (në [[Rubik]]) hyri ditën e shën Françeskut, më 4 tetor 1922. Kushtet e para rregulltare i dha më 5 tetor 1923. Më 13 shtator 1928 i dha kushtet e përjetshme. Teologjinë e kreu në Hollandë. U shugurua meshtar më 15 mars 1931. Vazhdoi studimet e filozofisë në Universitetin e Louvain-it (në [[Belgjikë]]). Doktoroi në Universitetin e Sorbonës në [[Paris]] (1936-1937). Kështu hyri në rradhën e fretërve më të shkolluar të kohës së vet.
Vepronte si profesor në gjimnazin françeskan "Lyceum Illyricum", si drejtor i revistës "Hylli i dritës" dhe i shoqatës rinore antoniane"Antonianum". (Pas lirimit të fesë në Shqipëri Shkodra ende kishte 50 antonianë të gjallë, të cilët në rini i drejtonte p. Gjoni.)
Në kohën e okupimit italian (1939-1943) dallohej dhe përse-kutohejpërsekutohej si antifashist, duke u përpjekur për ruajtjen e identitetit kombëtar shqiptar, të gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare.
 
Pas Luftës II. botërore e akuzuan për antikomunizëm, si themelues i partisë Demokristiane. E arrestuan gjatë ligjërimit, në klasë, në janar 1946. Në burg pësoi tortura të rënda. Më 22 shkurt e dënuan për vdekje dhe më 4 mars 1946 e pushkatuan, së bashku me dy jezuitë: P. Giovanni Faustin dhe P. Daniel Dajanin, me Mark Çunin, seminarist, dhe me disa laikë të tjerë. U varros në vend të panjohur, jashtë varrezave katolike.
Për të gjithë këta martirë dëshmitarët thonë se fjalët e fundit që i kanë thënë ishin:
"Rrnoftë Krishti Mbret!" – dhe se i falën përsekutuesit e vet. Qëndrim i denjë për martirët e vërtetë të Krishtit!
 
 
[[Kategoria:Mësues shqiptarë]]
[[Kategoria:Lindje 1907]]
[[Kategoria:Vdekje 1938]]
7.597

edits