[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v roboti shtoj: sl:Wi-Fi
Rreshti 29:
=== Avantazhet e Wi-Fi ===
* Lejon LAN-et të ndërtohen pa shtrim kabllosh, duke ulur ndjeshëm kostot e ndërtimit dhe zgjerimit të rrjetit. Hapësirat ku nuk mund të shtrohen kabllo, si zona në mjedis të jashtëm apo ndërtesa historike, mund të mbajnë një LAN pa fije.
* Çmimi i silicit nga prodhohen pajisjet Wi-Fi vazhdon të ulet, duke e bërë Wi-Fi-në një opsion rrjeti tepër ekonomik dhe duke çuar përfshirjen e Wi-Fi në një numër më të gjerë pajisjesh.
* Produktet Wi-Fi janë shumë të gjendura në treg. Marka të ndryshme Access Point-esh dhe ndërfaqës rrjeti për klientin janë të ndëroperueshme në një nivel të thjeshtë shërbimi. Produktet e projektuara si Wi-Fi CERTIFIED nga Wi-Fi Alliance janë të ndëroperueshme dhe përfshijnë sigurinë WPA2.
* Rrjetet Wi-Fi suportojnë roaming-un, në të cilin një stacion klient i lëvizshëm si p.sh. një laptop mund të lëvizë nga një Access Point në një tjetër gjatë lëvizjes së përdoruesit rreth një ndërtese apo zone.