Arti në Shqipëri: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 55:
 
== Arti pas vitit 1945 ==
Veprimtaria e parë në fushën e arteve figurative, pas çlirimit të vendit, është Ekspozita Kombëtare, e hapur në prill të vitit [[1945]], në [[Tiranë]]. Në shtypin e kohës ajo u quajt “ekspozita e parë kombëtare”, duke mohuar kështu atë të vitit 1931 dhe të tjerat më pas. Pra u duk qartë tendenca për të filluar “gjithçka nga e para” edhe në art ! Në atë ekspozitë nuk u ftua personaliteti më i shquar i artit shqiptar Odhise Paskali, pasi ende nuk dihej qëndrimi që do të mbante ai ndaj regjimit të ri.
 
Ekspozita e vitit 1945 dhe sidomos të tjerat që u hapën më pas, përcaktuan dhe drejtimin e ri në artin shqiptar, rrugën e vetme të lejueshme për shtetet komuniste ; metodën e realizmit socialist.
 
Line 62 ⟶ 61:
 
Pas [[1945]]-sës edhe në fushën e artit u bë një punë më e organizuar për ngritjen e institucioneve. Më [[1946]] u hap shkolla e mesme artistike që përgatiste piktorë skulptorë dhe grafistë. Në vitin [[1954]] u ngrit për herë të parë [[Galeria Kombëtare e Artev]]e, ëndërr disa vjeçare e artistëve dhe amatorëve të artit. Aty u grumbulluan veprat më të mira të traditës si dhe të autorëve bashkëkohës. Njëzet vjet më pas u ndërtua godina e re e Galerisë, ku ndodhet dhe sot dhe u pasurua me një numër më të madh veprash. Në godinën e re është hapur një sallë për vepra të autorëve të huaj ku bëjnë pjesë edhe tablo nga Rembrandt, Ticiani etj.
 
Ne vitin 1972 u krijua "Ndermarja e Riprodhimit të Veprave të Artit" Drejtuar nga z.Skënder Glina, ajo u bë një qëndër komplekse në ndihmë të artistëve të të gjitha fushave të artit, kryesisht të ati monumental.
 
Piktorët, skulptorët bashkë me artistët e tjerë të skenës dhe ekranit themeluan organizatën e tyre të quajtur Lidhja e Artistëve me qëllim “që të bashkonin përpjekjet për formimin e artit të ri të realizmit socialist”.