Ndryshimi mes inspektimeve të "Violina"

102 bytes added ,  10 vjet më parë
[[Vivaldi]] dhe [[Paganini]] e ngritën artin violinës në shkallën më të lartë. Ata u pasuan nga mjeshtër të tjerë si Hajden, [[Beethoven]], Bartok, etj. Të njohur janë veçanërisht koncertet për violinë të [[Mozarti]]t, Stravinskit, Shonbergut, etj. Violina është mishërimi më modern i instrumentave muzikore të harkut, të ardhur nga antikiteti. Instrumentat muzikorë si violinë, violë dhe violonçel kanë evoluar, nuk ka data të sakta në krijimin e tyre ato vinë si një evoluim gjatë mesit të shekullit të 16 në pjesën veriore të Italisë. [[Andrea Amati]] (1500-1577), ishte pronari i shkollës Cremoneze të violinës. Ai njihet si krijuesi i violinës së parë. Gjatë 150 viteve të ardhshme, anëtarët e tjerë të familjes Amati dhe pasuesit e tyre, që ishin Antonio Stradivari (1644-1737) dhe Bartolomeo Guarneri Giuseppe (1698-1744), sollën një nivel përsosmërie të lartë në violinë, duke e shëndruar violinat në vepëra arti. Violina gjatë shekullit të 17, u përhap në të gjitha vendet e Evropës dhe, në shekujt 18 dhe 19, në pjesën tjetër të botës. Edhe pse në botë ka gjithmonë e më shumë fabrika për prodhimin e violinave, violinat më të bukura dhe më funksionale janë ato të punuara me dorë nga mjeshtrit lutajo.
==Violina në Shqipëri==
[[Skeda:Reparti.jpg|thumb|Momente pune në repartin e prodhimit të violinave në Tiranë, viti 1986]]
Në shqipëri ka egzistuar që në vitet 50 një repart për restaurimin e violinave dhe instrumentave të tjerë. Shumë kuadro të këtij reparti janë specjalizuar nga specjalistë Hungarez e më pas Kinez. Perpjekja e parë për realizimin e prodhimit të violinave në këto vite u bë nga lutajo [[Shaban Farka]] i cili sillte një përvojë Hungareze.
Specialitë nga fabrika më e madhe për prodhimin e instrumentave në Kinë përfshi dhe kryetarin e këshillit teknik z,Sun Tien Shjen, dhanë eksperjencën e tyre për specializimin e restauruesve të instrumenteve kordofonë, ajrofonë dhe membranofonë. Ne atë kohë si pasojë e politikës së masivizimit të artit institucjonet arsimore e kulturore në të gjith vendin ishin mbushur plot me instrumenta dhe prisnin restaurimin, e ndër to qindra violina, vjola e violoncela, si pasojë u fitua një përvojë gjigande në këtë fushë. Që nga vitet 50 egzistonte në Tiranë një repart i prodhimit të instrumentave muzikorë, me specialistet më të mirë të vëndit. Në vitet 80 ai drejtohej nga [[Bujar Kardashi]] specialit për restaurime dhe i diplomuar në pikturë.
 
==Kuriozitete==