[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 33:
==Studime shqiptare==
[[Skeda:Violina-bujar-kardashi.png|thumb|Violina "Albani" veper e lutaios shqiptar Bujar Kardashi]]
Një studim i vitit 1982 i lutajos [[Bujar Kardashi]], drejtues i repartit të prodhimit të violinave në Tiranë dhe prodhues i mbi 115 violinave, thotë se lënda e parë, kryesisht bredh për planin harmonik importohej edhe nga “Bonxhorno” një vënd në “alpet Albaneze”, i cili zgjidhej me kujdes që të ish rritur në kushte të vështira ushqimore, në vëndndodhjen e lendës të mos kish rryma kundërshtuese ajri, bima duhet të kish marrë pa pengesa rrezatimin e diellit, dhe me një diameter mbi 70cm, rrathet koncentrik të saëj duhet të ishin të shpeshta, të ngjeshura dhe të padeformuara, lënda nuk duhet të kishte nyje, si dhe shumë veçori të tjera. Kjo lëndë kalonte pastaj në proçese të tjera inpenimi, trajtimi e staxhonimi. Prodhuesit shqipëtar e zgjidhnin lëndën kryesisht në zona të njohura për cilësinë e lëndës drusore qofte bredh apo panjë. Por një nga faktorët e kësaj cilësie të lartë është dhe koha e gjatë e vetstaxhonimit të instrumentit, nisur nga kjo pikpamje mund të themi se koha i dha pavdeksinë këtyre instrumentave...........

Një rëndësi të vecantë ka përgatitja e lustrës dhe vetë procesi i Lustrimit i cili është një proces shumë i rëndësishëm ne realizimin e një violine.
Në një studimin të vitit 1982 lutajo [[Bujar Kardashi]] thotë: Lënda e drurit e përdorur për prodhimin e violinave ka dy karakteristika negative, e para vetitë hidroskopike të drurit janë të mëdha, kjo bën që istrumenti të ndryshojë parametrat në vartësi të klimës. Dhe e dyta lakmushmëria nga insektet brejtëse të cilat bëjnë që istrumenti të dëmtohet fizikisht. Për këto dy arsye llakimi nuk është një proces i thjështë dhe me ndikim në cilësinë vokale e estetike të instrumentit, ky proces ka për detyrë të luftojë fenomenet e mesiperme, me metoda të thjeshta dhe mjete natyrore të cilat janë pjesë përbërëse e procesit të lustrimit. Këto elementë bëjnë pjesë në formulën e përgatitjes së lyerjeve në sasi të ndryshme për shtresa të ndryshme..... Shtresa e parë i jepet me penel dhe shtupë duke përdorur dhe abrazive, të cilat risin lucidimin dhe mbushin poret e drurit. Shtresat nuk janë të njëjta në përbërje dhe trashësi. Komponentet kryesorë në llak janë rrëshirë pishe, gome, vaj ulliri dhe liri, pigmente dhe terpentinë, etj., raporti rrëshirës në shtresën e parë është 0.9 me 1 dhe proporcioni i karbureve rritet gradualisht në çdo shtresë deri tek shtresa e fundit e cila ka një vaj në raport me rrëshirën 1.5 me 1. Si rezultat i kësaj, shtresat e poshme kanë një llak mjaft të ashpër dhe shtresa e sipërme ka dukshëm më të butë dhe më elastik............
 
==Çfarë duhet për prodhimin e një violine==