[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Faqja u zëvendësua me 'thumb|right|'
Rreshti 1:
[[Figura:Spacewar1.png |thumb|right| [[Spaceware!]] , Videoloja e parë [[arcade]]]]
'''Video loja''' (anglisht ''videogame'') është [[Loja|lojë]], rregullat e së cilës janë të administruara nga një dispozitiv elektronik që përdorë një mënyrë (interface) njeri-makineri të bazuar te monitori, displai ose TV, si sistem për output (dalje). Si çdo lojë, videoloja riprodhon simbolikisht konteste kulturore të caktuara duke i marrë nga ai kontekst dhe duke i aplikuar në kontekste dhe gjendje/situata që mund të shkojnë nga simulacioni më real deri te parodia ose komplet transformimi.
 
Pas sukseseve të shumta këto lojëra u shndërruan në një fenomen kulturorë të masës së gjerë. Falë zhvillimit të lartë të [[Informatika|informatikës]] dhe aparateve të automatizuara është arritur edhe ekzistimi këtij lloj të argëtimit. E lindur po thuaj se rastësisht, në vitet 1950-ta, në dhomat e shkencëtarëve dhe të universitete amerikane, ky lloj argëtimi mori hov duke u nisur nga mesi i viteve 70-ta të shekullit të kaluar.
 
==Tipet e lojërave==
 
Video loja varësish nga programimi, grafika dhe efektet tjera, duke mos lënë anash edhe tematikën me të cilën merret mund të ketë adhurues, numri i të cilëve rritet falë identifikimit personal të tyre me të. Varësisht nga lloji i temës dhe aftësia e trajtimit, paraqitjes grafike dhe përjetimit të saj gjatë luajtjes, video loja mund të ngacmojë vëmendjen edhe të personave me guste dhe ëndrra të veçanta.
 
Zhvillimi i informatikës dhe pajisjeve përcjellëse të automatizuara kanë mundësuar që në këto lojëra të paraqiten skena të imagjinatës së pa kufizuar e cila nganjëherë e prek edhe realitetin. Kështu në këto lojëra vijën në shprehje figura të ngjashme nga jeta dhe ngjashmëria e tyre është aq e lartë sa që mendohet se figura është reale. Kështu ndodhë që në këto lojëra si personi që luani të jeni drejtues i tankut, të luani figurën e vëzhguesit apo njësisë vëzhguese, figurën e një ushtari i cili ka detyra dhe aftësi të caktuara ndër të cilat edhe "vrasja" e figurës armike.
 
Si do që të jetë numri më i madh i këtyre lojërave prodhohet me qëllim të argëtimit por ndër to ka edhe lojëra të cilat e ndihmojnë zhvillimin e fëmijëve dhe nuk janë të gjitha lojëra "rraka-taçe" - vetëm sa për të humbur kohën. Kështu ka lojëra të cilat edhe në shkolla përdoren si pjesë plotësuese e mësimit si për shembull loja “Pharo” ku lojtari merr rolin e një zyrtari të faronit dhe për detyrë kryesore ka rritjen e ndikimit të qytetit, provincës dhe në fund mbrojtjen e Egjiptit. Natyrisht që edhe në këto lojëra fëmija bie në kontakt me luftën dhe llojet tjera të dhunës por ato janë pjesë e jetës dhe në këto lojëra janë pjesë e qeverisjes d.m.th drejtimit të një qarku ekonomik e shoqërorë dhe ndikimi i tyre mund të merret edhe si pozitiv
 
Video lojërat janë të programuara për disa lloje ...!
 
== Platforma==
===PC===
 
===Play Station One & II===
{{Kryesor|PlayStation}}
PlayStation është konsol (anglisht console) për lojërat e firmës [[Sony]]. Si qëllim fillestarë ishte paraparë si një CD-Add-On për konsolën Nitendro 16-Bit SNES (Super Nintendo Entertainment System) emri i koduar i të cilit ishte " PlayStationExtended ", për këtë shkak edhe deri në futjen e tij në treg prezantohet PSone me shkurtesën "PSX". Mirëpo mbasi u bë e qartë se Nintendo bashkëpunonte me firmën holandeze [[Phillips]], (bashkëpunim i cili më vonë dështoi), nga qëllimi i projektit Add-On u vendos të sillte në treg si konzolë më vete. Kuptohet se projektit Add-One i janë bërë ndryshime, si zvogëlimi i numrit të opsioneve Link dhe i moduleve. Me zhvillimet të më tejshme teknike u bë i mundshëm edhe zvogëlimi i madhësisë së pjesëve ndërtues që solli edhe mundësin e futjes së më shumë elementeve përbrenda një platine. Në krye me Ken Kutaragi drejtor i sektorit të krijuar për projektin Add-On, PlayStation arriti që të jetë konzola më e mirë e viteve `90 (80 milion copë të shitura, në mbarë boten). Më këtë arriti që të shkatërronte atë lloj monopoli që e kishte krijuar Nintendo (BigN) në kategorinë e konzoleve.
 
Ekzistojnë disa versione, ato janë:
 
- PlayStation ( Futur në tregun e Japonisë, më 3.12.1994; SHBA dhe Evropë 1995 )
- PSone (Futur në tregë në vitin 2000, dizajni i ri, teknikisht i ngjajshem me parardhësin )
- PlayStation 2 (PS2)
 
Playstation, për dallim nga konkurrencat tjera ( si SNES ) të Nintendos, dallohej me grafikën 3D në 32-bit. Me këtë ishte i pa arritshëm për konkurrencën. Duhej të kalonte një kohe e gjatë derisa në treg futej teknologjia 64-bit me Nintendo64 e cila kushtonte shumë dhe më këtë edhe ishte i pamundshëm dalja në treg me konkurrencë kaq të fortë. PlayStation dhe PSone kanë llogaritës me kapacitet prej 33,8MHz dhe memorie prej 3,5MB. PlayStation 2 ka një integral 128 BIT RTSC me një takët prej 294,912 Mhz, memorie kryesore 32MB dhe memorie grafike 4MB, njëra nga dobësitë e PS2. Në zhvillim e sipër ishte edhe versioni PlayStatio 3 (liruar më 2007-të në tregun Amerikan, Japonez dhe Evropian). Edhe ky version është i përshtatshëm me lojërat e PS2 dhe PSX, po ashtu ka “wireless” kartele edhe qasje në rrjet. PS3 ka kapacitet grafike edhe më të mirë, dhe me gjasë më të mirën në përgjithësi.
 
===PlayStation 3 ===
 
{{Kryesor|PlayStation 3}}
 
PlayStation 3 është [[konzola]] e tretë e video lojrave të nxjerrë nga firma e njohur [[Sony]]. Si vazhdim i konzolave PlayStation 1 dhe 2, PlayStation 3 do të dilte në treg shumë më vonë se konzolat e tjera të famshme si X-box 360 dhe Nintendo Wii. Ajo do të prezantohej për herë të parë më [[16 maj]] [[2005]] në një mbledhje të E3, por konzola e mirfilltë do të shfaqej shumë më vonë.
Sony e ka liruar Playstation 3 në Amerikën Veriore më datën [[17 nëntor]] [[2006]] dhe në [[Japoni]] më datën [[12 nëntor]] [[2006]] dhe në [[Evropë]] më 23 Mars. Konzola e re do të kishte ndryshime të thella nga paraardhëset e saj si përmisime të dukeshme në grafikë dhe përdorimi i lazerit blu ose [[Blu ray]] si edhe shërbim më i avancuar online. Me një kosto të lartë, konzola PlayStation 3 pati kritika pozitive dhe negative në shtete të ndryshme. Ajo që dihet saktë është që kjo konzolë është momentalisht e vetmja që përdor teknologjinë BluRay.
 
Gjithashtu, PlayStation 3 ka një hardwere të fuqishëm dhe është i përshtatshëm me CD të formatit DVD. Mbase për fuqinë e lartë të këtij hardweri konzola do të kishte një çmim të lartë në treg.
 
Që pa dalur mirë në treg, Sony do të paraqiste një listë të pasur lojrash ku ndër këto përfshiheshin lojra si ''[[Final Fantasy XIII]]'', ''Motorstorm'', ''Killzone 2'', ''Fall of Men'' e të tjerë. Ndërkohë që versioni i PlayStation 3 i liruar në Amerikën Veriore dhe Japoni mund të emulojë (pra të luajë) lojrat e konzolave paraardhëse, versioni i lëshuar në Evropë nuk e ka një veti të tillë. Megjithatë, të gjithë blerësit e kësaj konzole, mund të blejnë dhe të luajnë lojrat e konzolave të vjetra për rreth 15 deri në 30 dollarë, direkt nga interneti.
 
===X-Box===
X-Box ishte sistemi i pare video lojrash nga vet Microsoft, duke investuar shume ne X-box, xbox ishte sistemi me i fuqishem nga te tret(PS2,NGC,XBOX), por jo me i suksesshmi. Tani Microsoft ka nxjer ne treg Xbox360, version II i xbox, me kapacitet dhe procesor me te mire.
 
===Nintendo===
{{Kryesor|Nintendo}}
 
Nintendo është një kompani Japoneze themeluar më 6 Nëntor 1889, Nintendo hyri në skenën e video-lojrave nga vitet 80'të kur me konzolen 8 biteshe NES (Nintendo Entertainment System) ose Sistemi Argetimi Nintendo. Mbas suksesit të NES, nintendo nxori në treg SNES, ose SuperNES, i cili ishte sistem më i fuqishem me kapacitet më të madh. Me 1996 Nintendo krijoi Nintendo 64, i cili ishte Sistemi nintendo i parë me aftësi për të gjeneruar fusha 3d, me anë të miliona poligoneve. Mbas N64, më 2001, Nintendo prodhoi Gamecube, dhe më vonë në 2004, prodhoi Nintendo DS, sistem handheld (e mbajtur në dore), i cili kishte aftësi 3d, po ashtu edhe sound recognition, dhe touchscreen. Sistemi më i ri i nintendos është Nintendo Wii, dhe ka dalur në vitin 2007.
 
===Sega===
{{Kryesor|Sega}}
Sega ishte një nga kompanitë më të sukseshme, vetëm deri sa e lanë biznesin hardverik të video lojrave, dhe janë punues të lojrave tani. Sistemet nga SEGA janë: Sega Master System, Sega Genisis, SegaCD, dhe sistemi i tyre i fundit, mjaft i fuqishëm Sega Dreamcast
 
==Shiko dhe këtë==
*[[Lista e lojërave vizuale]]
*[[Lista e Lojrave për Play Station 3‎]]
*[[Lista e lojrave arcade]]
*[[Programe për PC]]
*[[Demoskena]]
 
==Lidhje të jashtme==
 
*{{en}}[http://www.nzzfolio.ch/www/d80bd71b-b264-4db4-afd0-277884b93470/showarticle/d72c1be1-fb59-4a45-8a82-62bd7aa109cb.aspx Lojrat si pjesë e kulturës së njerzimit në një artikull]
*{{en}}[http://www.familyresource.com/lifestyles/mental-environment/top-5-reasons-video-games-are-bad-for-you Kritika dhe pesë arsye se pse video lojrat janë të dëmshme për lojtarët]
*{{en}}[http://www.gamefaqs.com Kode, guida, shifra dhe informacjone rreth lojrave të platformave të ndryshme në GameFaqs.com]
 
[[Category:Lojëra vizuale| ]]
[[Category:video|Lojëra]]
 
[[an:Videochuego]]
[[ar:لعبة فيديو]]
[[ast:Videoxuegu]]
[[az:Video oyun]]
[[bg:Видеоигра]]
[[bn:ভিডিও গেম]]
[[br:C'hoari video]]
[[ca:Videojoc]]
[[cs:Videohra]]
[[el:Βιντεοπαιχνίδι]]
[[en:Video game]]
[[es:Videojuego]]
[[eu:Bideojoko]]
[[fa:بازی رایانه‌ای]]
[[fi:Videopeli]]
[[fo:Telduspæl]]
[[fr:Jeu vidéo]]
[[gan:電子遊戲]]
[[gl:Videoxogo]]
[[he:משחק וידאו]]
[[hr:Videoigra]]
[[hu:Videojáték]]
[[id:Permainan video]]
[[it:Videogioco]]
[[ja:テレビゲーム]]
[[ko:비디오 게임]]
[[ln:Litámbwisi-masano]]
[[lv:Videospēle]]
[[mk:Видеоигра]]
[[ms:Permainan video]]
[[no:Videospill]]
[[oc:Videojòc]]
[[pl:Gra wideo]]
[[pt:Videogame]]
[[qu:Widyu pukllay]]
[[ro:Joc video]]
[[sah:Видео оонньуу]]
[[sco:Video Gemmes]]
[[sh:Videoigra]]
[[simple:Video game]]
[[sl:Videoigra]]
[[sr:Видео игра]]
[[sv:Datorspel]]
[[ta:நிகழ்பட ஆட்டம்]]
[[th:วิดีโอเกม]]
[[tr:Video oyunu]]
[[ur:منظری لعبہ]]
[[zh:电子游戏]]