Gjon Shllaku (frat): Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Hatake (diskuto | kontribute)
Rreshti 3:
 
== Jeta ==
Ishte biri i Loros dhe Marës Ashta. Në pagëzim mori emrin Kolë. U konfirmua me 23 maj 1917 nga Dioçeza e Shkodres. Po aty kreu edhe shkollën elementare dhe të mesmen. Në noviciat (në [[Rubiku|Rubik]]) hyri ditën e shën Françeskut, më 4 tetor 1922. Kushtet e para rregulltare i dha më 5 tetor 1923. Më 13 shtator 1928 i dha kushtet e përjetshme. Teologjinë e kreu në Hollandë. U shugurua meshtar më 15 mars 1931. Vazhdoi studimet e filozofisë në Universitetin e Louvain-it (në [[Belgjikë]]). Doktoroi në Universitetin e Sorbonës në [[Paris]] (1936-1937). Kështu hyri në rradhën e fretërve më të shkolluar të kohës së vet.
Vepronte si profesor në gjimnazin françeskan "Lyceum Illyricum", si drejtor i revistës "Hylli i dritës" dhe i shoqatës rinore "Antonianum". (Pas lirimit të fesë në Shqipëri Shkodra ende kishte 50 antonianë të gjallë, të cilët në rini i drejtonte p. Gjoni.)
Në kohën e okupimit italian (1939-1943) dallohej dhe përsekutohej si antifashist, duke u përpjekur për ruajtjen e identitetit kombëtar shqiptar, të gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare.