J. R. R. Tolkien: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 1:
[[Skeda:Tolkien 1916.jpg|thumb|right|200px|John Ronald Reuel Tolkien]]
'''John Ronald Reuel Tolkien''' lindi më [[3 janar]] [[1892]] në [[Bloemfontein]], sot [[Republika Jugafrikane|Afrika Jugore]]; dhe vdiq më [[2 shtator]] [[1973]] [[Bournemouth]], [[Britania e Madhe]]. Ishte [[shkrimtar]] dhe [[filolog]].
 
John Ronald Roёell Tolkien u lind mё 3 Janar te vitit 1892, ne Blumfonteinte Qytetit tё Lirё tё Orangit (pjesё e Afrikёs sё Jugut tё sotme). Pas vekjes sё parakohshme tё tё Atit, kur ai ishte vetёm 4 vjeç u kthye pёr tё jetuar nё Angli, nё qytetin Searhool tё Birmingamit sё bashku me tё jёmёn dhe tё vёllain.
 
Ronaldi i influencuar nga e jёma, qё ishte kaligrafe, filloi tё krijonte dalё ngadalё mёnyrёn e hijshme tё tё shkruarit qё nё moshёn fёminore tё tij. Nga e jёma mori edhe bazёn e gjuhёs latine dhe mё vonё edhe gjuhёn franceze. Nё pёrgjithsi Tolkinit i pёlqente shumё tё dёgjonte, tё lexonte dhe tё recitonte, pa i interesuar shumё pёrmbajtja e kёtyre teksteve. Ishte shumё i talentuar edhe nё pikturё. I pёlqente jo vetёm pёr tё pikturuar pemёt , por i pёlqente edhe tё ndodhej afer tyre. Dhe ajo qё i pёlqente mё shumё qё kur ishte i vogёl ishin pёrrallat. Pas shumё vitesh , nё njё lekture qё dha nё Skoci , tha ‘’ Mё pёlqenin pёrrallat qё ateherё kur fillova tё mёsoja tё lexoja, dhe deshiroja shumё tё lexoja pёr dragojtё, pavarёsisht se nuk i doja nё lagjen time’’. Nё moshёn 7 vjeçare filloi tё shkruante njё histori tё tijёn me njё dragua.
 
Vajti nё shkollё nё moshёn 8 vjeçare dhe filloi tё mёsonte greqisht, njё gjuhё qё i pёlqente shumё. Atёherё erdhi nё kontakt me Chauser, gjuha e tё cilit i tёrhoqi vёmёndjen jashtё mase.
 
E jёma vdiq , kur Tolkin ishte vetёm dymbёdhjetё vjeç. Humbja e saj i kushtoi shumё dhe ishte dashuria pёr fenё ajo qё do tё zevёndёsonte dashurinё e sё ёmёs. Kujdestarinё e dy vёllezёrve mori pёrsipёr njё prift i krishterё i kishёs lokale i cili ishte dhe njё mik i familjes.
 
Tolkin vazhdoi studjimet e tij nё shkollё dhe filloi tё tregonte interesim tё madh parimeve mbi tё cilat ndёrtohen dhe funksionojnё gjuhёt. Filloi tё kёrkonte skeletin e pёrbashkёt tё tё gjitha gjuhёve, domethёne filloi tё merrej me Filologjinё, me shkencёn e fjalёs. Studjoi gjuhёn Anglosaksone dhe gjuhёn e lashtё Norvegjeze. Nga kjo dashuri qё kishte pёr fjalёt, filloi tё krijonte gjuhё tё tija. Gjuhёn e parё qё shpiku quhej ‘’Animalic’’ dhe pёrbёhej sidomos nga emra kafshёsh. Mё vonё do tё krijoje fjalё tё bazuara nё modelin grek dhe do tё krijojё gjuhё pёrsёmbrapshti.
 
Nё verёn e vitit 1911 do tё udhёtoje nё Europё. Aty do tё bleje disa kartolina, midis sё cilave ndodhej dhe njё pikture e Madelener, me titull, Shpirti i Malit. Nё kёtё kartolinё shfaqej njё plak me mjekёrr tё bardhe dhe njё kapele tё gjere, i veshur me njё mantel. Plaku po i fliste njё dreri. Shumё mё vonё do tё shkruante nё kёtё kartolinё: ‘’Prejardhja e Gandalfit’’.
 
Nё vazhdim vajti tё studjonte nё Oksford, atje ku dhe do tё mёsojё dhe gjuhёn Kelte dhe atё Finlandeze. Nga gjuha e vjetёr Finlandeze mё vonё do tё lindte dhe gjuha ‘’Quenya’’, gjuha superiore e elfeve. Nё vitin 1913 u fejua me Edithin, e cila do tё ishte modeli i saj pёr Luthienёn e ‘’Simarrilion’’. Nё tё njёjtin vit filloi tё studjonte gjuhёn Angleze tё Mesjetёs. Atёherё do tё binte nё duart e tij teksti i Crist of Cyneёulf, njё antologji poezish fetare anglosaksone, ku njё varg i bёri shumё pёrshtypje:
 
‘’Eala Earendel engla beorthtast
Ofer middandeard monnum sended’’
 
‘’Pёrshёndetje Earendel, mё i ndrituri nga ёngjёjt
 
Mbi mes-tokёn i dёrguar tek njerёzit’’.
 
Mё vonё do tё merret me studjimin e Norvegjishtes sё lashtё , qё sollёn Norvegjezёt nё Islandё. Aty lexoi oluvspa, Profecinё e Proftides, qё tregon historinё e botёs qe nga krijimi i saj, e deri nё fatin e saj pёrfundimtar. Ky tekst e influencoi thelle imagjinatёn e Tolkin.
 
Fillimi i mitologjisё sё tij, filloi me ‘’Udhёtimin e Earendel, yllit tё mbrёmjes’’, me njё poezi qё shkruajti. Ishte udhetimi i yll-anijes nё qiell dhe ideja e yje-detarit qё me anijen e tij shfaqet nga Dyert e Natёs dhe udheton nё qiell. Ishte nё kohёn kur filloi dhe Lufta e Parё Botёrore. Nё atё periudhe Tolkin shkruajti dhe poezi tё tjera, qё mё vonё do tё botoheshin nё librin , ‘’Aventurat e Tom Mbandill’’.
 
Nё vitin 1915 , u rimor me poezinё e Earendel duke e ripёrpunuar dhe duke e zgjeruar . Gjuhёn ‘’Quenya’’ qё kishte krijuar fillimisht e quante si njё ‘’hobi tё çmendur’’, por mё vonё konkludoi se nё kёtё gjuhё i flisnin Earendelit elfet dhe zanat qё takonte nё udhёtimin e tij tё çuditshёm. Nё kёtё poezi ndodhen shumё elemente qё mё vonё do tё shohim tek Silmarrilion.
 
Kur shkruajti Silmarrilion, ai vetё besonte se po shkruante tё vёrtetёn. Nuk besonte se qёniet qё ai pёrshkruante , elfet, xhuxhat, Orket, ekzistonin ndonjёherё, por ndjente se historitё e tij nё njё farё mёnyre ishin mishёrimi i njё tё vёrtete tё thellё. Pёrsa u pёrket emrave tё personazheve dhe tё vendeve, ato erdhёn nga gjuhёt qё kishte shpikur Tolkin. Gjuhёt qё kishte krijuar, mё fillimtare ‘’Quenya’’ pёrmbanin qindra fjalё.
 
Disa probleme shёndeti e larguan nga vija e parё e luftёs nё Angli, ku edhe ndenjti deri nё fund tё luftёs. Nё spital shkruajti historinё e fёmijёve te Hurin. Gjirot e tij me Edithin, nё njё pyll te vogёl, i frymezuan historine e Berenit dhe tё Luthienes. Edithi ishte Luthiena dhe pёr kёtё arsye kёmbёnguli tё shkruhej tek pllaka e varrit tё saj edhe ky emer, dhe mё vonё Beren tek varri i tij.
 
Tolkin la frymёn e tij tё fundit nё moshёn 81 vjeçare, mё 2 Shtator tё vitit 1973. U varros pёrkrah gruas sё tij, nё varrezat e Oksfordit.
 
Pёr shumё vite me radhe punonte mbi Silmarrilion, tё cilin kurrё nuk arriti tё mbaronte por qё vazhdimisht e pёrmirsonte dhe e rikonsideronte. Sipas tij Silmarrilion ishte vepra kryesore e tij.
 
Shumё njerёz e akuzuan Tolkin se pёrse nuk ekzistonte Zoti nё veprat e tij. Por duhet tё mos harrojmё se bota e pёrrallave nuk ёshtё njё botё fetare dhe se Tolkin respekton shumё kёtё botё dhe hyn me kujdes pasi nuk dёshiron ta ndosё duke i shtuar elementё tё huaj kundrejt kёsaj bote. I pёlqenin shumё pёrrallat dhe pёr kёtё, tё gjithё ata qё gjithashtu u pёlqejnё dhe duan tё lexojnё njё pёrrallё qё nuk ёshtё pёr fёmijё, le tё lexojnё Zotin e Unazave.
 
Hobit fillon si njё pёrralle pёr fёmijё tё vegjёl dhe arrin nё histori pёr te rritur. Zoti i Unazave pёrfundon si diçka shumё mё e thellё dhe mё madhёshtore. Silmarrilion vjen pёr tё na dhёnё prehistorinё e Zotit tё Unazave, por edhe Mitologjinё e mes-tokёs.
 
Sensacionale ёshtё mёnyra e vёnies sё datave tё fakteve qё ndodhin nё veprat e profesor Tolkin, qё kanё tё bёjnё me Mes-Tokёn. Nё pёrgjithsi bazohet nё idenё e epokave tё botёs. Epokat pra janё njё mёnyrё me tё cilёn njerёzit e mencur dhe kronografёt e Mes-Tokёs matnin vitet. Duke llogaritur bazёn e supozuar tё krijimit tё Diellit dhe tё Hёnёs nga Valaret. Sipas traditave tё elfёve, dhe pёr kёtё dhe quhen epoka tё Diellit. Dihen dhe tre tё tjera qё erdhёn nё vijim. Mё pёrpara kёtyre ishin dy epoka tё tjera : Epoka e Valareve, qё zgjat gati 35.000 vite dhe Epoka e Pemёve.
 
Karakteristika e librave tё tij ёshtё kujdesi i madh qё Tolkin ka pёr detajet mё tё vogla, dhe pёr kёtё arsye i duhej tё rikthehej shpesh herё mbrapa pёr tё korrigjuar gabime tё mundshme. Kujdesohej edhe se sa dite kishin kaluar, nё mёnyrё qё tё mos pёrshkruante gabimisht fazat e Hёnёs.
 
Por mё e rёndёsishmja ёshtё dashuria e tij pёr botёn imagjinare qё ai pёrshkruan, tё cilёn arrin tё transmetojё tek lexuesit e tij. Nuk shkruan me qёllim pёr tё dhёnё mesazhe tё veçantё, por shkruan pёr tё shprehur atё qё lind brenda tij nё njё mёnyrё krejt spontane dhe ndoshta kjo ёshtё arsyeja qё i bёn librat e tij kaq joshёs. Akoma dhe Mitologjia dhe Prehistoria e tij tek Simarrilion kanё diçka spontane dhe reale.
 
Pёrdor enkas kombinime tё pazakonshme fjalёsh dhe shprehjesh dhe, sigurisht, kjo gjё ka krijuar probleme tё mёdha tek pёrkthyesit, pasi fjala e tij fillimisht duket e e ngurtё, nёsё vetё lexuesi nuk koncepton nё kohёn e duhur kёtё formё tё shkruari tё Tolkin. Pёrdor gjithmonё fjalёt e tij me kuptimin me tё rrallё dhe zanafillёs nё kombinime tё tij, diçka qё fenomenikisht duket sikur ёshtё nё dёm tё hijeshisё sё fjalёs letrare ashtu siç ёshtё bёrё zakon.
 
Tolkin nuk priste kurrё qё librat e tij do tё bёheshin kaq tё famshёm, pёrkundrazi besonte se do tё lexoheshin nga njё pjesё shumё e vogёl e lexuesve tё kёtij lloji. Dhe megjithatё, vizioni i Mes-tokёs, duke pasur rrёnjёt e tij tek dashuria e tij pёr bukurinё ёngjёllore tё pyjeve tё gjelbёrta tё Oksfordit e deri tek kodrat e lulёzuara tё Jorkshairit, kapi frymёn e kohёs dhe u bё njё burim frymёzimi pёr shumё shkrimtarё , artistё dhe filmbёrёs bashkёkohorё.
 
I njohur në gjithë botën është '''J. R. R. Tolkien''' si autor i trilogjisë '''The Lord of the Rings''', në shqip [[Kryezoti i unazave|Kryezoti i Unazave]].